E shtunë, 19 Qershor, 2021
29.5 C
Tirana

Rama: Festojmë ditëlindjen e PS-së dhe të kryetarit të PD-së

Kryeministri Edi Rama gjatë mitingjeve të ditës së sotme ka uruar edhe ditëlindjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Edhe në rastin e 26-vjetorit të themelimit të PS-së, Rama nuk nguroi që të përmendte faktin se sot ka ditëlindjen edhe kreu i PD-së, Basha.

Është hera e parë që festojmë ditëlindjen e Partisë Socialiste dhe ditëlindjen e kryetarit të PD-së”, e mbylli fjalimin e tij Rama.

Gjithashtu, gjatë fjalës së tij, Rama foli për zgjedhjet e 25 qershorit, duke thënë se janë me rëndësi historike pasi do të vendoset se si do të jetë Shqipëria pas 1 dekade dhe jo vetëm pas 4 vitesh.

I vetmi demokrat i deklaruar ishte doktor Halim Kosova, kandidat për deputet i opozitës në Tiranë

“Një përshëndetje për profesor Halim Kosovën që është këtu në emër të PD, na vjen  shumë mirë që vini këtu dhe ju kanë zgjedhur juve.

Zgjedhjet e 25 qershorit janë zgjedhje që përcaktojnë jo thjesht kush qeverisë Shqipërinë, por si do jetë Shqipëria të paktën pas 1 dekade. Janë zgjedhje historike, janë zgjedhjet në një udhëkryq mes mundësisë reale për të filluar negociatat me BE dhe për të vazhduar edhe me më shumë vendosmëri për të rritur ekonominë. Kjo e jona nuk është një betejë politik dhe as personale me të tjerë.

Nuk jemi në një garë me parti të tjera dhe nuk kemi ndërmend të përfshihemi në shkëmbimet tradicionale të zjarreve, sepse për ne kjo është betejë themelore për Shqipërinë që duam”, tha Edi Rama.

Lexo edhe :   Zgjedhjet për kreun e PD/ Shehaj denoncon: Vëzhguesja ime u dhunua

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dhimbjet e kokës/Ja disa arsye shëndetësore që i shkaktojnë ato

Dhimbja e kokës ka shtyrë mjekët të studiojnë gjithnjë e më shumë origjinën që i shkakton. U.S. National Library of Medicine shkruan se, secila...

Shemben 4 objekte pa leje në Kepin e Rodonit

IKMT ka nisur me shembjen e ndërtimeve pa leje. Sikundër ishte njoftuar edhe më herët, paraditen e sotme janë shembur 4 objektet e para...

Konsumoi të gjitha ilaçet me të cilat po kurohej, sillet me urgjencë në Tiranë

Një 24-vjeçar është sjellë me urgjencë në Tiranë, pasi kishte konsumuar të gjitha ilaçet me të cilat po kurohej. Kjo ngjarje e rëndë raportohet nga...

Gjermania ‘e dënuar’ të fitojë/ Ja ç’thonë Lëv e Santos

Gjermania duhet të bëjë mirë llogaritë për përballjen e sotme me Portugalinë, nëse dëshiron të shmangë eleminimin që në grupe. Humbja me Francën në...

Zbardhen përgjimet/ 672 telefonata për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës

Dy ditë më parë, forcat RENEA arrestuan 2 persona të akuzuar si bashkëpunëtorë në ekzekutimin e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, në 27 prill...