Rama ka reaguar sërish për naftëtarët e Ballshit, duke thënë se duhet të lënë grevën dhe të bisedojnë.
Kryeministri ka kërkuar nga ana e naftëtarëve të cilët protestojnë, që të dalin nga greva, e të gjendet një zgjidhje.
Kreu i qeverisë propozon që palët të ulen e të diskutojnë, pasi sipas tij, kjo çështje nuk zgjidhet me presion e me ultimatume.
“Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje”, shkruan Rama në Twitter.
Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje.
— Edi Rama (@ediramaal) October 21, 2020