E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me situatën në Kosovë.

“Nuk kam asgjë të mirë për të thënë për sjelljen e Evropës, për sjelljen e BE-së. Unë mendoj se Marrëveshja e Brukselit është çështje e BE-së. Nënshkrimi i saj ndodhet në Marrëveshjen e Brukselit”, tha Bërnabiq për televizionin serb Pink.

Tash e tetë ditë, serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që ndodhen në këtë zonë, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur masa reciprociteti mbi targat e automjeteve të Serbisë.

Me vendimin e Qeverisë, të datës 20 shtator, të gjitha automjetet nga Serbia që hyjnë në Kosovë, duhet të pajisen me targa të përkohshme.

Në vendkalimet kufitare është vendosur edhe njësia speciale e Policisë së Kosovës.

Bërnabiq tha se Marrëveshja e Brukselit për lëvizje të lirë midis Kosovës dhe Serbisë “është shkelur qartazi në Kosovë”, sepse në veri “nuk duhet të ketë njësi speciale të policisë”.

Sipas saj, as Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk është formuar, edhe pse kanë kaluar nëntë vjet nga Marrëveshja e Brukselit që parasheh formimin e tij.

Bërnabiq tha se BE-ja “jo vetëm që toleron moszbatimin e Marrëveshjes së Brukselit tash e nëntë vjet, por hesht për shkeljen e qartë të saj”.

Masa të ngjashme ndaj makinave me targa të Kosovës, Serbia është duke zbatuar tash e sa vite.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për shtensionim të situatës.

Lexo edhe :   Soreca: Konferenca Ndërqeveritare duhet të mbahet brenda këtij viti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se të dyja shtetet duhet të heqin përdorimin e targave të përkohshme. /evropaelire

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...