Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep Qosja ka vlerësuar të dy kryeministrat Rama dhe Kurti si politikanë intelektualë, që popujt e të dy vendeve duhet t’i dëgjojnë. Akademiku Qosja kërkoi nga dy liderët e Shqipërisë dhe Kosovës, që të takohen më shpesh si sot. Kërkesa e tij ka lidhje me mbledhjet e qeverive, që sipas tij, janë të bukura jo vetëm për politikanët por dhe për qytetarët shqiptarë. Qosja kërkon që dy qeveritë të bëhen bashkë dhe të njësojnë idealin dhe qëllimet, si dhe të kontribojnë për popullin shqiptar.

Mesazhi i Rexhep Qosjes, në prani të Ramës dhe Kurtit:

E ndjej veten mirë, shumë mirë, madje i privilegjuar që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më nderoi këtu, para jush, me yllin e mirënjohjes publike, me një simbol shumë domethënës për historinë dhe jetën tonë kombëtare.

Kryeministri Edi Rama është njëri prej politikanëve më të suksesshëm të Shqipëri në këto 30 vitet e fundit të ndërtimit të demokracisë në Shqipëri, i cili ka sjellë risi, fryte zhvillime të reja në jetën politike, shoqërore, kombëtare shqiptare. Por, Edi Rama nuk është vetëm politikan, ai është edhe intelektual, intelektual krijues, ai është piktor dhe shkrimtar, ai shkruan romane. Shkruan trajtesa për çështje historike e të tashme, ai shkruan ese, trajta të ndryshme letrare dhe kritike-eseistike. E ndjej veten shumë mirë dhe i privilegjuar, që ky nderim m’u bë sot, këtu në Prishtinë.

E ndjej veten mirë që ky nderim i veçantë u bë pas takimit të dy delegacioneve, atij të Shqipërisë me në krye Edi Ramën, dhe atij të Kosovës, me në krye Albin Kurtin. Dua të them se Edi Rama që është politikan dhe profesor, edhe Albin Kurti është politikan dhe intelektual krijues.

Albin Kurti është një prej intelektualeve, që është çuar në një cilësi të veçantë. Duhet ta dëgjojmë kur paraqitet në televizione, në tubime të ndryshme, duhet t’i dëgjojmë deklaratat dhe intervistat e tij, për ta parë dhe për t’u bindur që ka një kujtesë të jashtëzakonshme, në të cilën janë mbledhur të dhëna, shumë të dhëna, sa në një bibliotekë, mbi historitë e Evropës, SHBA, popujve e kontinenteve të tjera, të dhëna mbi gjeografinë, mbi arte të ndryshme, mbi filozofinë.

Prej fjalëve të tij mund të mësohet. Edi Rama dhe Albin Kurti janë dy politikanë intelektualë, natyrisht të çmuar prej popullit, dhe kjo u pa edhe në zgjedhjet e fundit, në të cilat pjesa më e madhe e popullit ua dha votën, ua dha besimin. Nuk mund të mos e themi se kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurti janë politikanë dhe intelektualë, njëkohësisht edhe të kritikuar, kur e kur me arsye, por shpesh edhe pa arsye. Mund t’i dëgjojmë kritikat me të cilat mund të pajtohemi, por edhe ato kritika që janë pa të dhëna, pa argumente. Kritikat janë të nevojshme në jetën politike e shoqërore, janë edhe të dobishme. Sjellin nxitje e frymëzime të reja për përkushtime e punë të reja.

Fjala intelektual është një fjalë e krijuar, diku nga fundi i mesjetës dhe fillimi i rilindjes evropiane në Itali. Atëherë kur është krijuar, fjala intelektual kishte kuptimin “koka e popullit”. Pra, intelektualët janë trajtuar, konsideruar e çmuar si koka e popullit. Në mënyrë të veçantë kjo fjalë obligon ata që merren me politikë, pasi merren me jetën dhe të ardhmen e popullit.

Në krijimtarinë time, kurrë nuk i kam ndarë apo veçuar njërën prej tjetrës Shqipërinë dhe Kosovën. I kam parë bashkë, si një tërësi, të bashkuara në të kaluarën, siç kanë qenë, të bashkuara në të tashmen, dhe i kam ëndërruar të bashkuara edhe në të ardhmen.

Kam vërejtur se fundi i shekullit 20 dhe fillimi i shekullit 21 na kanë dhënë, na kanë premtuar, një gjasë, një shans historik për ta ndryshuar, për ta përmirësuar fatin tonë. Fati ynë ka qenë shumë i rëndë, një fat historik tragjik. Vetëm shqiptarët janë ata në Ballkan, që janë copëtuar në pesë shtete. Nuk ju ka ndodhur të tjerëve.

Gjasa që kemi për të bërë përpjekje për ta ndryshuar fatin tonë historik, na bën shumë përgjegjës të gjithë intelektualëve e politikanëve, por edhe gjithë popullin. Takimi i sotëm i dy delegacioneve, padyshim se mua më solli shumë gëzim. Mund të jeni të bindur se ky takim ju solli gëzim të gjithë shqiptarëve, kudo qofshin ata. Është një takim shumë premtues. Sa bukur duket kjo pamje e politikanëve, ministrave, të Shqipërisë dhe atyre nga Kosova. Duket bukur dhe premton shumë.

Unë i lejoj vetes, mosha në të cilën jam prej 85 viteve, më jep të drejtë morale, që t’i ftoj kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin Albin Kurti të takohen si sot, më shpesh. Të takohen qeveritë e tyre, të mbajnë mbledhje qeveritë e tyre të kryeministruara prej tyre. Në këto takime, në mbledhjet e tyre, të bëjnë, të njësojnë, një ideal të përbashkët, që na e ka lënë epoka më e madhe e historisë shqiptare, epoka e rilindjes shqiptare, të cilët kanë thënë “Si të krijojmë Shqipërinë dhe si të krijojmë shqiptarin”.

Të njësojnë idealet, qëllimet e tyre politike. T’i kontribuojnë një vlere jashtëzakonisht të madhe që është quajtur e quhet kohezion i një populli, kohezion shpirtëror, shoqëror, moral, kombëtar.

Historia na ka mësuar se kur e arrin këtë kohezion, popujt, shtetet, gjithmonë kanë dalë fitimtar. Me kohezionin e kanë mundur armikun, e kanë arritur qëllimin. Kohezioni përmban fuqinë e një populli. Me kohezion ne do arrijmë të mënjanojmë një varkë pengesash, rreziqesh, që i kemi pësuar dikur pasojat e tyre. Disa rreziqe, provokime, sfida të ndryshme, që na ngasin edhe sot. Unë uroj që këta të punojnë e të kontribuojnë me politikën e tyre, me njësimin e idealeve dhe qëllimeve të tyre, t’i kontribuojnë këtij kohezioni, të bindur se me këtë kohezion ata do t’i realizojnë më lehtë qëllimet e tyre për zhvillimin politik, shoqëror, arsimor, kombëtar.

Tags: Albin Kurtiedi ramarexhep qosja

TË LIDHURA

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro
Aktualitet

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!
Politikë

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Next Post
Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Asnjë i dënuar për atentatin tek 'Komuna e Parisit', lihen të lirë dajë e nip

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

by mirseda
22:46 | 19/12/2025
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas një takimi...

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

21:06 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com