Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin që pati me fermerët, të cilit ishin duke protestuar para Parlamentit. Kreu i qeverisë ka pasur një bisedë të dobishme, edhe më shumë se ato që zhvillohen në sallën e Kuvendit. Rama ka ndarë në rrjetet sociale pjesë nga biseda e zhvilluar ditën e sotme, duke theksuar se ishte shumë më i dobishëm se debatet në sallën e Parlamentit, ku sipas tij sundojnë akuzat, shpifjet dhe sharjet me natyrë personale. Ata ranë dakord për të diskutuar një mënyrë të re adresimi të fondit dhe qasjes së financimit nga ana e qeverisë.
Fermeri: Aktualisht kam 40 milionë lekë pa shlyer
Rama: Çfarë kërkoni?
Fermeri: Duhet që të jetë në kontroll çmimet të farave
Rama: Domethënë paskemi të njëjtin hall, ai 6% nuk shkon te ju. Tani, një sekondë, çfarë ka ndodhur konkretisht, pse e kemi bërë këtë ne dhe pse do ta ndryshojmë, sepse e para grumbulluesit, me të cilët unë nuk kam asgjë. Kur shet tek e tek shet për të mbijetuar jo për të bërë biznes. Grumbulluesit kanë marrë mbështetje nga kjo qeveri ndër vite për ato investime që kanë bërë. Kanë bërë pikat e grumbullimit me investim të përbashkët. Nuk e kanë luajtu rolin që të sjellin atë 6% te ju? Jemi dakord?
Fermeri: Jo nuk jemi dakord, 30% e fermerëve nuk kanë porositur fidanë këtë vit
Rama: Po të ishte se gjendja është uniforme për të gjithë do të isha dakord me ju. Nga janari këtë vit deri tani është eksportuar më shumë se në 2019, është çështje organizimi dhe çështje që paraja të çohet në drejtimin e duhur. Janë 9 milionë dollarë që është dhënë për eksportet. Unë flas çfarë heqim ne nga buxheti jonë për ju. Janë 9 milionë të cilat ne nuk do ti japim më në atë formë, por nuk do të ikë nga bujqësia, madje është dyfishi sot, për të shkuar drejtpërdrejtë te fermeri. Nuk shkon dot tek e tek, do të shkojnë te modelet që ndihmojnë këta.
Fermeri: 9 milionë dollarë është vetëm 6% që iu shkonte pikave të eksporteve, ne themi që duhet të vijë sipas mënyrës që propozojmë ne. E para është pak…
Rama: Nuk është 9, por është 32 milionë, më thuaj tani si e mendon ti këtë 32-shit
Fermeri: Ne nuk jemi dakord me 32 milionë
Rama: Po sa do ti, do 500, aq dua edhe unë. Kjo skemë që ne kishim nuk ka bërë efektin që ne donim, është koha për ta ndryshuar. Unë jam gati që të ulem prapë me ju, për atë masë buxheti që kemi në dispozicion të ulemi dhe ta diskutojmë, këtu nuk ka PD PS, këtu është çështja juaj.
Fermeri: Ne nuk kemi ekspertë për tokën, çfarë hedhim, unë nuk jam biolog që ta di, nuk dimë çfarë po mbjellim, pesticidet, kam harxhuar 2 milionë lekë. Për shifra unë nuk marr vesh.
Rama: Jo mo jo, merr vesh ti. Qëllimi është të formalizojmë sektorin.
Fermeri: Ne te ju i kemi shpresat
Rama: Ne që javën tjetër do të ulemi me ju, po ta ngarkojmë ty meqë je më i angazhuar, hajde ulemi pa zhurmë dhe flasim me argumente.