E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
10.5 C
Tirana

Rama gjen ‘fajtorin’ për negociatat, nuk konfirmon Dakon për një tjetër mandat

Rama nuk i dha Vangjush Dakos besimin për një tjetër mandat. Në takimin “Bashkia që Duam” që u ndal këtë pasdite në Durrës, nuk pati një konfirmim nga kryeministri Rama për të. Ndonëse vlerësoi punën e bërë nga Dako, Rama nuk konfirmoi emrin e kandidatit për Bashkinë e qytetit bregdetar.

Nga Durrësi, ku ka folur gjatë ndalesës së radhës të ciklit kombëtar “Bashkia që duam”, Rama ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij të palëkundur sa i përket zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

“Ne jemi duke u përgatitur për zgjedhjet e 30 qershorit, do shkojmë për ato shumë gjëra që duhet të bëjmë. Përpara 4 vitesh ju kemi thënë do zgjidhet problemi i kanalizimeve, dhe do jetë drejt zgjidhjes furnizimi me ujë, dhe kjo ka ndodhur. Do transformojmë Porto Romanon në një park të ri.

Nuk diskutohet se janë një sërë projektesh të mira të kësaj Bashkie, falë Vangjushit që ka pasur projekte. Kështu që mos dëgjoni; jo po do bëhen zgjedhje të parakohshme, jo po do shtyhen, jo po do vijnë ndërkombëtarët do thonë meqë po qan Luli jepi biberonin. I dhamë 15 biberonë para dy vitesh, ai prapë nuk rritet. Le të rrijë në rrugë dhe të forcohet të bëhet gati më 2021. Se dëgjova dhe këtë juristin Bylykbashin, jo nuk hyjmë në zgjedhje: Ti mos hy se i humbur del prapë. Ne do i bëjmë zgjedhjet si me ata, si pa ata. Sa herë ju ka rraf Dako kur e kishit ju qeverinë? Niçja ishte me ju, po kjo nuk na shqetëson. Nuk është detyra jonë të rrisim opozitën. Vazhdojmë rrugën përpara për Durrësin që duam”, deklaroi Rama, duke mos e rikandiduar Dakon.

Lexo edhe :   Basha: Institucionet shtetërore me kod omerta të mafies, pranoni Vettingun
Lexo edhe :   Ka vetëm një kënd që e bën takimin e 11 dhjetorit

TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...