E hënë, 18 Janar, 2021
3 C
Tirana

Rama dhe Ahmetaj inspektojnë punimet në lagjen e re të Rindërtimit në Fushë-Krujë

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot lagjen e re të Rindërtimit në Fushë-Krujë.

Kreu i qeverisë u shpreh se 45% e punës së infrastrukturës rrugore dhe nëntokësore në këtë lagje ka përfunduar. Pjesë e këtij inspektimi ishte edhe ministri Arben Ahmetaj, i cili tha se për 4-5 javë në këtë lagje fillojnë dhe ndërtimet e banesave individuale.

RAMA: Model për ta pasur në të ardhmen largqoftë çdo vend.

AHMETAJ: Besoj këtu, për 4-5 javë në varësi të mbylljes së procesit dhe projektimit do të fillojmë me shtëpitë individuale. Kjo zonë, zona e Durrësit, Kavaja, Rrogozhina dhe një pjesë e Kurbinit. Që ti bëjmë gati dhe ti fusim në fazën e prokurimit për fazën e dytë. 128 shtëpi, familje, dhe 145 familje në pallate. Pallatet do të jenë 4-katëshe, pra jo si pallate me shumë kate.

RAMA: Po në Krujë me projektin e përbashkët?

AHMETAJ: Sipas porosisë tuaj, duhet përcaktuar më specifikisht. Duhet godina në harmoni me pjesën e vjetër.

RAMA: Kanë punuar holandezët me grupin shqiptar. Ajo që në fillim kur ra tërmeti, çoi mesazhe tha jam e gatshme të kontribuoj pa asnjë kërkesë. Shih si është, krejt botë tjetër. Këto të tjerat janë godina të përbashkëta. Shumë e rëndësishme të nënvizohet se ka qenë më e shpejtë pasi nuk kemi pasur probleme me prona private në mes. Këto na kanë zgjatur procesin në Laç, Thumanë e Bubq.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...