Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Punonjësi i burgut 313 pozitiv me Covid -19 bashkë me gruan dhe djalin

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Një punonjës i Burgut 313 është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar Drejtoria e Burgjeve. Në një deklaratë përcjellë në faqen e Facebook-ut, thuhet se në datën 14 prill, një prej punonjësve që shërben në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja” në Tiranë, ka rezultuar i infektuar me virusin Covid-19.

Pas shenjave që kanë shfaqur familjarët e tij, ai ka kryer një vizitë më të specializuar nga mjekët epidemiolog. Pas kryerjes së tamponit përkatës në Spitalin Infektiv, ka rezultuar pozitiv së bashku me bashkëshorten dhe djalin.

Punonjësi i burgut nuk ka pasur kontakte të afërta me persona të tjerë. Po kështu nënvizohet fakti se gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij ditor, ka qenë i pajisur me maska, doreza si dhe ka ruajtur distancimin social.

Njoftimi

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në transparencë të plotë me qytetarët, informon publikun se më datë 14.04.2020, një prej punonjësve që shërben në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Jordan Misja” në Tiranë, ka rezultuar i infektuar me virusin Covid-19.

Më herët, ai i është nënshtruar kontrolleve të zakonshme shëndetësore të ekipit të mjekëve që kontrollon të gjithë punonjësit e burgjeve në kuadër të masave të marra për parandalimin e virusit Covid-19, ku nuk ka shfaqur asnjë shenjë.

Vetëm pas shenjave që kanë shfaqur familjarët e tij, ai ka kryer një vizitë më të specializuar nga mjekët epidemiolog dhe pas kryerjes së tamponit përkatës në Spitalin Infektiv sipas protokolleve shëndetësore, ka rezultuar pozitiv së bashku me bashkëshorten dhe djalin.

Në mënyrë të menjëhershme, ekipi shëndetësor nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me mjekë epidemiologë ndërmorën menjëherë masat për të kryer hetimin e duhur epidemiologjik.

Nga zhvillimi i hetimit epidemioligjik, informacionet nga dosja mjekësore, shqyrtimit të kamerave të sigurisë si dhe intervistimeve përkatëse me punonjësit, janë grumbulluar të dhënat e sakta ku rezulton se:

-Punonjësi nuk ka pasur kontakte të afërta me persona të tjerë si dhe gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij ditor ka qenë i pajisur me maska, doreza si dhe ka ruajtur distancimin social duke respektuar të gjitha udhëzimet e DPB në kuadër të masave të ndërmarra kohë më parë për të parandaluar përhapjen e Covid-19 dhe ndërprerjen në kohë të çdo rreziku që mund të vijë.

Theksojmë se, punonjësi nuk ka pasur asnjë funksion të lidhur drejtpërdrejt me regjimin e brendshëm të burgjeve, ç’ka deri më tani konfirmojmë se nuk ka asnjë rrezik për të burgosurit.

Pas përfundimeve të nxjerra nga grupi i specialistëve të shëndetësisë në DPB, të shqyrtuara me kujdes edhe nga mjekë epidemiologë, më datë 15.04.2020 janë marrë masat për mbajtjen nën kontroll, vetëkarantimim dhe kryerje të analizave për disa punonjes të këtij institucioni.

Këta të fundit, pasi kanë kryer analizat përkatëse kanë rezultuar të gjithë me përgjigje NEGATIV dhe do t’i rikthehen punës shumë shpejt.

Ndërkohë, DPB vazhdon të përforcojë edhe më shumë shkallën e dizinfektimit për të gjitha ambjentet e administratës, ambjentet në regjimin e jashtëm dhe të brendshëm.

Gjithashtu, në zbatim të urdhrave të lëshuara nga Ministri i Drejtësisë, në të gjitha IEVP-të janë zbatuar me rigorozitet të gjitha masat e vendosura, ku janë dezinfektuar rregullisht ambjentet, janë furnizuar plotësisht me ilaçe, janë pajisur të gjithë punonjësit me maska dhe doreza si dhe janë zhvilluar trajnime apo porosi të veçanta për çdo punonjës.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, i uron shërim sa më të shpejtë punonjësit të infektuar dhe familjarëve të tij duke shpresuar që masat e ndërmarra do të ndërpresin çdo zinxhir infektiv.

Nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve përgënjeshtron lajmin e përcjellë në disa media ku tendecionalisht spekulohej se kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 edhe dy punonjës në IEVP “Shkodër”. Në mënyrë të qëllimtë për ngjalljen e panikut në publik, disa media elektronike në mënyrë të përsëritur kanë fabrikuar histori për punonjës të infektuar.

Sqarojmë se deri më tani, punonjësit tanë gëzojnë shëndet të plotë dhe nuk kanë asnjë shenjë të Covid-19. Pak ditë më parë, ka pasur vetëm një dyshim për një punonjës, ku pas kryerjes së tamponit përkatës ai rezultoi negativ dhe vijon punën normalisht.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, i bën thirrje të gjitha medieve dhe lutet për më shumë kujdes, përgjegjshmëri dhe profesionalizëm në përcjelljen e informacioneve kaq delikate për shëndetin e stafit dhe të burgosurve, pasi publikimi i informacioneve të tjetërsuara dhe të rreme për institucione të sigurisë së lartë, shkakton dëmtime të rënda emocionale.

DPB siguron se vijon të jetë në gadishmëri të plotë gjatë gjithë kohës, duke mbajtur nën monitorim të përforcuar të gjithë situatën për të parandaluar në kohë çdo rrezik të mundshëm të shkaktuar nga virusi Covid-19.

Tags: burgukoronaviruspunonjesi

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Klubi i Premier League përgatitet për ndryshimin e pronësisë, gati edhe afrimi i teknikut Italian

4 punonjës të Ministrisë së Brendshme serbe ndërrojnë jetë nga koronavirusi

Ndihma ekonomike/ Spaho: Shqipëria renditet e fundit në botë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com