E diel, 22 Maj, 2022
20.5 C
Tirana

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në Beograd. Grupi nga Kosova ishte nisur për të kaluar përmes kufirit në Konçul, por policia serbe nuk ka lejuar hyrjen e tyre, gjë që ka bërë që delegacioni i boksit të kthehet për në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit në Kosovë, Latif Demolli i cili është shprehur:

“Rreth orës një jemi nisur për në Beograd. Jemi ndalë në kufi në Konçul nga policia serbe, dhe nuk na lejuan të dalim andej, për shkak të shenjave të Kosovës në tutat sportive dhe në fanellat tona. Në to shkruan KOS, ndërsa na thanë se duhet t’i lëmë në kufi dhe mund të vazhdojmë. Por siç jemi dakorduar me AIBA-n, që marrim pjesë vetëm me shenja të Kosovës, ne nuk pranuam. Tani jam në kontakt me zyrën e AIBA-s dhe po presim përgjigje”.

Nisur nga kjo ngjarje e shëmtuar, delegacioni shqiptar ka vendosur gjithashtu të mos marrë pjesë në turne, duke i dalë në krah Kosovës. Diçka të tillë e ka zbuluar vetë trajneri i ekipit të Kosovës, Besim Brahimi i cili falënderon trajnerin e ekipit të Shqipërisë, Zef Gjoni për braktisjen e turneut nëse nuk merr pjesë Kosova.

“Të lumtë Prof. Zef Gjoni. Nëse Kosovën, Serbia nuk e lejoj me marr pjesë në botëror, dhe Shqipëria nuk do të marrë pjesë duke tërhequr boksierët e vet”, shkruan Brahimi në Facebook.

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar për ndalesën që Serbia u ka bërë boksierëve kosovarë në kufirin Kosovë-Serbi. Me amë të një postimi në Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se pas kësaj ngjarje, Qeveria e Kosovës, së bashku me aleatët, po punojnë për të larguar barrikadat ilegale të Serbisë në kampionatin botëror.

“Pasi ekipi kombëtar i boksit të Kosovës është bllokuar ilegalisht nga Serbia në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, qeveria së bashku me aleatët po punojnë fuqishëm që të largojnë barrikadat ilegale kundër garës fer në kampionatin botëror”, thuhet në postim.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Avokatja e Johnny Depp bëhet personazh në internet

Miliona shikues anembanë globit po ndjekin betejën ligjore midis Johnny Depp dhe Amber Heard, dhe ndërsa drama shpaloset, një yll i ri ka dalë...

Lija e majmunit: Koha për t’u shqetësuar apo për ta injoruar?

Deri më tani, lija e majmunëve ishte mjaft e parashikueshme. Shtëpia natyrore e virusit janë kafshët e egra, të cilat në fakt mendohet se...

Anthony Albanese fiton zgjedhjet, zgjidhet kryeministri i Australisë

Anthony Albanese do të bëhet kryeministri i parë i vendit, nga një prejardhje jo anglo-keltike. Një nga politikanët më jetëgjatë të Australisë, ai thotë se...

A u dekonspirua operacioni i SPAK? Gledis Nano paralajmëron goditjet e radhës

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka konfirmuar se operacioni i SPAK është ende në proces. Teksa është pyetur nëse operacioni "Plumbi i...

Rusia ndalon furnizimin me gaz në Finlandë

Rusia ka konfirmuar mëngjesin e sotëm se ka ndaluar furnizimin me gaz për Finlandën, përshkallëzimi i fundit i një mosmarrëveshjeje për pagesat e energjisë...