Shqipëria ka siguruar 1 milion vaksina kineze kundër koronavirusit, Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeminsitri Edi Rama nga Stambolli, pasi ku u takua me Presidentin Rexhep Taip Erdogan për të siguruar dozat.
Rama u shpreh se gjysmë milioni doza do të mbërrijnë në vend brenda 60 ditësh, teksa ditën e sotme do mbërrijnë 192 mijë doza në doza në Tiranë.
Ai ka publikuar në rrjetet sociale, momentin kur kutitë e mbushura me vaksina ngarkohen në avionin e Air Albania, “Lasgushi”.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë shton se do të ketë një komunikim sapo të mbërrijë në aeroporitn e Rinasit.
”Stamboll – Kemi siguruar 1 milion vaksina të tjera Kontraktuam për momentin gjysmë milionë doza brenda 60 ditësh. Sjellim sot në Tiranë 192 mijë. Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t’ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim.’’, shkruan Rama në rrjetin social, Facebook.
Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza, AstraZeneca, dhe dy ditë më parë u morën edhe 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V.