Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kontrollet kufitare të vendeve të BE vënë në diskutim ekzistencën e Shengenit

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Disa vende evropiane rivendosën kontrollet kufitare në vitin 2015, kur refugjatët erdhën në Evropë. Kontrolli i vazhdueshëm do të zgjatet tani edhe me 6 muaj.

Kjo është ilegale, thonë ekspertët dhe rrezikon Shengenin, shkruan Deutsche Welle.

Brenda zonës së Shengenit personat dhe mallrat qarkullojnë të lirë.

Marrëveshja, e arritur midis 26 vendeve anëtare të Zonës së Shengenit, pjesa më e madhe e të cilave janë vende të Bashkimit Evropian duhet të favorizojë ekonominë dhe qytetarët.

Në pjesët e tjera të botës kufijtë e hapur nuk janë gjë e zakonshme.

Rregulla të qarta përcaktojnë se kur dhe si një vend i Shengenit mund të vendosë përkohësisht kontrolle në kufijtë e tij. Deri para disa vitesh vendosja sërish e kufijve ka ndodhur për data të caktuara, si për shembull ngjarje sportive ose konferenca politike.

Portugalia vendosi për shembull kontrolle kufitare gjatë takimit të nivelit të lartë të NATO-s të mbajtur në Lisbonë, ose Danimarka gjatë mbajtjes së konferencës për klimën në Kopenhagë.

Kurse Islanda, kur MC Hells Angels vizitoi klubin islandez të motorëve në Rekjavik. Këto kontrolle zgjasin pak ditë dhe planifikohen kohë më parë.

Gjashtë vende kanë vendosur kontrolle afatgjata

Por, “që nga shtatori 2015 disa vende përdorin çdo mundësi juridike të rregulloreve të Shengenit, për të zgjeruar kontrollin kufitar,” thotë eksperti për migracionin Yves Pascouau, këshilltar në Think Tanks me seli në Bruksel, European Policy Centre (EPC). “Një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë.”

Një grafik tregon, që nga viti 2008 çdo ngjarje gjatë të cilës vendet e Shengenit kanë vendosur kontroll në kufi. Linja vertikale shënon shtatorin 2015, kur një numër i madh refugjatësh erdhi në Evropën perëndimore.

Austria, Gjermania, Sllovenia dhe Hungaria futën në vjeshtë të 2015 kontrollet për shkak “të rrymave të personave që kërkonin mbrojtje ndërkombëtare.”

Kjo është hera e parë që migracioni përmendet si arsye për kontrolle në kufi.

Menjëherë pas kësaj gjashtë vende anëtare të Shengenit, futën kontrolle për periudha afatgjata. Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia përmendën si arsye migracionin. Franca futi kontrolle kufitare pas sulmeve të nëntorit 2015 në Paris, për shkak të kërcënimeve terroriste.

Sot, katër vjet më vonë ka ende kontrolle kufitare në të gjashtë vendet. Dhe sa herë mbaron afati ato e zgjasin sërish atë. Më 13 nëntor 2019, fillon një zgjatje e re gjashtëmujorëshe e afatit.

“Nga 2015 deri 2017 ka pasur një bazë ligjore për këto kontrolle,” thotë Yves Pascouau, i cili ka studiuar ligjet evropiane të migracionit, “por që nga ajo kohë ato nuk kanë më bazë.” Artikulli 29 i kodeksit të Shengenit është baza ligjore për kontrollet mbi dy-mujorshe. Ai është përpiluar për rastet kur “për shkak të mangësive të mëdha në kontrollimin e kufijve të jashtëm… rrezikohet funksionimi i zonës pa kontrolle në kufijtë e brendshëm.”

Kontrolli mund të zgjasë maksimumi dy vjet

Ky rregull është paraparë për rastet kur një vend që ndodhet në skajet e zonës së Shengenit, nuk i mbron dot kufijtë e jashtëm dhe rrezikon kështu një vend tjetër anëtar.

Ky rregull lejon rivendosje kontrolli deri në gjashtë muaj, me të drejtën për zgjatje “maksimumi tre herë me periudhë maksimumi gjashtë muaj”.

