Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rama: Krizat shkaktohen allashqiptarçe, t’i zgjidhim shqip e jo anglisht

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama: Krizat shkaktohen allashqiptarçe, t’i zgjidhim shqip e jo anglisht

Nga foltorja e Kuvendit, ku po prezanton programin qeverisës, Rama apeloi ndaj opozitës, por edhe të gjitha palëve politike në vend, që t’i zgjidhin të gjitha krizat politike e institucionale me komunikim të drejtpërdrejtë dhe jo me ndërmjetësimin e të huajve. Mjaft i drejtëpërdrejtë, kreu i qeverisë deklaroi se të gjitha krizat shkaktohen allashqiptarçe, ndaj dhe duhen zgjidhur vetëm shqip, jo duke folur anglisht.

“Me komunikim të drejtpërdrejtë, duke folur e dëgjuar njëri-tjetrin, mund të merremi vesh për shumëçka. Asnjëherë dhe për asnjë arsye unë dhe kjo shumicë nuk do të pranojmë asnjë lloj ndërmjetësuesi të huaj për të zgjidhur problemet, ngërçet, krizat e brendshme politike apo institucionale. Ato shkaktohen allashqiptarçe nga ne dhe nga ju, jo nga miqtë, ndaj duhet të zgjidhen vetëm nga ne dhe ju, jo duke folur anglisht, por vetëm shqip”, tha Rama.

“Shqipëria ka ende dy fronte të mëdha, të hapur, nga njëra anë fronti i përpjekjes për zhbërjen përfundimtare të pasojave të tërmetit; nga ana tjetër fronti përpjekjes për daljen nga lufta me pandeminë.

Plani ynë, siç jemi zotuar, nuk ndryshon asnjë presje, tani që zgjedhjet janë pas krahëve. Viti 2022 duhet të mbyllë tërësinë e të gjitha plagëve të tërmetit, por deri ditën e kapërcimit të pragut të shtëpisë së re, të gjitha familjet që janë në pritje do vijojnë të marrin nga shteti qiranë, përfshirë dhe ata qindra familje që kanë zgjedhur vetë të qëndrojnë në çadër, për shkak të largësisë nga qyteti.

Nuk ndryshon as plani i vaksinimit masiv në vijimësi për gjithë popullin. Askush nuk mund të qeverisë përsosmërisht, pavarësisht dëshirës së madhe. Një nga krenaritë më të mëdha të mandatit tonë të dytë do të mbetet fakti se në luftën me pandeminë, sot ne nuk kemi zili asnjë qeveri apo vend tjetër. Kemi qenë dhe mbetemi në fashën e vendeve me performancën më të mirë. Dje kemi marrë dhe dritën jeshile për lëvizjen e lirë me pasaportën e vaksinimit.

Ky është një mesazh kuptimplotë për të gjithë qytetarët e pavaksinuar ende, që të vaksinohen pa humbur kohë, për të mbrojtur shëndetin, por edhe për të lëvizur lirisht jashtë vendit. Gatishmëria jonë do të jetë maksimale për çdo llogaridhënie, kurdo që opozita do të nxjerrë në pah të meta apo gabime. Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e lartë të këtyre dy sfidave, i lutem sot opozitës dhe medias të kërkojnë nga qeveria çdo informacion të mundshëm zyrtar, para qëndrimeve.

Lajmet e rreme nëpër foltore, ekrane, dëmin psikologjik e bëjnë njësoj. Zotohem se çdo qëndrim kritik, nga do që të vijë, do të trajtohet me seriozitet nga ne. Qeveria e re do të vendosë në dispozicion të publikut një kanal zyrtar për çdo denoncim apo pretendim të ngritur, që lidhet me interesin publik. Formati i mëparshëm me konferenca shtypi, akuza e kundër-akuza që vetëm helmojnë publikun, për ne konsiderohet e mbyllur”, u shpreh kryeministri.

Tags: opozitaQeveriarama

TË LIDHURA

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

22:49 | 14/04/2026
Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve
Aktualitet

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe
Aktualitet

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Next Post
Rama flet për programin e ri qeverisës në Kuvend, Basha i ‘shqetësuar’

Rama flet për programin e ri qeverisës në Kuvend, Basha i 'shqetësuar'

Berisha nis betejën kundër Bashës, i bashkohet edhe Nishani

Berisha nis betejën kundër Bashës, i bashkohet edhe Nishani

Raporti i KE: Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë nga Covid-19 në Europë

Raporti i KE: Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë nga Covid-19 në Europë







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

by mirseda
22:49 | 14/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e...

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com