Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për çështjen e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të 3 gjykatave të tjera për masën e sigurisë arrest në burg.
Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Meta.
Meta ka ngritur si pretendim edhe mënyrën si u ekzekutua masa e sigurimit, sipas Kushtetueses Meta këtë argument e ka parashtruar edhe në gjykatat e tjera, sipas gjykatës Meta ka bërë kallëzim për kryerjen e veprimeve arbitrare në prokurorinë e Tiranës dhe çështja është nën hetime, për këtë çështje gjykata me shumicë votash nuk e mori nën shqyrtim duke qenë se nuk janë shpreh gjykatat e tjera.















