E premte, 23 Korrik, 2021
30.5 C
Tirana

Rama: Blofi i PD-së do të ketë pasoja të rënda. Po bllokon reformën në drejtësi 

Kryeministri Edi Rama theksoi sot, në një konferencë për shtyp, se blofi që po luan Partia Demokratike me zgjedhjet në Kavajë dhe me ato të 18 qershorit do të ketë pasoja të rënda të për vendin. Sipas tij, qëndrimi i opozitës, duke rreshtuar kërkesa të njëpasnjëshme ndaj qeverisë, është vetëm një justifikim për t’i ikur Vettingut dhe reformës në drejtësi.

Konferenca për shtyp e kryeministrit:

Faleminderit që jeni sot këtu. Mendoj që është një moment i volitshëm për të bërë një rezyme të situatës dhe për t’ju dhënë disa informacione të nevojshme, duke ndarë edhe me publikun atë çka është me interes në momentet e sotme.

Siç e dini, presidenti i Republikës dekretoi zgjedhjet në datën 18 qershor me një dekret të fundvitit të kaluar dhe dua që t’ju fus pak në botën tonë të partive politike dhe të lidershipeve politike për t’ju dhënë një ide se si funksionon përgatitja drejt një beteje zgjedhore. Në momentin kur bëhet e ditur data e zgjedhjeve, në partinë tonë zhvillohet një punë e posaçme për të ndërtuar strategjinë dhe kjo punë bazohet në anketimet e publikut, ku dëgjohen votues të PS-së, të majtë, të djathtë, votues të lëkundur apo votues që nuk marrin pjesë në zgjedhje.

Dihet se kur drejtohen fokus grupet, ata që flasin nuk janë në dijeni se kush po i pyet dhe merret një material goxha i gjerë për të kuptuar ndjeshmërinë e publikut lidhur me çështje të ndryshme, lidhur me personazhet politikë dhe lidhur me pritshmëritë. Mbi këtë bazë përcaktohet strategjia, përcaktohen mesazhet, përcaktohet kalendari i përshkallëzimit të aksionit politik dhe mënyra se si shfaqen njëri pas tjetrit mesazhet dhe blloqet e ndryshme të strategjisë. Ne bëmë kalendarin tonë dhe filluam punën tonë për zgjedhjet e 18 qershorit.

Kam pasur një parandjenjë të fortë në periudhën kur votohej Reforma në Drejtësi, që pika e lidhur më Vettingun do të na sillte probleme. Konkretisht, në të gjithë nivelet e përzgjedhjes që i takon të individëve në sistemin e drejtësisë, ka nja barazi 50% me 50% mes mazhorancës dhe opozitës. Ka një mekanizëm bllokues që është shorti.

Unë e kam ndarë shqetësimin që PD-ja do të kapet për të bllokuar zbatimin e reformës në drejtësi. Edhe pse surprizën e bllokimit të Vetingut, unë e kam pritur, nuk e kam pritur bojkotin e Parlamentit dhe lidhjen e këtij halli me zgjedhjet. Do të thotë që PD bëri një lëvizje surprizë dhe mori përsipër një aksion shumë të rrezikshëm për vetveten, por jo pa asnjë shans për të pasur sukses.

Ky shans ishte mundësia për të destabilizuar koalicionin dhe duke mikluar Ilir Metën dhe LSI-në. Unë asnjëherë nuk kam besuar se kjo do funksionojë, sepse kam qenë i bindur që përpjekjet e Metës ishin pjesë e natyrshme e filozofisë së tij, por jo ashtu siç u lexuan rëndom nga të gjithë ata që donin çarjen e koalicionit.

Faktikisht, Presidenti i zgjedhur bëri çdo përpjekje, duke shkuar edhe përtej vijës, dhe përpjekjet vijuan me një letër të presidentit të Partive Popullore, që të bënin ata përpjekjen e fundit për të gjetur një kompromis të arsyeshëm, që do të mund të zhbllokonte Vettingun.

