Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, në një reagim për mediat shprehet se Raporti i Komisionit të Venecias mban datën 29 shtator, ndërsa sot data shënon 27. I pyetur për këtë datë, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, lë të kuptohet se më 29 shtator do të ketë një dokument tjetër.
Deputetja e PS, Elisa Spiropali, ka zbuluar se raporti sekret i Venecias, që mban datën 29 shtator, është nxjerrë nga Parlamenti. “Ne kemi burimet tona, por ai që na e ka dhënë raportin është Parlamenti i Shqipërisë”, deklaroi Spiropali në emisionin “Java”.
Nuk dihet se cili ka qenë qëllimi i publikimit të tij dy ditë para datës zyrtare. Në konkluzionin përfundimtar, shkruhej se Ilir Meta ka kaluar kompetencat me shtyrjen e 30 qershorit, por kjo nuk përbën shkak për shkarkimin e tij.
Përgjigjja zyrtare e Komisionit të Venecias: Meta tejkaloi Kushtetutën, por nuk mund të shkarkohet!