Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

‘Qeveria Basha 3’: pak Berishë, pak Ramë, pak dramë dhe asnjë lajm

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Alfred Lela

Lulzim Basha ka qenë më kozmetik se asnjëherë në formulimin e lidershipit të ri të Partisë Demokratike. Ai ka zgjedhur katër nënkryetarë, të gjithë të rinj, duke zhbërë dyshen ‘e vjetër’ Spaho-Paloka. Një vend honorifik për njërin dhe degdisje në abys për tjetrin.

Katërshja e kompozuar nga dy gra, Tabaku dhe Duma, dhe dy burra, Alibeaj dhe Rushaj, është në fakt zgjedhja më e mirë që Basha mund të bënte. Edhe pse pas saj fshihet një kurth: demontimi i Sekretarit të Përgjithshëm G. Bardhi të cilit ia ruajti postin, jo për meritat, po për dy arsye. E ka besnik të betuar të vetes dhe nuk mund ta zhvishte nga pushteti simbolik partiak pas ngjarjes së Elbasanit, me një të vrarë dhe paqartësitë e një armiqësie politike dhe personale.

Por, katër nënkryetarët këtë bëjnë: I lënë simbolikën Bardhit dhe pushtojnë çdo centimetër pushtet që mbetet poshtë qilimit fluturues të paktit Basha-Berisha.

Edhe të marrë më vete, katërshja nuk është përzgjedhje e keqe. Tabaku dhe Duma janë mirë si kartolinë par avion nga një parti konservatore, që u jep vend grave, ndërsa Rushaj dhe Alibeaj janë dy operatorë politikë për të qenë. Të qartë në prezencë dhe të imët në operacionalitet.

Sekretariatet janë, siç edhe kanë qenë që pas Berishës, më shumë zyra të simbolikës së brendshme sesa reflektime të PD në botën shoqërore apo përthyerje të kësaj bote në të. Basha, thjeshtë, ka përfshirë të gjitha rrymat që lëvizin në shtratin lumor të tij dhe të Berishës. Agron Gjekmarkajn e ka akomoduar edhe pas tronditjes mediatike të largimit të Mark Markut, edhe për të mbajtur një përfaqësues katolik në një lidership thuajse të gjithin muhamedan (hiq Rushajn, Bumçin, Palokën). Një balestër ortodoske ia siguron Ivi Kaso dhe Enriketa Papa, të cilën e ka përzgjedhur si shefe të Fondacionit Liri-Demokraci. Ori Nebijaj, show girl i Top Channel është një hajmali që vjen nga familja, por edhe nga eliksiri elektoral i 25 prillit, votat e të cilit thuajse e bënë parlamentare shtojzovallen televizive.

Jonila Godole, që vjen nga bota universitare, është edhe një urë miqësie për Fondacionin gjerman Konrad Adenauer, i vetmi aleat besnik dhe i qëndrueshëm ndër ndërkombëtarët. Godole drejton një OJQ për kujtesën që mbështetet nga KAS.

I pashmangshëm mbetet vëzhgimi i ekzilit të Bashës për kritikët në parti. Asnjë prej tyre nuk e ka kaluar rrjetën e Këshillit Kombëtar. Fatbardh Kadilli, një politikan i mirë skemash-pre e të cilave bie nganjëherë edhe vetë- mbeti jashtë, edhe pse duket sikur Basha ka preferuar idetë e tij, por jo autorin. Arben Ristani është përfundimisht një has been. Agron Shehajt i është lënë vetëm egoja shëtitëse dhe mundësia për ta nxjerrë xhiro në Palament. Edit Harxhi është aq larg lidershipit, sa Qabeja në këngët e moçme shqiptare. Bujar Nishani, ish president dhe ish-ministër, i është dhënë vetëm një tejqyrë për ta parë PD.

Simbolikisht, Basha mund të ishte pajtuar me një prej tyre, por ai ka zgjedhur shuarjen e konflikit me anë të thellimit të tij.

Dhe mirë ka bërë. Në një parti me mbret Berishën, mëtonjësit e ‘peshave të lehta’ duhen ‘vrarë me kritikë në gojë’. Përfundimisht, Basha nuk bën dot lajm, hiq rastin kur lajm është mungesa e tij.

Tags: alfred lelalulzim bashaPD

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Dafina Zeqiri: Kam qenë në një marrëdhënie abuzive

Afganët pas largimit të SHBA: Kemi nevojë për bukë dhe ujë

Pijet alkoolike në Shqipëri kushtojnë më shtrenjtë se mesatarja europiane







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Bota

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

by mirseda
08:52 | 05/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara, pasi një grua 28-vjeçare u vra nga ish-bashkëshorti...

Aksident i rëndë në Delvinë,një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së 2 automjeteve

08:41 | 05/06/2026

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com