Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse po nxiton Sali Berisha për të pushtuar PD?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Sistemi i Berishës ka rënë”, zbardhet një tjetër qarkore në PD

Nga: Alfred Peza

I pyetur nga gazetarët në prapaskenën e një emisioni të debatit televiziv para zgjedhjeve të 2005, se shqiptarët duket sikur do ia jepnin votën për tu rikthyer në pushtet, por si do ia bënte me SHBA që nuk e kishte harruar ende vitin 1997? Sali Berisha u përgjigj pak a shumë: Nëse fitoj votën e qytetarëve, ndërkombëtarët janë të parët që do të vrapojnë të më japin dorën, sepse ata bashkëpunojnë me qeveritë e shteteve aleate dhe jo thjeshtë me individët që i drejtojnë ato!

Për herë të parë pas vendimit të SHBA që e shpalli “non grata” pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe të Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga Grupi Parlamentar, Sali Berisha ka nxituar në “Foltoren” e Beratit për të caktuar datën e nisjes së sulmit të tij final për pushtimin e kupolës zyrtare të PD. Ai ka qenë i qartë që në fillim të lëvizjes së tij në bazë, se vetëm kthimi i PD në një bunker për të mbrojtur kokën e tij, është i vetmi shteg që i ka mbetur për shpëtim.

Sali Berisha e bazon këtë strategji tek logjika e përgjigjes së 16 viteve më parë, sipas së cilës një lider si ai mund të bëjë çtë dojë sa është në pushtet, por e rëndësishme është që të gjejë rrugë për tu rikthyer. Prej aty, ai bëhet i pashmangshëm për ndërkombëtarët, duke dalë kësisoj nesër edhe nga lista e zezë e SHBA. Për ta bërë të besueshmë këtë Sali Berisha ka rrëfyer një mit të rremë, sikur ish Presidenti Klinton i paska thënë për të Ibrahim Rugovës më 1998, se “lumi nuk e lag dy herë të njëjtin gurë”.

Morali i kësaj fabule është: Meqë Sali Berisha iku nga pushteti më plumba më 1997 për tu rikthyer me votë më 2005, siç e sfidoi SHBA atëherë, është në gjendje që ta bëjë edhe këtë radhë. Kjo u pa, në dy zhvillimet e reja, që ndodhën sot:

E para, javës tjetër u tha se do caktohet data për mbledhjen e Këshillit Kombëtar që të nisë formalizimi i aksionit për largimin e Lulzim Bashës si Kryetar i PD.

E dyta, Sali Berisha pranoi se është i gatshëm, që të rikthehet vetë në krye të PD, për ta zëvendësuar atë.

Po çfarë ka ndodhur që Sali Berisha i ndryshoi marshet e makinës së tij politike orët e fundit, duke kaluar nga paqartësia totale, tek shpallja e luftës totale? Përgjigja për këtë, gjendet tek një deklaratë e ditëve të fundit bërë nga Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.

I pyetur se “a janë të gatshme vendet e BE për të bashkëpunuar me një PD që në një të ardhme të afërt mund të drejtohet nga Sali Berisha”, ai u përgjigj: “Ne bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike. Vazhdimisht kemi bashkëpunuar me PD edhe kur ishte jashtë Parlamentit. Ne do të ndjekim zhvillimet brenda partisë. Asgjë nuk do të ndryshojë. Do të punojmë me të gjitha forcat politike si zakonisht”.

Kaq u desh që në kampin opozitar dhe në çdo pore të hapësirës së saj propogandistike, të brohoritej me të madhe: EUREKA! Shpëtimi ishte gjetur. Tani sipas tyre, nuk kishte më asnjë pengesë për Sali Berishën që të rikthehej në krye të PD, sepse kjo nuk e pengoka bashkëpunimin e saj me BE! A thua se ai është shpallur “non grata” nga BE dhe jo nga SHBA. Duke bërë sikur e harruan deklaratën e parë të Luigi Sorecës, menjëherë pas vendimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, kur tha nga Korça se “e respektojmë plotësisht vendimin e SHBA”!

Deklarata politikisht korrekte e kryediplomatit të BE në Tiranë, po përdoret tani në vjeshtë, si një gjethe fiku për të mbuluar atë që nuk thuhet në këtë histori. Ajo as e justifikon Sali Berishën, as e imunizon “liderin historik”, as e shpëton ish Kryetarin e PD dhe as e bën të pafajshëm ish Kryeministrin, nga akuzat që SHBA kanë bërë zyrtarisht për të.

Sali Berisha vazhdon të jetë i akuzuar për “veprime korruptive si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitimet e tij, pasurimin e aleatëve politikë dhe anëtarët e familjes. Retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë”.

Me këto që po bën përmes “Foltores” dhe nxitimit për tu rikthyer në krye të PD, Sali Berisha nuk po i zhbën akuzat e SHBA. Përkundrazi. Ai thjeshtë sa po i vërteton ato publikisht. Duke dëshmuar se për të shpëtuar kokën e tij, familjarëve dhe bashkëpunëtorëve është i gatshëm që të bëjë gjithçka. Jo vetëm të shtrembërojë sipas interesit të vet, deklaratat e BE, por shumë më tepër se kaq.

Ndaj pyetja që lind pas kësaj, është pak a shumë si ajo e asaj barsaletës së njohur: Mirë lumi i amerikanëve nuk e lagërka dy herë të njëjtin gur, po me tre herë, çfarë ndodh?!

Tags: Alfred PezaBerishaPD

TË LIDHURA

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit
Editorial - Opinione

Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit

09:21 | 25/06/2025
‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Next Post
Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Gjermania dhe Anglia do të përballen në finalen e Kampionatit Evropian U21
Sport

Gjermania dhe Anglia do të përballen në finalen e Kampionatit Evropian U21

by mirseda
14:44 | 26/06/2025
0

Gjermania dhe Anglia kanë siguruar kualifikimin në finalen e Kampionatit Evropian të 21-vjeçarëve, që po zhvillohet në...

U merrte nënave me fëmijë të mitur kartat e ID për të përfituar kredi në bankë

U merrte nënave me fëmijë të mitur kartat e ID për të përfituar kredi në bankë

14:38 | 26/06/2025
GJKKO merr vendimin, Ilir Meta mbetet në qeli

GJKKO merr vendimin, Ilir Meta mbetet në qeli

14:16 | 26/06/2025
Erdogan tregon bisedën me Trump: Kërkova angazhim për paqe në Gaza dhe Ukrainë

Erdogan tregon bisedën me Trump: Kërkova angazhim për paqe në Gaza dhe Ukrainë

14:13 | 26/06/2025
Arrestohet “Fito”, njeriu më i kërkuar në Ekuador

Arrestohet “Fito”, njeriu më i kërkuar në Ekuador

13:32 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com