Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Qeveri e përbashkët PD-PS me kryeministër Ramën”, Topalli zbulon marrëveshjen

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Qeveri e përbashkët PD-PS me kryeministër Ramën”, Topalli zbulon marrëveshjen

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka sulmuar sërish kryedemokratin Basha, pas marrëveshjes me qeverinë për ‘Zgjedhoren’. Në analizën e saj, ajo shpreh shqetësimin e përbashkët që po përjetojnë të gjithë; pandemia dhe kriza ekonomike. Por duke lënë pas këtë çështje madhore, ajo ndalet me theks të veçantë tek klasa jonë politike.

Topalli bën përgjegjës 4 persona që mbajnë peng vendin. Ajo zbulon ndër të tjera se mbledhja e Kryesisë së PD, u bë pasi u firmos marrëveshja mes Ramës dhe Bashës. Akuzat ndaj kreut të PD-së vërshojnë më tej nga Topalli, ku sipas saj, Basha nuk toleron mendimin ndryshe.

Referuar marrëveshjes për ‘Zgjedhoren’, Topalli hedh shashkën e radhës, duke u shprehur se Basha kërkon lekë. E ndërsa marrëveshja, sipas ish-kryeparlamentares, ishte paradhoma për qeveri të përbashket PD -PS, me kryeminister Ramën në 2021.

Statusi

2020 eshte nje vit ndryshe. Eshte viti i Coronavirusit, viti i nje ngjarje qe ka ndalur boten dhe ka permbysur ecurine normale te gjërave. Emergjenca, urgjenca dhe delikatesa e momentit kane detyruar gjithe boten te mendojne e te gjejne rrugen per te dal nga vrima e zeze e hapur nga pandemia. Realiteti insiston ne dy fjale kyqe: pasiguri dhe pabarazi. Sepse keta jane me shume se gjithe te tjerat, qe pershkruajne problemin.

Pasiguria imponon qe te marresh vendime, qe te mos rrish ne nje vend, ne pritje te dickaje apo te dikujt qe te sjelle rroten. Pabarazia qe eshte e dukshme ,eshte destinuar qe te zgjerohet, te rendohet..Ndaj kontrolli, reduktimi i saj duhet te jete objektivi qe inspiron vendime.

Mbyllja nga Codid 19 mund te jete lehtesuar gradualisht, por ankthi per perspektiven sociale dhe ekonomike te botes vetem po rritet. Dhe ka arsye te forta per t’u frikesuar : nje renie e menjehershme ekonomike ka filluar dhe ne mund te perballemi me depresionin ekonomik me te keq nga 1930, thojne ekonomistet.

Po ne vendin tone ca mund te thuhet kur bota po zhytet ne depresion pas krizes sanitare , sakrificave te arrestit shtepiak dhe humbjeve te ekonomise. Shqiptaret perjetojne Pasiguri dhePabarazi – dy fjalet kyq, qe pershkruajne nje gjendje pemanente prej vitesh.
Varferia vetem behet me ekstreme, shanset per punesim vetem bien, kriza ekonomike edhe me kritike, nderkohe qe te gjithe presin pergjigjen e loterise amerikane. Por loterianuk eshte pergjigja per zgjidhje . Shume miq me shkruanin- jemi dakord me ty se kjo Kaste e korruptuar politike duhet shkulur.. por si?

Si?
Kthehemi tek problemi. Jane 3-4 vete qe mbajne peng vendin. Keta kane zhdukur praktikisht forcat politike perkatese duke ruajtur vetem germat e emrave te Partive. Nuk ka me gare ne keta parti, nuk ka me demonraci, nuk ka me vote brenda tyre, nuk ka as diskutime, as marrje mendimesh, kritika jo e jo. Per te mos u kthyer mbrapshte , mjafton te kujtojme marreveshtjen e fundit. Mbledhja e kryesise se PD u be pasi u firmos marreveshtja mes Rames e Bashes. Dmth udheheqesi i Partise jo vetem nuk i konsideron , por dhe tallet me ta deri ne percmim.

