‘Rama premton revolucion’/ Mirupafshim sporteleve dhe varavingove institucionale

“Që nga viti i ardhshëm, pjesa më e madhe e shërbimeve do të jetë on-line”. Ky është premtimi i Kryeministrit Edi Rama, në mbledhjen e sotme të bashkëqeverisjes. Ai e cilësoi si një revolucion në shërbimin e qytetarëve.

Kryeministri pohoi se me mbylljen e sporteleve që japin dokumenta do të shmangen burokracia në përftimin e dokumentave si dhe “sorrollatja” instituticionale. Kjo nismë do të shërbejë edhe si një masë për luftën ndaj korrupsionit.

“Duke qënë se e nisëm me 3 shërbime online dhe sot kemi mbi 350 shërbime on line kemi edhe fuqinë gjithnjë e më të rritur të kapaciteteve të platformës, ka ardhur koha të bëjmë një hap të madh para dhe të nisim nga viti i ardhshëm në heqjen e të gjitha letrave dosjeve, dokumentave, për kërkesat e qytetarëve në masën mbi 90%, dmth duke nisur nga viti i ardhshëm hyjmë në një fazë revolucioni që ka nisur në disa drejtime me shërbimet, po kjo fazë do të jetë një përmbysje e madhe, shumë shërbime nuk do të jepen më duke i kërkuar qytetarit të vijë në sportel, duke bërë varavingo, por duke i dhënë mundësinë të aplikojë on line.

Të mos harxhojë asnjë minut asnjë lekë për të marr një shërbim që i takon por nga telefoni nga kompjuteri, mjafton të gjejë  një fëmijë nga 6-10 vjec komshi ia bën fëmija, do të heqim kërkesën për qytetarët që të sjellin dokumenta shtetërore. Do të thotë që nëse bën një kërkesë e të duhen 20 dokumenta, nga këto 3 janë privat. Dokumenta që janë shtetërorë, do ti kërkojnë e do t’i gjejnë për qytetarin ata që rrinë te sporteli e janë mësuar ti thonë qytetarit .. po këtë, shko. Brenda 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm do mbyllim sportelet në masë të madhe, për aplikimet. Ka shumë shërbime që mund të merren në telefon të plota.

Lexo edhe :   Rama: Jam gati të bashkëpunoj me Bashën, por vetëm me një kusht

Kadastra që është një problem shumë i madh, po e studiojmë dhe aplikimet do të bëhen on linë vitin e ardhshëm. do të mbarojë historia e varavingove dosjeve pa fund, shumë në administratë thoshin po si do futet në kompjuter, etj… në atë dosje pjesa dërrmuese janë letra shteti, letrat ata që janë aty e marrin rrogën do shkojnë t’i gjejnë për ty pa të të gërryer xhepin për të marr dosjen e për ta regjistruar. më pas po punojmë për pjesën tjetër që kur të jetë gati licensa etj, të të marrin në telefon e të thonë hajde merre, ose në

Kështu merr fund historia e llumit e zullumit me lloj lloj njerëzish, dhe korrupsioni në këtë nivel të zhduket, se nuk e korrupton dot kompjuterin ndërsa platforma hyn në një fazë të re, ku do të bëjë monitorimin e këtyre aplikimeve.

S’ka nevojë qytetari të rri e të bredhi. ky është faza e re e revolucionit që po përgatitemi hap pas hapi nga viti i ardhshëm.” tha Rama