Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, ku noftoi se ka dekretuar 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve. Gjatë fjalës Meta theksoi se i vjen keq që Rama nuk pranoi të vinte në takim, por tregoi gatishmëri ta takonte edhe në mesnatë.
Kryeministri gjatë fushatës së tij elektorale ka ironizuar në çdo miting presidentin Meta dhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, duke u shprehur se meta merr urdhra nga Kryemadhi. Meta i ktheu përgjigje Ramës duke i thënë se “Nuk e ka për turp që është burri i Monikës”.
“Rama është duke u marrë me fushatë dhe e kishte të pamundur të vinte nga ora 7 e mëngjesit deri në 13:00, prandaj vendosa të jem i gatshëm që në 5 të mëngjesit. Por Rama nuk e gjeti kohën pasi është duke u marrë me fushatë elektorale. Por unë jam i gatshëm ta takoj dhe të flas për krizën politike në çdo kohë, edhe në mesnatë. Më vjen keq që nuk e gjeti kohë, por unë nuk do të nervozohem dhe të dal jashtë vetes. Ne duhet të jemi shembull pasi vitin tjetër do të marrin drejtimin e OSBE-së.
Nuk e kam për turp që jam burrë i Monikës, dhe këtë e dinë të gjithë shqiptarët. E njoha Monikën në partinë që Rama drejton sot. Ai e di shumë mirë që nuk i ngatërroj detyrat personale me ato shtetërore. Axhenda ime është axhenda e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Rama.