Ish-deputeti i PD-së Aurel Bylykbashi i cili u shoqërua dy ditë më parë për thirrjet e tij për vëllavrasje dhe luftë civile në mbledhjen e ‘Aleancës Qytetare’, ditën e sotme i është kundërpërgjigjur përmes një postimi në Facebook kryeministrit Edi Rama.
Bylykbashi i është drejtuar kreut të qeverisë Edi Rama në përgjigje të ironive që përdori kryeministri kundrejt Bylykbashit ditën e djeshme gjatë takimit në Elbasan.
“Ç’më bëre zoti Rama. Me le dy djemtë pa martuar. Kush i merr më këta, pas atyre që the dje për mua”, shkruan ndër të tjera Bylykbashi.
Reagimi i plotë i Bylykbashit:
“Marlindi sot ka Ditelindjen! Mbush 14 vjec! C’me bere zoti Rama! Me le dy djemte pa martuar! Kush i merr me keta, pas atyre qe the dje per mua!! Po me ke merzitur nenen! E di si me tha? Te kam te parin dhe te kam bere me gjithe deshiren e nje nene!! Po c’pune ke ti me Haxhi Qamilin?!
Se, qe ta dish, kur Haxhi Qamili erdhi ne Elbasan, qelloi qe Kryetar Bashkie ishte im stergjysh, Hysen Hastopalli! Do ta rrihnin ne xhami, por ai nuk e dorezoi Bashkine e Elbasanit! E gjeten te papergatitur.., sa erdhen burrat e Shpatit me arme nga Busheku, bashke me djemte dhe nipat e vet! Po nga ti dish ti, keto punet e Historise se Shqiperise! Kur ai i joti ishte shofer, ky i imi kishte dy makina! I thashe nenes: Do ti them te na sjelle Zahon, ca dite tek shtepija jone… Thuaji.., me tha! Do tja mbaj si djale Kryeministri! Kjo i di mire keto pune, se per vete eshte rritur me sherbetore…
Po une e kam hallin tjeterkund! Do ti ve te tre, te bejne nje xhiro ne bulevard, ti shohe Elbasani! Mbase ju hapet fati pastaj! Meqe ra fjala, ti e di ku e kam hallin une! Shikoje dhe nje here, ate punen e dates 30!! Ke mbetur vetem, prandaj bertet! Dje ne Elbasan, ishin me shume se ju!! Po nuk kishim karrike te rrinin ulur! Perndryshe…, une e di.., burgu me pret!! Po ty??”