Ju e dini që ne si koalicion dogjëm tre raunde të zgjedhjes së Presidentit të ri, edhe pse votat i kishim, gjë që e konfirmoi zgjedhja e Metës, dhe vazhduam të kërkojmë që të përçojmë zërin e arsyes në murin absurd që PD ka vënë mes vetes dhe sistemit demokratik.

Nuk patëm sukses në këtë përpjekje, mundësia ishte akoma në tavolinë dhe pika e parë e propozuar nga McAllister ishte mundësia për një figurë sa më konsensuale të Presidentit të Republikës. Këtë e bëmë me votat e shumicës sonë, por duke respektuar nevojën e PD-së për të pasur një president konsensual.

PD s’kishte ku e gjente as në tokë, as në hënë, një kandidaturë që të na bënte ta votonim. Përmbushëm një detyrë për Presidentin që përfaqëson të gjithë spektrin politik shqiptar, madje me më shumë komoditet për PD-në, të cilën e ka marrë më shumë me të mirë.

Strategjia e PD-së filloi të nxirrte ujë nga të gjitha anët, ndërsa strategjia jonë për të shkuar drejt 18 qershorit, funksionoi dhe funksionon.

Patëm në tavolinë një platformë, e cila u pranua nga ne në harkun e 30 sekondave, qoftë nga Meta, qoftë nga unë. Pati një takim McAllister dhe Fleckenstein me PD-në dhe u organizua takimi i famshëm, apo famëkeq i pallatit të kongreseve. Famëkeq sepse s’e kam ndjerë ndonjëherë veten më keq, që dy përfaqësues të partive më të mëdha shkojnë në dhoma veç e veç me një gjerman njëri dhe me një gjerman tjetri.

Aty u vunë dhe dy pika si mundësi kompromisi:

1-Shtyrja e zgjedhjeve më 16 korrik

2- Ndryshimi i qeverisë

Meta ka pranuar menjëherë, unë jam shprehur kështu: Nuk i pranoj dhe as nuk i refuzoj, por jam gati t’i diskutoj me kushtin që të votohet Vettingu. Kam nënvizuar që nuk mund të ketë shtyrje të zgjedhjeve, brenda asaj që lejon kushtetuta. Basha ka ikur duke refuzuar këtë kompromis. Politika është shah, jo damë. Nëse e luan politikën si damë dhe përdor metodën e pokerit duke thirrur një blof, si ai që thirri Basha për dy muaj, duhet të mbash parasysh se mund të humbasësh gjithçka nëse e zbulon blofin.

Për mua politika është shah. Kur plani zbulohet nga kundërshtari, ai është mat.

Nuk mundet të harroj se nuk jemi këtu një palë që duhet të bëjë babysitterin e palës tjetër dhe një palë që thotë: prisni se jam dhe unë, duhet ta fillojmë lojën nga e para meqë nuk e dija që ishte shah, dhe e luajta si poker.

Kjo ka pasoja të rënda për PD-në, por nuk është çështja ime. PS dhe PD janë kundërshtarë, nuk di ndonjë rast ku njëri kundërshtar i qan hallit tjetrit dhe ky i fundit thotë se ti je këtu për të më bërë mua  të fitoj.

Mund të them që strategjia jona ka funksionuar deti tani perfekt, e PD-së ka dështuar me sukses. PD hyri në një aventurë për të marrë peng qeverinë e zgjedhur, për të marrë peng Reformën në Drejtësi, për të marrë peng procesin zgjedhor. Në një proces normal zgjedhor, PD nuk ka asnjë shans të mundë partinë tonë.

Lexo edhe :   “Bereqet Versën” ose kur PD-ja i largohet pushtetit si marrëzia bibliotekës

Si kreu i Ps-së ndjehem shumë mirë që kemi zbuluar plotësisht planin blof të kundërshtarit. Si kryeministër duhet të bëj gjithçka që zgjedhjet të jenë më të mirat që ka bërë qeveria. PD ka filluar të qajë për humbjen e zgjedhjeve që s’kanë ndodhur akoma.

