Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rama publikon videon e të infektuarës me COVID-19 në Shqipëri: Do ia dalësh

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama publikon videon e të infektuarës me COVID-19 në Shqipëri: Do ia dalësh

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook videon e një vajze shqiptare e cila është e infektuar me COVID-19 dhe aktualisht gjendet e vetëizoluar në shtëpi, me zero kontakt njerëzor.

Ajo i bën thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi.

“Nuk kemi pasur kontakte me njerëz të infektuar, nuk kemi pasur kontakte me njerëz të ardhur nga jashtë, nuk kemi pasur kontakte me njerëz të cilët kishin shfaqur simptoma.

Nuk e dimë nga e kemi marrë virusin. Kjo do të thotë që tashmë nuk janë rrezik potencial vetëm ata persona të ardhur nga Italia, apo persona që kanë pasur kontakte me ta, por shumë më shumë njerëz. Është një rrezik të cilin ne nuk mund ta shohim. Ky virus nuk është shaka, po ua thotë dikush që po vuan pasojat. Po ua thotë dikush që ka dikë të shtruar në spital”, thotë ndër të tjera vajza e prekur nga koronavirusi.

Kryeministri Rama i drejtohet me një mesazh publik vajzës në fjalë, duke i thënë se meriton një falenderim të megjithëzemërt, për fjalët e thjeshta, të vërteta e të ndjera.

Reagimi i plotë i Ramës: “Ti zemër do ia dalësh padiskutim dhe unë jam me ty, të gjithë ne jemi me ty, deri kur të shërohesh plotësisht!

Por ti meriton edhe një falenderim të megjithëzemërt, për fjalët e thjeshta, të vërteta, të ndjera, që ke ndarë me të gjithë ne, sot kur të gjithë kanë nevojë të dëgjojnë dhe disa prej nesh, kanë akoma nevojë të kuptojnë që jemi në një luftë botërore për jetën, jo në një lojë kukamçefthi, ku kemi të drejtën të mërzitemi e të ankohemi pse po e kufizojmë skajshmërisht lirinë tonë!

Ti nuk ke nevojë për kurajo, sepse dalja jote publikisht tregon se kurajon e ke të jashtëzakonshme, kështu që unë nuk mund të të jap kurajo ty, po dua të të falenderoj për kurajon që ti më dhe mua me fuqinë magnetike të brishtësisë tënde?

Përqafime nga larg dhe me patjetër do të takohemi kur të mbarojë lufta❤
Edi”.

Tags: edi ramakoronavirusshqiperiVideo

TË LIDHURA

Kanosi me armë zjarri një 33-vjeçar dhe i përplasi qëllimisht automjetin, i riu përfundon në pranga
Aktualitet

Kanosi me armë zjarri një 33-vjeçar dhe i përplasi qëllimisht automjetin, i riu përfundon në pranga

16:06 | 15/04/2026
EMRAT/ Kanosën të riun dhe i kërkuan 30 mijë euro, arrestohen tre persona në Vlorë
Aktualitet

EMRAT/ Kanosën të riun dhe i kërkuan 30 mijë euro, arrestohen tre persona në Vlorë

15:25 | 15/04/2026
Digjet gjatë natës makina e parkuar, ishte në pronësi të 38-vjeçarit me precedentë!
Aktualitet

Digjet gjatë natës makina e parkuar, ishte në pronësi të 38-vjeçarit me precedentë!

15:00 | 15/04/2026
Next Post
Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë del pozitiv në testin e koronavirusit

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë del pozitiv në testin e koronavirusit

Basha: Çfarë do të bëja ndryshe po të isha sot kryeministër

Basha: Çfarë do të bëja ndryshe po të isha sot kryeministër

Meta: Falenderoj udhëheqësit e besimeve fetare për mesazhet e mençura

Meta: Falenderoj udhëheqësit e besimeve fetare për mesazhet e mençura







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Atentat ndaj gjyqtarit, qëllohet me armë gjatë ndeshjes
Sport

Atentat ndaj gjyqtarit, qëllohet me armë gjatë ndeshjes

by mirseda
16:18 | 15/04/2026
0

Një gjyqtar futbolli amator është ndarë nga jeta pas një atentati të mirëfilltë të kryer ndaj tij...

Kanosi me armë zjarri një 33-vjeçar dhe i përplasi qëllimisht automjetin, i riu përfundon në pranga

Kanosi me armë zjarri një 33-vjeçar dhe i përplasi qëllimisht automjetin, i riu përfundon në pranga

16:06 | 15/04/2026
Nuk do të jetë më opinionist i “BBV”?/ Reagon Arbër Hajdari

Nuk do të jetë më opinionist i “BBV”?/ Reagon Arbër Hajdari

15:49 | 15/04/2026
Raphinha shpërthen ndaj arbitrimit pas eliminimit të Barcelonës

Raphinha shpërthen ndaj arbitrimit pas eliminimit të Barcelonës

15:38 | 15/04/2026
“Nuk kemi të njëjtën marrëdhënie”, Trump kritikon sërish Melonin: Ajo ka qenë negative!

“Nuk kemi të njëjtën marrëdhënie”, Trump kritikon sërish Melonin: Ajo ka qenë negative!

15:31 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com