Kryeministri Edi Rama gjatë mitingjeve të ditës së sotme ka uruar edhe ditëlindjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Edhe në rastin e 26-vjetorit të themelimit të PS-së, Rama nuk nguroi që të përmendte faktin se sot ka ditëlindjen edhe kreu i PD-së, Basha.
Është hera e parë që festojmë ditëlindjen e Partisë Socialiste dhe ditëlindjen e kryetarit të PD-së”, e mbylli fjalimin e tij Rama.
Gjithashtu, gjatë fjalës së tij, Rama foli për zgjedhjet e 25 qershorit, duke thënë se janë me rëndësi historike pasi do të vendoset se si do të jetë Shqipëria pas 1 dekade dhe jo vetëm pas 4 vitesh.
I vetmi demokrat i deklaruar ishte doktor Halim Kosova, kandidat për deputet i opozitës në Tiranë
“Një përshëndetje për profesor Halim Kosovën që është këtu në emër të PD, na vjen shumë mirë që vini këtu dhe ju kanë zgjedhur juve.
Zgjedhjet e 25 qershorit janë zgjedhje që përcaktojnë jo thjesht kush qeverisë Shqipërinë, por si do jetë Shqipëria të paktën pas 1 dekade. Janë zgjedhje historike, janë zgjedhjet në një udhëkryq mes mundësisë reale për të filluar negociatat me BE dhe për të vazhduar edhe me më shumë vendosmëri për të rritur ekonominë. Kjo e jona nuk është një betejë politik dhe as personale me të tjerë.
Nuk jemi në një garë me parti të tjera dhe nuk kemi ndërmend të përfshihemi në shkëmbimet tradicionale të zjarreve, sepse për ne kjo është betejë themelore për Shqipërinë që duam”, tha Edi Rama.