“Që nga viti i ardhshëm, pjesa më e madhe e shërbimeve do të jetë on-line”. Ky është premtimi i Kryeministrit Edi Rama, në mbledhjen e sotme të bashkëqeverisjes. Ai e cilësoi si një revolucion në shërbimin e qytetarëve.
Kryeministri pohoi se me mbylljen e sporteleve që japin dokumenta do të shmangen burokracia në përftimin e dokumentave si dhe “sorrollatja” instituticionale. Kjo nismë do të shërbejë edhe si një masë për luftën ndaj korrupsionit.
“Duke qënë se e nisëm me 3 shërbime online dhe sot kemi mbi 350 shërbime on line kemi edhe fuqinë gjithnjë e më të rritur të kapaciteteve të platformës, ka ardhur koha të bëjmë një hap të madh para dhe të nisim nga viti i ardhshëm në heqjen e të gjitha letrave dosjeve, dokumentave, për kërkesat e qytetarëve në masën mbi 90%, dmth duke nisur nga viti i ardhshëm hyjmë në një fazë revolucioni që ka nisur në disa drejtime me shërbimet, po kjo fazë do të jetë një përmbysje e madhe, shumë shërbime nuk do të jepen më duke i kërkuar qytetarit të vijë në sportel, duke bërë varavingo, por duke i dhënë mundësinë të aplikojë on line.
Të mos harxhojë asnjë minut asnjë lekë për të marr një shërbim që i takon por nga telefoni nga kompjuteri, mjafton të gjejë një fëmijë nga 6-10 vjec komshi ia bën fëmija, do të heqim kërkesën për qytetarët që të sjellin dokumenta shtetërore. Do të thotë që nëse bën një kërkesë e të duhen 20 dokumenta, nga këto 3 janë privat. Dokumenta që janë shtetërorë, do ti kërkojnë e do t’i gjejnë për qytetarin ata që rrinë te sporteli e janë mësuar ti thonë qytetarit .. po këtë, shko. Brenda 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm do mbyllim sportelet në masë të madhe, për aplikimet. Ka shumë shërbime që mund të merren në telefon të plota.
Kadastra që është një problem shumë i madh, po e studiojmë dhe aplikimet do të bëhen on linë vitin e ardhshëm. do të mbarojë historia e varavingove dosjeve pa fund, shumë në administratë thoshin po si do futet në kompjuter, etj… në atë dosje pjesa dërrmuese janë letra shteti, letrat ata që janë aty e marrin rrogën do shkojnë t’i gjejnë për ty pa të të gërryer xhepin për të marr dosjen e për ta regjistruar. më pas po punojmë për pjesën tjetër që kur të jetë gati licensa etj, të të marrin në telefon e të thonë hajde merre, ose në
Kështu merr fund historia e llumit e zullumit me lloj lloj njerëzish, dhe korrupsioni në këtë nivel të zhduket, se nuk e korrupton dot kompjuterin ndërsa platforma hyn në një fazë të re, ku do të bëjë monitorimin e këtyre aplikimeve.
S’ka nevojë qytetari të rri e të bredhi. ky është faza e re e revolucionit që po përgatitemi hap pas hapi nga viti i ardhshëm.” tha Rama