E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

U infektua para pak ditësh, Veseli tregon për gjendjen e tij shëndetësore

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, bën me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe deri në shërim të plotë do të qëndrojë në vetizolim.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli thotë se mezi pret t’i kthehet punëve dhe aktiviteteve me PDK-në. Ai i bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat.

Veseli rezultoi pozitiv me koronavirus disa ditë më parë.

Postimi i plotë:

Ju falënderoj nga zemra për kujdesin dhe mesazhet inkurajuese që po më dërgoni këto ditë gjatë ballafaqimit me covid-19. Dua të ju informoj se unë jam shumë mirë me shëndet dhe deri në shërim të plotë do të qëndroj në vetizolim. Mezi po pres të rikthehem në aktivitete dhe shumë punë të mira në Partinë Demokratike të Kosovës. Ju ftoj të gjithëve që të bëni shumë kujdes, t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...

Aksidenti me 4 viktima/ Momenti i parakalimit të gabuar të ‘Citroen-it’ (Video)

Publikohet video e aksidentit që i mori jetën 4 shtetasve nga Kosova në Rrugën e Kombit, mbrëmjen e djeshme (14 janar). Në videon e publikuar...

Rigoni dhe samiti i Tiranës

Nga: Frrok Çupi Këtu është në plan një samit dialogu mes shteteve fqinje, por njëkohësisht disa kanë lëshuar fjalë kundër, sikur ‘u bëmë ne shqiptarët...

Vllaznia me njërën dorë te titulli, Teuta zhyt Bylisin në krizë

Përfundojnë dy ndeshjet që hapën siparin e javës së 14 të Kategorisë Superiore. Teuta mundi me rezultatin e pastër 2-0 Bylisin, dhe me këtë fitore...

Nuk mbajti premtimin për ujësjellësin, banorët lidhin te pema kreun e komunës

Kryetari i komunës në qytetin jugor meksikan Chiapas, Oscar Ramirez është lidhur nga banorët e zonës, pasi nuk mbajti premtimin për ndërtimin e një...