Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama: Po fshehim vdekjet? Kapërcim i çdo kufiri, politikë me lajme të rreme

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama: Po fshehim vdekjet? Kapërcim i çdo kufiri, politikë me lajme të rreme

Pas akuzave të kryedemokratit Basha, sa i takon fshehjes së numrit të viktimave si pasojë e COVID-19, kryeministri Rama tha se ndjehet i keqardhur që dalja e tij u provokua. Duke vënë në dukje se të gjithë jemi përballë një sprove të madhe, Rama deklaroi në një deklaratë për mediat, se është i hapur ndaj kritikëve, por inskenimet i cilësoi si jo njerëzore.

Në deklaratën emergjente për mediat, të paralajmëruar më herët, kryeministri Rama i dha një shuplakë të fortë kryedemokratit Basha dhe presidentit Ilir Meta. Ai shtoi më tej se qeveria lufton orë e çast, ndërsa e konsideron si të pashpjegueshme sjelljen e opozitës për të nxitur panik.

Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se po manipulon faktet, dhe po fsheh të vërtetën e shifrave të viktimave me COVID-19. Rama në kundërpërgjigje tha se ky është kapërcim i çdo kufiri, dhe se po bëhet politikë me lajme të rreme.

“Këtë sprovë ashtu si edhe përballimi me pasojat e rënda, ne shqiptarët nuk e kemi zgjedhur, por jemi të sfiduar ta përballojmë me forcën e karakterin. Mënyra e reagimit tregon se kush jemi, si njerëz, si qytetarë, tërmeti godet fortë në një kohë të shkurtër dhe më pas pasoja e rimëkëmbjes, ndërsa virusi godet nga pak dhe pasoja sfidojnë përditë rezistencën tonë.

Në të dyja rastet del në pah karakteri ynë, si popull dhe familjarë. Jam krenar si kemi reaguar dhe se si njerëzit janë bashkuar, qoftë që janë bashkuar në muajt e tërmetit dhe të sakrificës së njerëzve.

Krenar se si forcat e shtetit janë vënë në dispozicion të njerëzve në nevojë, Urgjenca, FA, deri te forca e sistemit shëndetësor, që nga bluzat e bardha te çdo ekspert dhe strukturë dhe deri te çdo mjek familjeje, pa harruar edhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Jam shumë i keqardhur që kjo dalje u provokua nga krejt e kundërta e karakterit të fortë dhe virtyteve. Teksa shumica e popullit bën më të mirën e vetë, një pjesë tjetër, një pakicë e zhurmshme qëndron mënjanë, bën sehir, shan e akuzon, godet me gurë ata që qëndrojnë pa gjumë për të shpëtuar jetë njerëzish.

Nuk jam këtu për t’u ankuar për baltën apo pështymat nga pakica, se mua të sharat e panumërta besojini ose jo më bëjnë më të fortë, dhe më japin më shumë energji për të udhëhequr betejat tona. Ka një ndryshim mes kritikave, sharjeve dhe shpifjeve, këto të fundit më ndezin gjakun. Shumë kush e quan arrogancë sjelljen time, por ndoshta duhet ta shohin si pjesë e pasionit të madh që më mban në këtë detyrë”, tha Rama.

Tags: bashakoronavirusramaviktimat

TË LIDHURA

Festa e 28 Nëntorit/ Delegacioni i BE shpreh urimet: Gëzuar ditën e Pavarësisë
Aktualitet

Festa e 28 Nëntorit/ Delegacioni i BE shpreh urimet: Gëzuar ditën e Pavarësisë

12:00 | 28/11/2025
Operacioni i përbashkët me Italinë, GJKKO lë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj
Aktualitet

Operacioni i përbashkët me Italinë, GJKKO lë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj

10:46 | 28/11/2025
Akuza për racizëm dhe…”, Aulon Kalaja shpallet ‘Non grata’ nga Greqia
Aktualitet

Akuza për racizëm dhe…”, Aulon Kalaja shpallet ‘Non grata’ nga Greqia

09:35 | 28/11/2025
Next Post
Covid-19 i merr jetën regjisorit të filmit ‘Kapedani’ (Emri)

Covid-19 i merr jetën regjisorit të filmit 'Kapedani' (Emri)

Emri/ I mori jetën 35-vjeçarit duke e goditur me sende të forta, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 23-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu në Fier

Ndërron jetë nga Covid-19, ish-zv.kryeministri Bashkim Kopliku

Ndërron jetë nga Covid-19, ish-zv.kryeministri Bashkim Kopliku







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Festa e 28 Nëntorit/ Delegacioni i BE shpreh urimet: Gëzuar ditën e Pavarësisë
Aktualitet

Festa e 28 Nëntorit/ Delegacioni i BE shpreh urimet: Gëzuar ditën e Pavarësisë

by mirseda
12:00 | 28/11/2025
0

Delegacioni i Bashkimit Europian ka uruar Shqipërinë për festën e 28 Nëntorit. Gëzuar 28 Nëntorin, Shqipëri! Gëzuar...

Operacioni i përbashkët me Italinë, GJKKO lë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj

Operacioni i përbashkët me Italinë, GJKKO lë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj

10:46 | 28/11/2025
Akuza për racizëm dhe…”, Aulon Kalaja shpallet ‘Non grata’ nga Greqia

Akuza për racizëm dhe…”, Aulon Kalaja shpallet ‘Non grata’ nga Greqia

09:35 | 28/11/2025
Festa e Flamurit, Meta: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëria jonë e dashur

Festa e Flamurit, Meta: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëria jonë e dashur

08:48 | 28/11/2025
Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Javën e ardhshme takim i nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës

22:52 | 27/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com