E premte, 3 Dhjetor, 2021
10.5 C
Tirana

Rama tallet rëndë me Bashën: Çojini biberonin se do qajë

Nga qyteti i Durrësit, kryeministri Rama ironizoi protestat e opozitës. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Bashkia që Duam”, kreu i qeverisë u shpreh se protesta e opozitës është një furtunë në got. Ai vërshoi me një lum akuzash e talljesh ndaj kreut të PD-së Basha, e jo vetëm. Për të, kryedemokratit i duhet ende kohë për tu rritur, pasi sjelljet e tij, janë si të një fëmije.

“Meqë do qajë Luli, ku e ke biberonin?! I dhamë 15 biberona përpara dy vjetësh, ja prap, nuk rritej me metoda mirëkuptimi. Lë të rrijë në rrugë, dhe të forcohet dhe të bëhet gati për zgjedhjet e vitit 2021.

Ne zgjedhjet do i bëjmë, si me ata, si pa ata. Ne nuk shkojmë në zgjedhje që të fitojmë me ata, se kjo nuk diskutohet. Po kur ishit ju në qeveri, sa herë ju ka rraf Dako? Si u bë kjo punë? Edhe vetëm me rritje, me kë e bëri këtë punë, me Niçen? Nuk na shqetëson. Nuk është mirë kur ke një opozitë të parritur, por nuk është detyra jonë të rrisim opozitën, është përgjegjësia e tyre, dhe duan ti marrin mish për top të djegin Shqipërinë.

Maksimunin mund ta nxijnë, sepse imazhet shkojnë në televizione andej, kadrinj ka gjithandej. Duan të pengojmë çeljen e negociatave, nuk e di sa do e pengojnë, e bëjnë çështjen më të vështirë, kur opozita hypën nëpër pemë.

Flamuri do pemë që të hypi, në BE hypin të tjerë dykëmbësha, nuk hypin deputetët. Ama edhe nëse na e pengojnë çeljen e negocitave, është përgjegjësia e tyre. Populli nuk është budalla. Kanë frikë nga drejtësia, ndaj ikin nga Parlamenti. Çfarë kishin për të votuar, i votuan, kokën poshtë e kartonin lartë e mbaroi. Ajo nuk ndalon. Ata e dinë më mirë se të gjithë ne, se çfarë kanë bërë. Ata janë duke parë filma”.

Lexo edhe :   Akuzat për "Toyota Yaris", Balla-Bashës: Kallëzoje penalisht Berishën
Lexo edhe :   Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...