Kjo është gjithsej dy vjet zgjatje maksimale. Por aktualisht, kontrollet kanë katër vjet që bëhen në kufijtë e këtyre gjashtë vendeve.

Në këto kontrolle nuk do të thotë që policia kontrollon pasaportat e gjithë qytetarëve që kalojnë kufirin.

Gjermania për shembull kontrollon vetëm disa pikë-kalime për në Austri dhe nga Austria dhe ka intensifikuar përndjekjen e kriminelëve rreth zonës së kufirit.

Qeveria suedeze ndaloi në vitin 2017 kontrollin sistematik të udhëtarëve në kufirin danezo suedez duke kaluar tek kontrollet e rastësishme dhe sistemet e automatizuara të vëzhgimit.

Nevojiten udhëzime nga Këshilli i Bashkimit Europian

Nëse një vend anëtar do të verë në zbatim artikullin 29 atëherë nevojitet një proces i caktuar: ky shtet i kërkon institucioneve të BE që t’u këshillojë vendeve të vendosin kontrollin kufitar.

Këshilli i Bashkimit Evropian, që përbëhet nga ministrat e vendeve të BE, e bën këtë gjë publike dhe vendet anëtare ndjekin këtë këshillë. Pikërisht kjo ndodhi më 2016. Më 12 maj 2016 Këshilli i dha këshilla Austrisë, Danimarkës, Gjermanisë, Suedisë dhe Norvegjisë të zgjasë kontrollet për një periudhë gjashtëmujore.

Arsyeja për këtë kishte të bënte me hetimet e bëra në kufirin e jashtëm grek, rezultatet e të cilit flisnin për mangësi në sigurimin e kufirit. Greqisë iu dha një varg masash që duhet të merrte për të përmirësuar situatën.

Në muajt në vijim, Këshilli e zgjati afatin për kontrollin e kufirit deri për nëntor 2017, afati maksimal sipas ligjit në fuqi.

Ekspertët thonë se situata është politike

Që nga ajo kohë pesë vende kanë kontrolluar kufirin duke marrë përgjegjësinë nacionale, për shkak “të gjendjes së sigurisë në Europë dhe kërcënimeve nga lëvizjet e mëdha sekondare”.

Franca nuk ka marrë asnjëherë udhëzime nga Këshilli i BE për të vendosur kontrolle, megjithatë e ka bërë këtë për shkak të “kërcënimeve terroriste të vazhdueshme”.

“Situata tani është thjesht politike, nuk ka bazë juridike dhe faktike”, thotë Yves Pascouau. “Ose duhen bërë vlerësimet e duhura juridike të situatës aktuale ose rregullat duhen ndryshuar”.

Komisioni Evropian ose një vend tjetër anëtar i BE mund t’i kërkojë Gjykatës Evropiane që të merret me çështjen. Deri tani kjo nuk ka ndodhur

Gjermania ishte vendi i parë që vuri kontrollin e kufirit më 13 shtator 2015. Ministria e Brendshme, i tha Deutsche Welles se pas çdo zgjatjeje gjashtëmujore, afati mund të rivendoset nga e para. Por Parlamenti Europian nuk është dakord me këtë interpretim.

“Ne mendojmë se kemi të bëjmë me një vendim politik dhe jo ligjor,” thotë deputetja Tanja Fajon, e cila ka përpiluar një raport parlamentar për kontrollet kufitare. /DW

Tags: bediskutimekzistenceShengen

TË LIDHURA

Bota

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026
Bota

Helikopter ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së Hormuzit, droni shpëton dy pilotët

17:58 | 09/06/2026
Bota

Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

17:56 | 09/06/2026
Next Post

Helmoi vjehrrën, ja me sa vite burg dënohet nusja

Deklarata e fortë e kreut të KLP: Kur do zgjidhet Kryeprokurori i Përgjithshëm

Oriola Pampuri e bëri të vdekur, Vokshi nxjerr prapaskenat për ‘blofin’







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com