Kjo nuk ka ndodhur kurre me pare ne Partine Demokratike megjithe problemet qe mund te kemi patur. Arsyeja eshte e thjeshte.. Zoti Luli Basha nuk toleron mendime ndryshe. Ai eshte larg parimeve demokratike dhe perendimore. Ne marreveshtjen e fundit me Ramen, pervecse tradhetoi “ kauzen” e tij se “ me Ramen nuk ka zgjedhje” kerkoi nje gje qe ka ikur nga vemendja e medias- leke..leke.

Sikur te mos mjaftoni milionat qe shqiptaret paguajne nga taxat e tyre per zhvillimin e zgjedhjeve.. ata me marreveshtjen e re u dakordesuan me i dhane vehtes nga buxheti i Shtetit 2 here me shume para. Por ne thelb marreveshtja ishte paradhoma per qeveri te perbashket PD -PS me Kryeminister Ramen ne 2021. Kjo eshte teper!

Ne nje vend si ky i joni qe nuk ka Qeverisje, qe nuk ka opozite, qe nuk ka Gjykate Kushtetuese, nuk ka Gjykate te larte, ku te rinjte nuk gjejne pune, ku pensionet prej 7 vitesh nuk rriten, ku nuk behet nje rruge e re, ku nuk ndertohen as shkolla te reja as azile per pleq, ku nuk rriten rrogat, ku korrupsioni eshte sistematik, ku injoranti drejton zyra te rendesishme shteti dhe banditet kane parate, ku te shkolluarit fyhen dhe te ndershmit perqeshen, ku karriget ne Parlament i zen ose krimineli ose gaztori, nuk ka me vend me prit.

Drejtuesit e partive kane kuptuar nje gje: Po iku njeri ikin rresht, prandaj ata mbajne fort njeri tjetrin. Po te kishim nje udheheqes te ri e te pa korruptuar ne krye te Pd , vendi nuk do ishte pa opozite; Parlamenti nuk do ishte teater politik por arene debatesh e te vertetash; ekonomia nuk do ishte kaq seriozisht keq, pasiguria dhe pabarazia nuk do ishte kaq e frikshme e mbi te gjitha Edi Rama nuk do ishte Kryeminister.

Vetem me nje udheheqje te re ne krye te opozites , populli opozitar mund Edi Ramen dhe atehere Vendi yne do jete me mire. Sa e bukur ishte protesta e te rinjve sot ne Shkoder!!!
Te rinj, te pakorruptuar do drejtojne opoziten e do fitojne!

Tags: edi ramajozefina topallilulzim basha

TË LIDHURA

Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat
Aktualitet

Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat

21:45 | 09/03/2026
Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe humb jetën shoferi
Aktualitet

Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe humb jetën shoferi

20:36 | 09/03/2026
Next Post
Artan Hoxha: Ja çfarë e bën fisin Çapja, të fuqishëm

Artan Hoxha: Ja çfarë e bën fisin Çapja, të fuqishëm

Moti plot surpriza/ Nesër priten reshje shiu në të gjithë vendin

Moti plot surpriza/ Nesër priten reshje shiu në të gjithë vendin

Pas takimit me Yuri Kim, Basha bën lëvizjen e radhës

“Reforma hap i mirë, por duhen plotësuar 15 kushtet”, reagon Basha







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla
Bota

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

by mirseda
22:46 | 09/03/2026
0

Tërmeti 5.3 i shkallës Rihter që goditi Greqinë një ditë më parë ka shkaktuar pasoja të rënda...

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

22:44 | 09/03/2026
Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

22:26 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Deklarata e Trump se lufta në Iran në thelb ka mbaruar, nis menjëherë ulja e çmimeve të naftës

Deklarata e Trump se lufta në Iran në thelb ka mbaruar, nis menjëherë ulja e çmimeve të naftës

22:11 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com