E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Rama në SHBA, protestuesit i “djegin” pemën e krishtlindjeve në kryeministri

Pema e festave të fundvitit para kryeministrisë, u bë objekt vandalizimi nga protestuesit. Revoltën e tyre për vrasjen e 25-vjeçarit Rasha, e shkarkuan pikërisht te dritat e pemës, duke hequr një pjesë të tyre.

Por, nuk mjaftoi me kaq, pasi për shkaqe të paqarta bredhi shpërtheu në flakë dhe kaq mjaftoi që rrjeti i dritave të digjej i gjithi. Protesta para kryeministrisë vjen ndërsa shefi i qeverisë ndodhet në SHBA, për takime lidhur me sigurimin e vaksinës kundër Covid.

Ndërkohë, Bora Rasha, motra e Klodian Rashës, kërkoi drejtësi për vëllanë. Ajo tha se në momentin që ndodhi ngjarja ka qenë në Itali, ndërsa erdhi sot për ta përcjellë për në banesën e fundit. Nga protesta përpara Kryeministrisë, ajo deklaroi se vëllai ishte me shokët deri në orën 11:30, dhe më pas kishte shkuar të merrte një paketë, por u vra.

Klodian Rasha, 25-vjeç është ekzekutuar me dy plumba këtë të martë, 8 dhjetor, nga një efektiv policie. Ngjarja ka ndodhur në Laprakë të kryeqytetit, pasi i riu kishte dalë orët e para të mëngjesit jashtë banesës së tij.

Policia shprehet se i riu ka kërcënuar efektivin e policisë, ndaj ai ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe në errësirë. Por ndryshe thonë familjarët dhe fqinjët të cilët shprehen se rruga është me ndriçim dhe i riu nuk mbante asnjëherë armë me vete.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbytjet ‘mollë sherri’, Rama: Meta është në hall, se ndihmoj dot

Rama i ka kthyer përgjigje Metës sa i takon përmbytjeve. Kujtojmë këtu se presidenti Ilir Meta kërkoi reagim të shpejtë nga qeveria dhe jo...

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....