Historitë me Noriegën, me kriminelët, me dreqin a shejtanin, janë strategjia e PD-së e përkthyer në mesazhe për ata që duan t’i besojnë. S’kanë lidhje me mua. Ajo që ka lidhje me mua është pjesa e arsyeve objektive, që duhen adresuar, që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme. Për këtë arsye, duhet t’i jap përgjigje pozitive disa pyetjeve.

Lexo edhe :   Deputeti i PD/ SPAK të zbresë te Bashkia e Fierit! Pse Petro Koçi ka të drejtë!

Qeveria ka një sërë instrumentesh që nuk i ka opozita. Ne morëm një kritikë konkretet nga OSBE-ODIHR, lidhur me përdorimin e aktiviteteve të legalizimeve, për të dhënë një shembull. Ata që janë në pushtet kanë logjistikë, kanë makina, kanë asete që janë përdorur historikisht në zgjedhje. Kjo është një pikë objektive. A ka arsye për t’u shqetësuar për përdorimin e nxënësve dhe të mësuesve si një trup shumë e madhe votuesish?

Nuk mund të përsëritet historia e Saliut. Kishim një rast në Kavajë të një mësueseje që i kërkonte nxënësve të dilnin se vjen Edi Rama, mësuesja u pushua nga puna sepse urdhri i ministres është i vërtetë. Nuk mund të themi që sot që jemi në qeveri, kjo nuk është problem. A ka arsye për t’u shqetësuar për policinë, unë mendoj që nuk ka. Ne kemi pasur zgjedhje në 2011, në Tiranë ku ka pasur disa eksponentë që përfshihen në hajvanllëqe. Policia është shkëputur nga zgjedhjet, megjithatë ka një arsye që unë nuk duhet ta mohoj. Që është historia e kanabisit dhe policisë që është treguar me gisht si bashkëfajtore. Saliu dhe Lulëzimi duhet të kuptojnë se ai që ishte në tavolinë para një jave, nuk është në tavolinë gjithmonë. Ky është Rama, nëse refuzon të hash një gur në momentin që duhet ta hash, mos kujto se gurin e ke aty për ta ngrënë kur të duash. Jemi kundërshtarë këtu.

Nga ana tjetër, unë i kam bërë një propozim shumë realist, shumë garantues dhe mbi të gjithë një propozim që ju garantoj se kur kam qenë në opozitë, nuk do e kisha parë si të mundshëm.

I kam propozuar për të vëzhguar administratë, polici dhe burgje. Një zëvendëskryeministër i propozuar nga PD, po jo anëtar i PD, që të vihet në krye të një task-force për të garantuar mospërfshirjen në proces të gjithë këtyre pjesëve të trupi të shtetit. Ky zëvendëskryeministër së bashku me një përfaqësues të zgjedhur nga BE, nga SHBA, dhe nga OSBE-ja, do të ketë detyrën e monitorimit të plotë të sjelljes së shtetit në fushatë, mbi bazën e një rregulloreje të dakortësuar.

Legalizimet ne i ndërpremë vetë, unë e deklarova dhe e thashë që mbas 1 majit nuk ka më legalizime me kamera dhe fjalime. Ka dhe aktivitete tjera dhe kjo task-forcë monitoron këtë aktivitet. Në Ministrinë e Brendshme, një zëvendësministër i propozuar nga PD, drejton të gjithë procesin e monitorimit të sjelljes së policisë së shtetit.

Në momentin që diçka ndodh apo pretendohet se ndodh, adresohet drejtpërdrejt, verifikohet, dhe në rast se dikush ka shkelur etikën e policisë së shtetit, merren menjëherë masa.

E njëjta gjë edhe për ministren e Arsimit, e propozuar nga PD-ja, jo anëtare e PD-së, në çdo drejtori rajonale merren parasysh ankesat. E njëjta gjë edhe për burgjet, për çdo burg për të ndjekur vetëm procesin zgjedhor dhe për të mos lejuar që në burgje të bëhen votime si në kohën e Enver Hoxhës.

