Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha: Çfarë do të bëja ndryshe po të isha sot kryeministër

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha: Çfarë do të bëja ndryshe po të isha sot kryeministër

Përgjatë një interviste për “Nova Media” kryetari i PD-së Lulzim Basha tregoi tre prioritetet për daljen nga kriza, pas shfaqjes së koronavirusit në vend.

Sipas kreut të opozitës, në të gjithë territorin duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Çfarë do të bënit ndryshe në qoftë se do të ishit kryeministër sot?

Lulzim Basha: “Tre gjëra, e para do të merrja masa urgjente për të mbrojtur shëndetësinë, mjekët, infermierët, gjithë punonjësit e shëndetësisë që janë në vijën e parë të mbrojtjes që janë jashtëzakonisht të ekspozuar dhe të rrezikuar.

Përqindja e lartë e deklaruar të mjekëve dhe infermierëve të infektuar apo të karantinuar tregon sa të papërgatitur kemi qenë për fat të keq. Njësoj si tërmeti edhe viroza ka zbuluar dobësinë e shtetit shqiptar që është padiskutim diçka e ndodhur jo në disa muaj, por në vite me radhë.

Pra në këtë kuadër gjëja e parë që do të bëja është do të alokoja mjaftueshëm fonde për të mbrojtur mjekët, infermieret, personelin shëndetësor.

Së dyti duke qëndruar tek shëndetësia do të kisha vepruar shumë më shpejt për të blerë respiratorët, për fat të mirë 10 ditë pasi kemi bërë thirrjen tonë dhe dy ditë më parë qeveria ka hapur tenderin për respiratorët prapëseprapë më mirë vonë se kurrë, por ende shpresoj që sa më shpejt të kemi kapacitetet të rritura për respiratoret të cilët janë mënyra e vetme e trajtimit intensiv për ata që sëmuren nga virozat.

Së treti dhe jo më pak e rëndësishme, numri i testimeve në Shqipëri është habitshëm i ulët në çdo vend tjetër të rajonit dhe prandaj kemi një numër zyrtar të infektuarish që është në vlerësimin e ekspertëve, të grupit të ekspertëve me të cilët jam në komunikim, nuk është numri real.

Numri real është më i lartë prandaj për këtë arsye prioriteti i parë dhe kryesor do të ishte investimi tek shëndetësia, në veçanti në këto tre aspekte: mbrojtja e mjekëve dhe infermierëve, rritja e kapaciteteve testuese dhe rritja e kapaciteteve për të trajtuar ata që përfundojnë në spital.

Ky është prioriteti i parë dhe kryesor. Prioriteti i dytë për fat të keq, kjo gjendje na ka gjetur në të njëjtën situatë si shumicën e vendeve perëndimore, na ka gjetur në një Shqipëri ku 1 në 10 shqiptarë sipas statistikave zyrtare ushqehet 1 herë në ditë, gjysma e papunësisë është nën nivelin e varfërisë dhe situata po rëndohet për shkak të rrethanave që të imponon kjo pandemi.

Biznese që mbyllen, konsumi që bie, dikush që fitonte një lek diku me një punë të bardhë apo të zezë nuk e çon dot në shtëpi, fëmijët duan të hanë, faturat duhen paguar. Është urgjente që paratë të cilat kanë shkuar deri tani në drejtime të tjera të kanalizohen në ndihmë të këtyre njerëzve në nevojë.

Pra një buxhet social për të cilin kemi propozuar masa konkrete. Së treti ky është një zinxhir krisjesh që është vënë në lëvizje. Ka filluar me virozën , ka goditur dhe po godet shëndetësinë, po godet njerëzit në nevojë, po godet edhe ekonominë.

Ndaj prioriteti i tretë do të ishte ekonomia për të cilën ne kemi paraqitur prej më shumë se 10 ditësh një paketë masash për të ndihmuar ekonominë, për t’i dalë para të keqes, duke përdorur edhe përvojat më të mira që po shohim dhe dëgjojmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, paketën e Presidentit Trump që mori po ashtu edhe mbështetje në Kongres, paketat e tjera të ndihmës.

Natyrisht ne nuk jemi Amerika, nuk jemi Britania, nuk jemi Gjermania, por brenda mundësive tona buxheti ka mjaftueshëm para nëse qeveria ka planin, vullnetin, transparencën, mirëmenaxhimin për t’i çuar këto para atje ku duhet.

Jo më tek një grusht njerëzish, por tek gjithë shqiptarët që janë në nevojë dhe në veçanti tek shëndetësia… shtresat sociale dhe tek ekonomia me theks biznesin e vogël dhe fermerët shqiptarë”.

Tags: koronaviruskryeministerlulzim bashaPD

TË LIDHURA

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori
Aktualitet

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

22:38 | 01/07/2025
Përmbyset kamioni tek ‘Shkalla e Tujanit’, plagoset shoferi
Aktualitet

Përmbyset kamioni tek ‘Shkalla e Tujanit’, plagoset shoferi

20:28 | 01/07/2025
Përplasje e fortë e dy makinave ‘kokë më kokë’
Aktualitet

Përplasje e fortë e dy makinave ‘kokë më kokë’

19:34 | 01/07/2025
Next Post
Meta: Falenderoj udhëheqësit e besimeve fetare për mesazhet e mençura

Meta: Falenderoj udhëheqësit e besimeve fetare për mesazhet e mençura

Ekspertët: Pa angazhimin e publikut, nuk mposhtet koronavirusi

Ekspertët: Pa angazhimin e publikut, nuk mposhtet koronavirusi

COVID-19/ BE “i jep një dorë” Kosovës, pritet t’i dhurojë miliona euro

COVID-19/ BE “i jep një dorë” Kosovës, pritet t’i dhurojë miliona euro

JU REKOMANDOJMË

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Sa higjienike janë në të vërtetë pishinat publike?
Kuriozitete

Sa higjienike janë në të vërtetë pishinat publike?

by mirseda
22:47 | 01/07/2025
0

Noti është një nga aktivitetet më të dashura të verës, por edhe një nga më të nënvlerësuarit...

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

22:38 | 01/07/2025
Udhëheqësi iranian: “Kemi goditur Izraelin me ndihmën e Zotit.”

Udhëheqësi iranian: “Kemi goditur Izraelin me ndihmën e Zotit.”

22:23 | 01/07/2025
Shqipëria me medalje ari në karate, Amanda Dedej fiton ndaj kundërshtares serbe

Shqipëria me medalje ari në karate, Amanda Dedej fiton ndaj kundërshtares serbe

22:20 | 01/07/2025
Kosova-Serbi, SHBA pritet të reagojë – Eksperti: Trump ishte pranë Serbisë

Kosova-Serbi, SHBA pritet të reagojë – Eksperti: Trump ishte pranë Serbisë

21:54 | 01/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com