E enjte, 20 Janar, 2022
12.5 C
Tirana

Ndeshja Shqipëri-Angli/ Policia e Shtetit reagon në lidhje me masat e marra

Federata Shqiptare e Futbollit me anë një deklaratë për shtyp, deklaroi se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë nuk garantojnë marrjen e masave para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Angli.

Por, në lidhje me këtë çështje ka reaguar Policia e Shtetit, teksa shprehet se ky intitucion ka ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë e deri në përfundim të ndeshjes.

Sipas policisë, ka patur një deklaratë të nxituar nga ana e FSHF-së, dhe se lajmi që ka qarkulluar në media nuk është i vërtetë.

Ndeshja Shqipëri-Angli do të zhvillohet në stadiumin ”Air Albania” më 28 mars, dhe është e vlefshme për eleminatoret e Botërorit Katar 2022.

Reagimi i Policisë së Shtetit

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë e deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Anglisë.

Në datën 25 shkurt, në ambientet e Policisë së Shtetit, me përfaqësues të FSHF, zotin Lysien Nurishmi, është zhvilluar një takim para-përgatitor ndërmjet përfaqësueseve të FSHF-së dhe drejtuesve kryesorë të strukturave të Policisë së Shtetit. Aty u ra dakord për marrjen e masave për zhvillimin normal të këtij aktiviteti, sa i përket rendit dhe sigurisë, si dhe të gjitha detyrimet për eskortimet dhe garantimin e sigurisë së lojtarëve të ekipit mik.

Në datë 3 mars, Federata Shqiptare e Futbollit i është drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me shkresë, ku ka kërkuar marrjen e masave për garantimin e sigurisë së ndeshjes ndërkombëtare të futbollit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pasi ka bërë rigonicionin e perimetrit të jashtëm të sigurisë të stadiumit, nisur edhe nga shqetësimi i bërë publik nga vetë FSHF, se rreth stadiumit dhe në hyrjet kryesore janë të vendosura subjekte biznesi në fusha të ndryshme, konstatoi se kishte burim rreziku për mbarëvajtjen e ndeshjes. Në këtë kuadër i ka kërkuar FSHF-së bashkëpunimin për sigurinë e aktivitetit, kjo edhe përmes komunikimit shkresor.

Në vijim, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hartuar planin e masave duke përcaktuar detyra konkrete për të gjitha strukturat e Policisë që do të jenë të angazhuara. Gjatë kohës së qëndrimit në vendin tonë të ekipit mik, do të angazhohen strukturat e DVP Tiranë dhe Forcat e Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Duke shprehur keqardhje për reagimin e nxituar në media të FSHF-së, në kundërshtim të hapur me frymën e bashkëpunimit mes dy institucioneve, rikujtojmë se komunikimin FSHF si për çdo ndeshje ndërkombëtare e ka mbajtur me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe jo me DVP Tiranë.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Angli.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Pse, kaq burracak je?”, Einxhel shpërthen ndaj Donaldit (VIDEO)

Einxhel ka shpërthyer ndaj Donaldit, pas zgjedhjes që ai bëri gjatë spektaklit. Donald Veshaj, në zinxhirin e shpëtimit gjatë spektaklit të së martës, nuk...

“Dorëzohet” biznesmeni që iu bë atentat, kërkon ndihmë nga shteti

Administratori i një shkolle private në vend, i cili ditë më parë i shpëtoi një atentati, ka ndryshuar dëshminë e tij e dhënë më...

Modernizim bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë! Rama: Do zbatohen 5 projekte

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e mbajtur me rastin e nisjes së...

Einxhel “merr hak” për Dagzin, dërgon në nominim Monikën (VIDEO)

Einxhel “hakmerret” për Dagzin, duke dërguar në nominim Monikën. Mbrëmjen e djeshme, banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë zhvilluar një shfaqje me...

Kompanitë ajrore anulojnë qindra fluturime për në SHBA, për shkak të rrjetit 5G

Qindra fluturime drejt Shteteve të Bashkuara dhe disa të tjera që ishin planifikuar të niseshin nga disa aeroporte amerikane u anuluan të mërkurën, edhe...