Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se ndihma e Komisionit Evropian për rindërtimin e Shqipërisë do të vazhdojë edhe në javët dhe muajt në vijim, teksa premtoi shumën prej 100 milionë euro nga buxheti i Bashkimit Evropian, përveç 15 milionë eurove që ajo kishte bërë të ditura në dhjetor, shumë për të cilën sot nënshkroi edhe marrëveshjen në Bruksel me kryeministrin Rama.
Pas saj, fjalën e mori kryeministri Rama, i cili shprehu faleminderit për këdo që ka zgjatur dorën ndaj shqiptarëve, duke dhënë kontributet e tyre. Që në krye të fjalimit të tij, Rama tha se është tejet i prekur, ndërsa shprehu falenderimet për mbështetjen e vyer që na kanë dhënë shumë shtete. Kryeministri tha ndër të tjera se pas këtyre tronditjeve, Shqipëria po përpiqet që të rimëkëmbet nga goditja e pamëshirshme.
Në fjalën e tij në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama zgjodhi ta nisë më nje fjalë, ‘Faleminderit’, thënë në gjuhë të ndryshme, si mirënjohje për vendet që iu përgjigjën vendit tonë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.
“Më duhet të them që jam thellësisht i prekur. Faleminderit në të gjitha gjuhët tuaja. Faleminderit për mbështetjen e vyer. Flas në emër nga zemra e të gjithë shqiptarëve. Faleminderit që pranuat ftesën nga presidentja e KE. Ju lutem të na ndihmoni më shumë. Ju patët edhe vetë tërmetin tuaj. Sa i lumtur do të isha që flamuri shqiptar të zëvendësonte atë britanik. Por nuk është kaq e thjeshtë. Toka u trondit dhe që prej tij momenti, gjithçka është dashur të zerë një vend të dytë. Por jam i lumtur se erdhën kaq mirë të shkëlqyer nga toka dhe deti. Faleminderit miq nga të gjitha vendet, nga fqinjët. Faleminderit për të gjithë ndihmën që na keni dhënë. Të gjithë siguruan që të hapej kjo konferencë. Ka më shumë se një arsye pse shqiptarët janë pro evropianë. Plaga fizike është arsyeja pse jemi këtu. Por ende po përpiqemi të rimëkëmbim tronditjen. Ne jemi një vend i vogël, dhe nuk mund ti përballojmë të vetëm katastrofta natyrore. SHBA mund ti përballojë vetë. Fqinjët vijuan të na ndihmonin në ato rrethana të vështira”, u shpreh Rama.
“Ishim të zënë duke bërë plane dhe ndërkohë toka përpiu njerëzit. Vendi u trondit dhe qysh prej atij molmenti, gjithçka është përqëndruar tek përballimi i periudhës së mëpasshme, ndjehem kaq mirë që të zbulojmë se nuk ishim të vetmit. Kishim kaq shumë miq që vinin nga rajoni, kontinenti e përtej që të luftonin me ne për të shëruar plagë e tashmë për të ndërtuat shtigje për të ardhmen. Faleminderit miq nga Turqia. Faleminderit miq nga vendet e gjirit, miq nga Azia. Falemiderit miq nga Ballkani Perëndimor. E dëshmuar sesa rajoni ka ndryshuar për të ndërtuar për fëmijet tanë, mosmarrëveshjet që ka mbajtur peng vendet tona. Mirënjohja nuk ka kufij. Vetëm që ndodheni këtu, më ngroh dhe mbush zemrën. Për të gjithë ndihmën që na keni dhënë në këtë rrugëtim të vështirë”.
Krahas lutjeve për ndihmë, Rama risolli në vëmendje edhe ‘tërmetin’ në BE, me BREXIT. Rama tha se do ishte krenar nëse Shqipëria do të zëvendësonte në Bruksel vendin e flamurit të Mbretërisë së Bashkuar, por nga ana tjetër theksoi se nuk po u kërkonte vendit të votonin ‘pro’.
“Ju lutemi, ju lutemi na ndihmoni, ndërsa ne mundohemi të rimëkëmbemi. Ju patët vetë tërmetin tuaj me BREXIT, dhe unë që vija nga një vend i vogël dhe që kërkojmë të hyjmë në BE, isha shumë i trishtë të shihja që Mbretëria e Bashkuar largohej prej saj.
Sa krenar, do doja që flamuri i Shqipërisë të zëvendësonte atë të Mbretërisë së Bashkuar këtu në Bruksel, por nuk do t’jua thosha bëjeni.
Unë ndjehem kaq mirë të zbulonim në momentet tona tragjike që nuk ishim vetëm, sepse kishim kaq shumë miq të shkëlqyer, që vinin nga qielli, deti, toka, rajoni, kontinenti e përtej”, tha Rama.
Rama u shpreh para krerëve të shteteve pjesëmarrëse në Konferencën e Donatorëve, se dy ditët më të vështira për Shqipërinë në vitin 2019 ishin tërmeti i 26 nëntorit dhe tërmeti politik si e quajti ai, vendimin e KE-së në tetor që shtyu hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
TIRANA TODAY