E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Rama izolon dyert e Kryeministrisë, zbulohet lëvizja e Bashës në orën 11:00 

Kryeministri Rama ka marrë masa pas protestës së thirrur nga ana e ish-kryeministrit Berisha. Dyert kryesore të godinës janë përforcuar me llamarinë. Ndonëse nuk ka informacione për zhvendosje të protestuesve, punonjësit janë kujdesur për të mbyllur dyert e institucionit.

Nga ana tjetër, kundërshtari i Berishës ka shkuar herët në zyrën e tij. Kryedemokrati Basha ka thirrur një mbledhje të Kolegjit të Kryetarëve të Partisë Demokratike, për të diskutuar mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë. Kjo do të jetë edhe mënyra që me sa duket ka zgjedhur ta pres protestën e thirrur nga Sali Berisha.

Kjo mbledhje e Kolegjit të Kryetarëve bëhet në vijim të vendimit të Kuvendit Kombëtar të datës 18 dhjetor, ku u miratua Programi Organizativ i PD. Sipas këtij programi, rezulton se brenda datës 15 shkurt 2022, do duhet të përfundojnë zgjedhjet në nivel seksioni dhe grupseksioni, ndërsa brenda datës 15 mars 2022 do duhet të përfundojnë zgjedhjet në organet drejtuese të degës, ku është krijuar vakancë dhe konstituimi i Kryesisë së Degëve pas procesit të organizimit.

Më poshtë mesazhi që i është dërguar Kryetarëve të Degëve:

“Të nderuar Kryetarë,
Të shtunën, datë 8 janar, ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po atë ditë.

Ju përshëndes,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi”.

Mesditën e sotme në orën 12:00, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij do të protestojnë tek selia e Partisë Demokratike, nën moton: “Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve”. Prej disa ditësh, Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e kësaj të shtune.

Lexo edhe :   "Amerikanët s’e duan doktorin", Çani zbulon 2 rrugët që duhet të ndjekë Berisha
Lexo edhe :   Sesioni i ri parlamentar, Berisha rikthehet në Kuvend

“Hapja e derës me forcë, nuk është akt dhune. Nëse tjetri mbyll derën e shtëpisë, çfarë më mbetet mua? Të shqyej derën. Unë po shkoj të hap dyert e shtëpisë time, në mënyrën më paqësore. Do përdorim mjete të cilat hapin dyert e hekurta. Por kjo nuk është dhunë. Është hapje e derës së shtëpisë”, deklaroi Berisha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...