E enjte, 2 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

Balla tallet me Bashën: Luli çohet vonë, s’ka marrë vesh që takuam fermerët

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar kryedemokratin Basha sa i takon takimit me fermerët. Reagimi i Ballës vjen pas deklaratave të tij për fermerët, duke u shprehur se shkon vetë për të blerë domatet dhe perimet, dhe nuk e bën këtë si Basha vetëm në kohë fushate.

Batutat në Kuvend 

Taulant Balla: Për të kthyer jo disa përgjigje apo për të bërë replikë, kurrsesi me zotin Basha por me disa kolegë që sot u shtirën një pjesë, ndoshta një pjesë dhe me zemër për gjëra që gjoja ne i kemi harruar fermerët. Personalisht jam një prej atyre deputetëve në sallë që shkoj vetë të blejë edhe domatet edhe perimet e tjera. Të shkoj edhe te kasapi i lagjes të furnizoj familjen time me ushqime. Nuk jam si ndonjë paraardhës që foli këtu që këtë gjë e bën vetëm kur vjen koha e fushatës.

Ervin Salianji: Sa lekë është çmimi i kastravecit?

Taulant Balla: Pa merak se do e them edhe çmimin e kastravecit.

Ervin Salianji: Po po, atë po se keni me qejf ju.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama: Do ndaloheni të shkoni në punë, nëse nuk vaksinoheni!

Kryeministri Rama ka paralajmëruar qytetarët e pa vaksinuar, se nëse nuk marrin dozën e parë, do vijë dita që nuk do mund të marrin...

Braçe: As në Kuvend nuk mbahen maskat, vaksinimi të bëhet me detyrim!

Deputeti socialist Erjon Braçe ka propozuar bërjen e vaksinës me detyrim, ndodhur në kushtet kur pjesa masive e qytetarëve nuk respektojnë masat anti-covid. Me...

Abetarja unike si regres mbarëkombëtar

Nga: Genc Pollo ALTERTEKSTI SHPËTON PËR NJË FIJE Në vitin 2015, opozita dhe shoqëria civile arritën një fitore domethënëse në zmbrapsjen e një nisme qeveritare, e...

E prisnin në shi, Rama u bën premtimin publik tetraplegjikëve

Pasi ka dalë nga Kuvendi, kryeministri Edi Rama është përballur me protestën e para dhe tetraplegjikëve, të cilët është ndalur për ti takuar. Kryeministri...

“O Guri, ata do na rrahin”, Rama thumbon PD-në

Kreu i qeverisë Edi Rama ka debatuar me deputetin e PD-së, Tritan Shehu, për "Ballkanin e Hapur". Ai tha se kjo nismë do të...