Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Raporti/ Taksat dhe korrupsioni pengojnë iniciativat për të bërë biznes në Shqipëri

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Raporti/ Taksat dhe korrupsioni pengojnë iniciativat për të bërë biznes në Shqipëri

Forumi Ekonomik Global ka publikuar raportin e konkurrueshmërisë globale 2017-2018, ku Shqipëria është renditur në vendin e 75 nga 137 shtete, me një përmirësim prej 5 vendesh në raport me vitin e kaluar dhe duke pasur pozicionimin më të mirë në rajon. Nga analiza e detajuar e raportit konstatohet se faktori më problematik për të bërë biznes, i cilësuar si i tillë nga drejtuesit e sipërmarrjeve shqiptare, janë taksat, me 21.7 pikë. Shqetësimi i dytë është korrupsioni, me 16.4 pikë.

Më pas renditen aksesi në financë, rregullimi i taksave, qeverisje ineficiente dhe burokratike, forca e papërshtatshme e punës, inflacioni, etika e ulët e forcës së punës, për të vijuar deri te shqetësimet më të vogla si regjimi i monedhave të huaja dhe rregullat kufizuese të tregut të punës. Një vit më parë, në renditjen e vitit 2016 kishte qenë korrupsioni shqetësimi kryesor, me 23.6 pikë, i ndjekur nga taksat me 21.3 pikë.

Nga një listë prej 16 faktorësh, drejtuesit ekzekutive të anketuar nga Forumi Ekonomik Global u pyetën që të zgjidhnin pesë faktorët më problematikë për të bërë biznes në vendin e tyre dhe t’i rendisin ato midis 1 (më problematiku) dhe 5. Pikëzimi i korrespondon peshimit të përgjigjeve në bazë të renditjes, shkruan Monitor. 

Edhe në Serbi (në vendin e 78), që ka taksa të krahasueshme me ne, shqetësimi kryesor janë taksat, ndërsa në Mal të zi është aksesi në financë, ndërsa taksat jashtë shqetësimi i shtatë. Në Bosnjë, që është në total në vendin e 103, shqetësimi kryesor është ineficienca dhe burokracia e qeverisë, teksa ky shtet vuan pasojat e ndarjes etnike dhe institucionale. Maqedonia mungon këtë vit në renditje.

Raporti i konkurrueshmërisë globale merr në konsideratë 12 shtylla kryesore : institucionet; Infrastruktura; mjedisi makroekonomik, shëndeti dhe edukimi parësor; edukimi i lartë dhe trajnimi; eficienca e tregjeve; eficienca e tregjeve të punës; zhvillimet e tregut financiar; teknologjia; madhësia e tregjeve; sofistikimi i bizneseve; novacioni.

Shqipëria ka renditjen më të mirë në treguesin e shëndetit dhe edukimit primar, ku renditet në vendin e 36. Edhe edukimi i lartë dhe trajnimi kanë renditje pozitive, në vendin e 49. Më keq Shqipëria paraqitet në treguesin e risive dhe sofistikimit, ku sidomos për novacionin është e 87-a. Negative është edhe renditja për madhësinë e tregut, në vendin e 2017, por kjo lidhet kryesisht me popullsinë e vogël të vendit. Shteti më konkurrues në botë mbetet Zvicra, të ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Singapori, Holanda, Gjermania, Hong Kongu, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Japonia

Tags: Bizneskorrupsionikryesorepengesatraportishqiperitaksat

TË LIDHURA

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro
Aktualitet

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!
Politikë

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Next Post
Vendimet Rama-Haradinaj: Hiqen kontrollet në kufi me Kosovën, bashkim doganor në Durrës

Vendimet Rama-Haradinaj: Hiqen kontrollet në kufi me Kosovën, bashkim doganor në Durrës

Kosova në UNESCO? Rama zbulon se çfarë i ka thënë presidentit Vuçiç

Kosova në UNESCO? Rama zbulon se çfarë i ka thënë presidentit Vuçiç

Cili është momenti më i vështirë i Barack Obama-s?

Cili është momenti më i vështirë i Barack Obama-s?







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

by mirseda
22:46 | 19/12/2025
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas një takimi...

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

21:06 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com