E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
18 C
Tirana

Çfarë mund të presim nga një vaksinë kundër Covid-19

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Komisioni i Sigurisë i jep goditjen e fortë Metës

Pas debateve të shumta, me shumicë të votave sot në Komisionin e Sigurisë është rrëzuar dekreti i kreut të shtetit, Ilir Meta, për kthim...

Nga: Steven N.Austad “Next Aveenue”

Aktualisht po testohen në faza të ndryshme 42 vaksina potenciale kundër Covid-19. 11 prej tyre janë në fazat e fundit. Më shumë se 100 të tjera janë në zhvillim e sipër. Sigurisht që brenda vitit të ardhshëm, ka të ngjarë të kemi në dispozicion vaksinat e para.

Mbeten ende shumë gjëra të panjohura për vaksinën e parë zyrtare anti-Covid, por një gjë e dimë me siguri: Sado efektive që mund të jetë ajo në mbrojtjen e të rriturve në moshë të re, do të jetë më pak efektive në mbrojtjen e të rriturve në moshë të thyer.

Vaksinat janë një nga arritjet më të mëdha të shkencës. Ato kanë shpëtuar qindra miliona jetë, dhe kanë çuar në çrrënjosjen e një sëmundje (lisë), dhe në gati-zhdukjen e një sëmundje tjetër (poliomielitit). Por asnjë vaksinë nuk është e përsosur. Kjo do të thotë, që asnjë vaksinë nuk është 100 për qind efektive, 100 për qind e sigurt, dhe efektet e saj nuk zgjasin për gjithë jetën.

Por fatmirësisht, ato nuk kanë pse të jenë perfekte. “Imuniteti i tufës” arrihet kur një pjesë e mirë e popullatës është imune ndaj një sëmundje, qoftë përmes shërimit nga sëmundja apo vaksinimit kundër saj, që sëmundja të mos mund të përhapet më, dhe në fund të zhduket. Imuniteti i tufës për sëmundjen e lisë u arrit me rreth 80 për qind të imunitetit. Është ende shumë shpejt, që në te përcaktojmë me siguri cili është niveli i imunitetit të tufës për Covid-19, edhe pse vlerësimet e hershme flasin për një nivel prej 70 për qind.

Ekzistojnë të paktën 8 lloje të dallueshme të vaksinave kundër Covid-19, duke përfshirë disa të teknologjive të reja. Por të gjitha ato mbështeten tek e njëjta skemë:forcimi i sistemit imunitar, në mënyrë që ai të aktivizohet shpejt dhe me vendosmëri kur të sulmojë virusi.

Për shkak se të rriturit e moshuar, e kanë zakonisht më të dobët sistemin imunitar, edhe reagimi i tyre ndaj vaksinës është gjithashtu më i dobët. Ndonjëherë ka mënyra për ta kompensuar këtë mangësi. Për shembull, të dy vaksinat e rekomanduara nga Qendra për Sëmundjet Infektive në SHBA (CDC), për gripin e zakonshëm për njerëzit mbi 65 vjeç gjatë këtij sezoni gripal, kanë ose një dozë vaksine 4 herë më të fortë, ose e përziejnë vaksinën me një përforcues tjetër të imunitetit – në këtë rast vajin e mëlçisë së peshkaqenit – për të rritur reagimin imunitar.

Çështja e sigurisë së vaksinave nuk është më pak e rëndësishme. I afërmi më i afërt i SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, është SARS-CoV, që shkaktoi epideminë e SARS-it në vitet 2002-2003, dhe infektoi 8.000 njerëz dhe vrau 800 prej tyre.

Lexo edhe :   Covid-19 në Kosovë/ 11 viktima dhe 539 raste të reja
Lexo edhe :   Covid-19 në Kosovë/ 11 viktima dhe 539 raste të reja

Vaksinat që ishin duke u zhvilluar për SARS-in, nuk u testuan kurrë tek njerëzit pasi sëmundja u zhduk, por në studimet mbi kafshët, disa nga këto vaksina shkaktuan sëmundje edhe më të rënda. Pra, djegia e disa etapave të testimit, nuk do të ishte një veprim i zgjuar.

