Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama emocionohet në Konferencën e Donatorëve: Ju lutem na ndihmoni (VIDEO)

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Rama emocionohet në Konferencën e Donatorëve: Ju lutem na ndihmoni (VIDEO)

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se ndihma e Komisionit Evropian për rindërtimin e Shqipërisë do të vazhdojë edhe në javët dhe muajt në vijim, teksa premtoi shumën prej 100 milionë euro nga buxheti i Bashkimit Evropian, përveç 15 milionë eurove që ajo kishte bërë të ditura në dhjetor, shumë për të cilën sot nënshkroi edhe marrëveshjen në Bruksel me kryeministrin Rama.

Pas saj, fjalën e mori kryeministri Rama, i cili shprehu faleminderit për këdo që ka zgjatur dorën ndaj shqiptarëve, duke dhënë kontributet e tyre. Që në krye të fjalimit të tij, Rama tha se është tejet i prekur, ndërsa shprehu falenderimet për mbështetjen e vyer që na kanë dhënë shumë shtete. Kryeministri tha ndër të tjera se pas këtyre tronditjeve, Shqipëria po përpiqet që të rimëkëmbet nga goditja e pamëshirshme.

Në fjalën e tij në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama zgjodhi ta nisë më nje fjalë, ‘Faleminderit’, thënë në gjuhë të ndryshme, si mirënjohje për vendet që iu përgjigjën vendit tonë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.

“Më duhet të them që jam thellësisht i prekur. Faleminderit në të gjitha gjuhët tuaja. Faleminderit për mbështetjen e vyer. Flas në emër nga zemra e të gjithë shqiptarëve. Faleminderit që pranuat ftesën nga presidentja e KE. Ju lutem të na ndihmoni më shumë. Ju patët edhe vetë tërmetin tuaj.  Sa i lumtur do të isha që flamuri shqiptar të zëvendësonte atë britanik. Por nuk është kaq e thjeshtë. Toka u trondit dhe që prej tij momenti, gjithçka është dashur të zerë një vend të dytë. Por jam i lumtur se erdhën kaq mirë të shkëlqyer nga toka dhe deti. Faleminderit miq nga të gjitha vendet, nga fqinjët. Faleminderit për të gjithë ndihmën që na keni dhënë. Të gjithë siguruan që të hapej kjo konferencë. Ka më shumë se një arsye pse shqiptarët janë pro evropianë. Plaga fizike është arsyeja pse jemi këtu. Por ende po përpiqemi të rimëkëmbim tronditjen. Ne jemi një vend i vogël, dhe nuk mund ti përballojmë të vetëm katastrofta natyrore. SHBA mund ti përballojë vetë. Fqinjët vijuan të na ndihmonin në ato rrethana të vështira”, u shpreh Rama.

“Ishim të zënë duke bërë plane dhe ndërkohë toka përpiu njerëzit. Vendi u trondit dhe qysh prej atij molmenti, gjithçka është përqëndruar tek përballimi i periudhës së mëpasshme, ndjehem kaq mirë që të zbulojmë se nuk ishim të vetmit. Kishim kaq shumë miq që vinin nga rajoni, kontinenti e përtej që të luftonin me ne për të shëruar plagë e tashmë për të ndërtuat shtigje për të ardhmen. Faleminderit miq nga Turqia. Faleminderit miq nga vendet e gjirit, miq nga Azia. Falemiderit miq nga Ballkani Perëndimor. E dëshmuar sesa rajoni ka ndryshuar për të ndërtuar për fëmijet tanë, mosmarrëveshjet që ka mbajtur peng vendet tona. Mirënjohja nuk ka kufij. Vetëm që ndodheni këtu, më ngroh dhe mbush zemrën. Për të gjithë ndihmën që na keni dhënë në këtë rrugëtim të vështirë”.

Krahas lutjeve për ndihmë, Rama risolli në vëmendje edhe ‘tërmetin’ në BE, me BREXIT. Rama tha se do ishte krenar nëse Shqipëria do të zëvendësonte në Bruksel vendin e flamurit të Mbretërisë së Bashkuar, por nga ana tjetër theksoi se nuk po u kërkonte vendit të votonin ‘pro’.

“Ju lutemi, ju lutemi na ndihmoni, ndërsa ne mundohemi të rimëkëmbemi. Ju patët vetë tërmetin tuaj me BREXIT, dhe unë që vija nga një vend i vogël dhe që kërkojmë të hyjmë në BE, isha shumë i trishtë të shihja që Mbretëria e Bashkuar largohej prej saj.

Sa krenar, do doja që flamuri i Shqipërisë të zëvendësonte atë të Mbretërisë së Bashkuar këtu në Bruksel, por nuk do t’jua thosha bëjeni.

Unë ndjehem kaq mirë të zbulonim në momentet tona tragjike që nuk ishim vetëm, sepse kishim kaq shumë miq të shkëlqyer, që vinin nga qielli, deti, toka, rajoni, kontinenti e përtej”, tha Rama.

Rama u shpreh para krerëve të shteteve pjesëmarrëse në Konferencën e Donatorëve, se dy ditët më të vështira për Shqipërinë në vitin 2019 ishin tërmeti i 26 nëntorit dhe tërmeti politik si e quajti ai, vendimin e KE-së në tetor që shtyu hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

TIRANA TODAY

Tags: konferenca e donatoreveramatermeti

TË LIDHURA

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec
Aktualitet

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

18:45 | 20/10/2025
Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit
Politikë

Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

17:58 | 20/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet
Aktualitet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Next Post
U zhduk pranë Bermudës, anija fantazmë shfaqet pas stuhisë “Dennis” (VIDEO)

U zhduk pranë Bermudës, anija fantazmë shfaqet pas stuhisë “Dennis” (VIDEO)

Ndryshojnë “kokat” e komisariateve në veri të vendit, tre emërimet e reja

Tentoi të ekzekutonte shkodranin, policia arreston një tjetër të kërkuar

KE jep dhe 100 mln euro shtesë, përveç 15 mln (VIDEO)

KE jep dhe 100 mln euro shtesë, përveç 15 mln (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet
Bota

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet

by mirseda
22:13 | 20/10/2025
0

Presidenti i Republikës Sprska Milorad Dodik, i sanksionuar non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe ka...

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

22:10 | 20/10/2025
Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

21:53 | 20/10/2025
SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

21:11 | 20/10/2025
Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

21:09 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com