Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Qyteti gjerman që pret me krahëhapur emigrantët

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Qyteti gjerman që pret me krahëhapur emigrantët

Nga refugjatët kërkohet që të integrohen. Por një parim bazë demokratik si e drejta e bashkëvendosjes u mohohet shpesh atyre në strehimoret e azilit. Një projekt në Bonn kërkon ta ndryshojë këtë.“Qoftë në kopshte apo azile pleqsh, kudo ka rregullore të vendosura me ligj për të drejtën e bashkëvendosjes, por në ndihmën për refugjatët, jo”, konstaton prifti, Wolfgang Picken, që kishte idenë për projektin e prezantuar të enjten në Bonn. „Ne presim që refugjatët të mësojnë demokracinë, ndërkohë që ata jetojnë në një hapësirë, ku demokracia nuk vepron, mund të thuash.” Demokracia fillon me hapa të vegjël- të marrësh përgjegjësi, të përcaktosh përditshmërinë, të gjesh një zgjidhje përmes diskutimit. Kjo do të testohet tani në 21 strehimoret e azilit në Bonn përmes këshillit të refugjatëve.

Rruga është qëllimi

Shumë gjëra ende nuk janë përcaktuar: Se si duhet të formohen këto këshilla, nëse duhet të zgjidhen, nësa ka kuota për grupe të caktuara apo fe të caktuara. E paqartë është, se për çfarë do të vendosin ato. Lothar Theodor Lemper, drejtori i fondacionit Otto-Benecke-Stiftung (OBS), thotë se edhe kjo ka vlerën e saj. “Madje edhe pyetja, se si do të jetë kjo strukturë është pjesë e procesit dhe e mundësisë që refugjatët të jenë pjesëmarrës. Ne nuk u vendosim ndonjë plan dhe u themi që duhet bërë kështu, por gjithçka përpunohet së bashku.”

Disa shembuj megjithatë përmenden: Këshilli i refugjatëve mund të jetë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e strehimores, mund të bashkëvendosë, se çfarë mobiljesh duhen, çfarë sportesh duhen praktikuar. Ai mund të planifikojë ekskursione apo festa të caktuara. Ai mund të japë konsulta për kujdesin ndaj fëmijëve, të rinjve apo të vendosë për kurset e përgatitjes për integrim në tregun e punës. „Jemi të hapur për atë që do të bëhet”, thotë prifti Picken. Për këtë këshillat kanë edhe një buxhet prej 310.000 eurosh.

Drejtuesi i projektit, Bernd Loschnig nga fondacioni „Otto Benecke” i krahason këshillat me përfaqësitë e nxënësve. Këto nuk mund të marrin vendime të detyrueshme, por në „fund të fundit nuk kanë pak influencë.” Shkëmbimi mes banorëve në strehimore fillimisht do të bëhet pa përkthyes, dhe do të zhvillohet më pas në gjermanishte të thjeshtë.

“Ata që janë të prekur bëhen pjesëmarrës”

Lemper thekson se me këtë arrihet që nga „një kulturë mirëseradhjeje të krijohet një kulturë përgjegjësie”. Për kryebashkiakun e Bonnit, Ashok Sridharan një objektiv është „që ata që janë të prekur të bëhen pjesëmarrës”. Bashkëvendosje për Sridharan do të thotë të diskutosh me të tjerët, të mësosh të pranosh mendimin e të tjerëve, të gjesh një konsesus. „Shumë nga ata që kanë ardhur tek ne nuk e njohin këtë në vendet e tyre.”

Ralf Kleindiek, sekretar shteti në Ministrinë e Familjes, Grave, Të Moshuarve dhe Rinisë thekson se në këtë proces duhet të mbështeten të gjithë, edhe ata që kanë lindur në Gjermani. „Ne e dimë që demokracia nuk trashëgohet, që ajo nuk lind vetvetiu, por që duhet të përftohet e të mësohet nga çdo gjeneratë.” Kjo ministri me 280.000 eurot që ofron jep gati 90% të buxhetit.

Deficit i paidentifikuar më parë

Po pse vjen ky projekt tani, kur të gjithë, edhe landi i Renanisë-Veriore Vestfalisë e njohin jetësimin e parimeve demokratike si pjesë të rëndësishme të integrimit? „Ka njolla gri”, thotë prifti Picken. Gjatë këtyre dy viteve të fundit në ndihmën ndaj refugjatëve, atij nuk i kishte rënë në sy kjo mungesë. „Kur e kuptuam, se nuk ka një bashkëvendosje të institucionalizuar, atëherë e pamë njëri-tjetrin të prekur në sy.”

„Ky është një deficit, kjo nuk diskutohet” thotë edhe Kleindiek. Në vitet 2015-2017 kishim një sërë sfidash të tjera, kështu disa gjara kanë mbetur mënjanë. Këtu bën pjesë edhe një bashkëjetesë me vetëvendosje dhe demokratike në strehimoret e refugjatëve. „Këtë duam ta organizojmë tani.” Tani po verifikohet, nëse ky projekt mund të vihet në jetë edhe në komuna të tjerë, thotë Picken. Megjithëse mund të ketë komuna, kur ky projekt nuk zhvillon ndonjë dinamikë, e rëndësishme është që ai të vazhdojë, thotë ai. Sepse demokracia nuk është një mjet pedagogjik, por „duhet të jetë e vetëkuptueshme në shoqërinë tonë.”/Deutsche Welle

Tags: duhetemigrantetgjermanhapurkrahëNxitonipretQyteti

TË LIDHURA

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës
Aktualitet

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës

22:37 | 07/01/2026
Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë
Aktualitet

Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

22:15 | 07/01/2026
Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!
Aktualitet

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

21:38 | 07/01/2026
Next Post
Gjirokastritët nuk janë më kursimtarë

Gjirokastritët nuk janë më kursimtarë

Studimi: Konsumimi i peshkut rrit inteligjencën te fëmijët

Studimi: Konsumimi i peshkut rrit inteligjencën te fëmijët

Rrezik shembjeje, banorët braktisin pallatin

Rrezik shembjeje, banorët braktisin pallatin







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës
Aktualitet

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës

by mirseda
22:37 | 07/01/2026
0

Në Durrës, në zonën e njohur si ish-Këneta, efektivët dhe mjetet e Komandës Mbështetëse të Forcave të...

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

22:32 | 07/01/2026
Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

22:15 | 07/01/2026
Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

21:38 | 07/01/2026
Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

20:53 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com