Sa efektive do të jenë ato? Sërish nuk e dimë me saktësi, por mund të përdorim atë që dihet për vaksinat e gripit, për të bërë një hamendësim.

Gjatë një periudhe 5-vjeçare midis viteve 2011-2016, efektiviteti mesatar i vaksinave të gripit ishte 38 për qind. Pra 38 për qind e atyre që u vaksinuan, nuk përjetuan kurrë simptoma të gripit. Kjo vaksinë nuk duket të jetë shumë e shkëlqyer, por gjithsesi ajo e zbehu ashpërsinë e simptomave të atyre që u prekën nga gripi.

Pra, gjatë asaj periudhe 5-vjeçare, vaksina parandaloi deri në 6.7 milionë të sëmurë, 3.1 milion vizita tek mjeku, 87.000 shtrime në spital dhe 10.000 të vdekur. Po në mesin e të rriturve të moshuar? Një numër studimesh, kanë arritur në përfundimin se vaksinimi nga gripi, parandalon sëmundjen ose zvogëlon me rreth 60 për qind simptomat serioze që kërkojnë kujdes mjekësor.

Meqenëse udhëzimet aktuale të FDA në Amerikë, për miratimin e vaksinave anti-Covid, kërkojnë të paktën 50 për qind efektivitet, çdo vaksinë e aprovuar do të ketë një ndikim të madh tek sëmundshmëria, shtrimet në spital dhe vdekjet, për të mos përmendur transmetimin e sëmundjes.

Ne mund të shpresojmë që efektiviteti të jetë shumë më i lartë. Ndërkohë siç e dimë, jo të gjithë do të duan të vaksinohen. Maskat dhe distancimi social, mund të jenë me ne edhe për një farë kohe edhe pasi të kemi në dispozicion një vaksinë. Po çfarë mund të bëjnë të moshuarit për të qenë sa më të sigurt në këtë kohë?

Së pari, të vaksinohen ndaj Covid-19, sapo vaksina të jetë në dispozicion. Së dyti, të mos neglizhojnë mbajtjen e maskave në publik dhe distancimin social, sepse kanë bërë vaksinën, bëni një test të antitrupave, që të konfirmojnë se jeni të mbrojtur nga vaksina. Së treti, praktikoni zakonet e mira shëndetësore. Dhe së fundmi, ndiqni këshillat se si të zvogëloni dhe vononi dobësimin e sistemit imunitar gjatë plakjes.

Burimi i lajmit: https://www.nextavenue.org/what-can-we-expect-from-a-covid-19-vaccine/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Mbyll sytë dhe mendja nuk më largohet”, djali i Maradonës tregon vuajtjet

Djali i Maradonës tregon se tashmë është izoluar, dhe se po kalon një periudhë të vështirë të jetës së tij. Vdekja e Maradonës ka...

Tërmet i fortë në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Lëkundjet e tokës nuk kanë të ndaluar as në Greqinë fqinje. Lëkundja e radhës është ndjerë në Athinë, me magnitudë 5.1 ballë. Sipas Qendrës Europiane Sizmologjike,...

Pse nuk ndërgjegjësohemi dot për Covid-19

Nga: Ben Andoni Sa herë që kryeministri Rama pyetet për probleme kufizimi dhe parashikimin e tij, ai e përcjell të drejtën dhe autoritetin tek Këshilli...

Euro pëson rritje, paundi shënon rënie  

Në tregun valutor vendas, dollari amerikan blihet 102.20 lekë dhe shitet 103.70 lekë. Në krahasim me një ditë më parë, dollari ka vijuar rënien. Ndërkohë,...

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...