Këto janë ato që unë ia kam propozuar dhe ia propozoj sërish Bashës. Elementi tjetër, votimi elektronik. Kam thënë që PD-ja mund të zgjedhë një ministër politik, cilido qoftë ai, skam asnjë rezervë. Por të njohë internetin, jo revolverin dhe ta vendosim Ministër shteti për teknologjinë në zgjedhje.

Të përgatisë një projekt qeveritar për numërimin elektronik, votimin elektronik. Nëse projekti është i besueshëm dhe i certifikuar, ne jemi gati ta financojmë dhe ta zbatojmë në zgjedhjet e 2019-ës. Shtyrja e zgjedhjeve për të bërë votime elektronike, duken histori të vërteta kur i thua brenda na çadër, jashtë çadrës nuk vlejnë.

Unë nuk jam partizan i votimeve elektronike personalisht. Por në rast se kjo është e mundshme, pse jo, t’ia plotësojmë edhe këtë dëshirë PD-së. Këto doja t’ju thosha, shpresoj të kenë qenë sqaruese.

Pyetjet e gazetarëve

Thatë që politika nuk është lojë me fusha të vogla, por thatë që e shihni politikën si shah. Basha erdhi për të luajtur në zyrën e Presidentit, kur thatë që do negocionit me propozimet. Çfarë të keqe kishte që ta linit ta “hante” “oficerin”, dhe të merrte 4 ministrat teknikë? Pse nuk e diskutuat edhe dje atë që keni thënë se mund ta diskutoni?

Rama: Kam thënë që jam i gatshëm ta propozoj, jo ta pranoj. Propozimi është shumë i sinqertë dhe mekanizmi është funksional, e para. E dyta, nuk është se nuk kam qejf ta quaj ngërç, thjesht e quaj siç e shoh: krizë nervore e PD-së. Krizë politike do të ishte nëse do ishim në kushtet kur shumica do ishte duke e penguar opozitën që të ndikonte për mirë në rregullat e lojës. Jo vetëm që nuk e kemi penguar, por është i pari dhe i fundit Parlament në historinë e Shqipërisë, ku opozita ka folur sa dyfishi i shumicës. Ne jo vetëm që ndryshuam rregulloren, por falë Metës që ka dobësi për PD-në, u bë Parlamenti një klub ku merrte fjalën kush kishte më pak zor për të marrë peng një proces legjislativ, që ka funksionuar në komisione, por asnjë ditë në sallë. Parlamenti u bë çadër, se vetëm ata flisnin vetëm sa ishim edhe ne aty.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë mendojnë francezët për SPAK? Hoxha: Duhen kapur peshkaqenët e mëdhenj

Gazetari Artan Hoxha do jetë pjesë e një projekti të televizionin ‘France 3’, i cili synon promovimin e vendit tonë. Duke marrë shkas nga ky...

Merkato/ Midis Juves dhe Ronaldos qëndrojnë PSG dhe Mbappe, CR7 sot në Torino

Kristiano Ronaldo është rrugës për në Torino, por qëndrimi i tij tek Juventusi nuk është aspak i sigurt. Pavarësisht sinjaleve të fundit nga menaxhmenti...

Yuri Kim: Askush nuk është mbi ligjin!.. Drejtësia duhet ta bëjë të vërtetë!

“….askush s’është mbi ligjin. Varet nga sistemi i drejtësisë, nga ju, për të treguar nëse kjo është e do jetë e vërtetë”. Kështu ka...

Muzikë/ Eric Clapton, unë nuk do të luajë atje ku kërkohet vaksinimi

Eric Clapton nuk do të luajë në klabe dhe salla koncertesh ku kërkohet vaksinimi anti-Covid: kjo u njoftua nga vetë kitaristi, në vijim të...

VIDEO/Mashtroi gjermanët gjatë raportimit LIVE, gazetarja pushohet nga puna

Një reportere gjermane është pushuar nga puna, pasi mashtroi në TV duke thënë se kishte ndihmuar ekipet e kërkim-shpëtimit për të pastruar. Mediat e...