Kryeministri Rama ka shkaktuar të qeshura pafund tek qytetarët, të cilët janë mbledhur në aktivitetin “Bashkia që Duam” në Durrës. Ai foli për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, të cilën përmes batutave e cilësoi si fallxhoren, e cila dirigjon lëvizjet e opozitës së bashkuar. Rama nuk e la me kaq, por tha se kryedemokrati Basha është djegur e është bërë shkrumb, kjo edhe falë urdhrave të ish-kryeministrit Berisha.
“Këta mësuan një lojë të re, po ikim nga Parlamenti, po thon s’dum këtë të gjatin, e po rrijmë atje në rrugë, deri sa ti mërzisim të gjithë e të kapim ndonjë gjo. E kapën një gjë në 2017, kapën gjysmën e qeverisë. E kishte gjysmën e qeverisë, kishte Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Çfarë do tjetër? Dua ALUIZNI-n. Po dua drejtorinë e burgjeve, se ato i kanë qejf. Po deri 5 vjet e gjysmë ata të burgosurit, i nxirrnin me leje. Na u bë Niçja si me qen Aleksandër Mojsiu. Niçja! Këta i nxirrnin të burgosurit me leje, diskutojnë të flasim këta për krime e kriminelë.
Këta flasin për zgjedhje të lira e të ndershme. Po mirë, dakord, a ju kujtohet si jua ka bo daullja kokën votimi elektronik. Njerëzit flisnin në mëngjes, elektronik. Votimi elektronik mundet ta zgjidhi këtë punë. Edhe ne studionim votimin elektronik, bëmë edhe teste, si votojmë një me shkollë, e një pa shkollë.
I themi, ok, e provojmë. Reforma zgjedhore, çfarë doni ju? Ta bëjmë. Na ikën. Sa i thamë, na ikën! Ja Luli. Nuk është se s’do, aq më largë sa të ikë, aq më shumë do. Herën e kaluar, pa djeg mandatin mori gjysmën e qeverisë. Tani thotë; mund ti marë të gjitha pa zgjedhje. Edhe me atë fallxhoren në krah i ka thënë të kam pa filxhanin mbrëmë, harroje. I keni ato flakët e fallit? Saliu: benzin. Shkrumb mandatet. Mos u mërzisni thotë fallxhorja, isha tek njona. Të gjithë ajo ekstazë, del një bojë e zezë”.
TIRANA TODAY