Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Qeveria e re/ Thaçi: Vendimi për mandatimin e Kurtit është në tavolinën time

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Qeveria e re/ Thaçi: Vendimi për mandatimin e Kurtit është në tavolinën time

Mungesa e arritjes së një marrëveshjeje për koalicionin e ardhshëm qeverisës ndërmjet dy partive, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të nënshkruajë vendimin që Albin Kurti të jetë mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Presidenti Thaçi tha se tashmë ka të nënshkruar vendimin për mandatimin e Kurtit dhe bëri thirrje që partitë të respektojnë vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Për hir të korrektësisë, ju e dini letrat që i kam dërguar dhe ftesat kryetarit të partisë të parë në Kosovë aktualisht, që të marrë, siç e do rendi dhe përgjegjësia politike dhe qytetare, edhe zyrtarisht të drejtën e mandatarit për themelimin e qeverisë. Takimi ynë që ka qenë në zyrën time ka qenë një takim i një vullneti të mirë. Por, në të njëjtën kohë, dua të shpresoj dhe e them përsëri që të mos vazhdon të mbetet vendimi im që e kam nënshkruar që Albin Kurti është nominuar si kandidat për kryeministër. Kështu që nënshkrimi im në vendimin për mandatar ekziston dhe është në tavolinën time”, tha Thaçi.

Sipas presidentit të vendit, zgjidhja për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, qëndron te partitë politike.

“Kjo rrjedhojë e zhvillimeve politike, përgjigjen e kërkon nga adresat e partive politike. Prandaj, dua të shpresoj në përgjegjësitë shtetërore, respektimin e vullnetit qytetar dhe të mos hyjmë në fazë të e një ngërçi apo një refuzimi të institucioneve”, tha Thaçi.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për muaj të tërë kanë zhvilluar negociata, por ende nuk kanë arritur të dakordohen për një marrëveshje koalicioni.

Së fundmi, LVV dhe LDK kanë shkëmbyer letra me ofertat e tyre për bashkëqeverisje, por asnjëra palë nuk është deklaruar se a janë të pranueshme ofertat e palës tjetër.

Ndërkaq, duke iu përgjigjur deklaratës së fundit të presidentit Thaçi lidhur me vendimin për mandatarin, Lëvizja Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë se po punojnë në drejtim të formimit të qeverisë së re.

“Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që sa më parë të kemi qeverinë e re, ndërkaq siç është theksuar në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Lëvizjes përbrenda afateve dha pa ndonjë vonesë, ditëve në vijim, Lëvizja Vetëvendosje sigurisht se do të dërgojë emrin e mandatarit ashtu siç parashihet me Kushtetutën e vendit”, thuhet në përgjigjen e këtij subjekti politik.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti më 6 janar është takuar me presidentin Hashim Thaçi, por gjatë këtij takimi ai nuk i ka ofruar emrin e të nominuarit të subjektit të tij për mandatar për kryeministër.

Vetëvendosje si parti e parë e dalë në zgjedhjet e 6 tetorit, ka thënë se emrin e mandatarit do t’ia dërgojë presidentit me kohë./REL

Tags: Albin Kurtihashim thaciIsa MustafakosovaLDKlvv

TË LIDHURA

Ktheu misionin në Kosovë në ambasadë, SHBA përkujton 8 prillin e 2008-ës
Rajoni

Ktheu misionin në Kosovë në ambasadë, SHBA përkujton 8 prillin e 2008-ës

15:13 | 08/04/2026
Vendimi hyn në fuqi nga 1 janari 2027/ Greqia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nën 15 vjeç
Rajoni

Vendimi hyn në fuqi nga 1 janari 2027/ Greqia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nën 15 vjeç

09:56 | 08/04/2026
Vrasja e 39-vjeçares shqiptare, ish-bashkëshorti pranon krimin
Rajoni

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare, ish-bashkëshorti pranon krimin

11:39 | 07/04/2026
Next Post
Nexhmije Hoxha zbulon dosjen sekrete në kasafortën e Hysni Kapos: “BAB 008”

Nexhmije Hoxha zbulon dosjen sekrete në kasafortën e Hysni Kapos: "BAB 008"

Masakroi kunatën, policia i nxjerr foton autorit

Dyshohet se ka abuzuar të miturën me aftësi ndryshe, arrestohet 60-vjeçari

E vetmja humbje për PD është përpjekja për të shpallur fitoren

Pas shtrëngimit të duarve me Gjiknurin, PD-ja kërkesë: Dosja 184 t'i kalojë SPAK







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Rama pranon fenomenin e korrupsionit në administratë: Nuk them që e kemi shfarosur
Kryesore

Rama pranon fenomenin e korrupsionit në administratë: Nuk them që e kemi shfarosur

by mirseda
16:47 | 08/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Asamblenë e PS në Lezhë, ku u ndal te akuzat...

Edi Rama nga Lezha: S’ka rritje pagash e pensionesh pa luftuar korrupsionin

Edi Rama nga Lezha: S’ka rritje pagash e pensionesh pa luftuar korrupsionin

16:32 | 08/04/2026
Prefekti Shkëlqim Hajdari në aksion pastrimi në Golem: Apel për mbrojtjen e mjedisit

Prefekti Shkëlqim Hajdari në aksion pastrimi në Golem: Apel për mbrojtjen e mjedisit

16:28 | 08/04/2026
Erion Braçe: Qeveria pa masa për kursim, vetëm Bordi dhe ulje akcize pas rënies së naftës

Erion Braçe: Qeveria pa masa për kursim, vetëm Bordi dhe ulje akcize pas rënies së naftës

16:25 | 08/04/2026
Kushtetuesja merr vendimin për Ilir Metën

Kushtetuesja merr vendimin për Ilir Metën

16:17 | 08/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com