Tuesday, May 17, 2022
21.5 C
Tirana

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se të largoheshin me sende me vlerë. Lojtari është tërhequr zvarrë nëpër shtëpi nga grabitësit e maskuar.

Banda e grabitësve hyri në rezidencën e izoluar gjatë periudhës së fundit të ndeshjeve ndërkombëtare, duke besuar se ai kishte udhëtuar jashtë vendit. Por lojtari ishte liruar nga skuadra.

Teksa po shihte shokët e tij të skuadrës në televizor, katër grabitës hynë përmes një dere xhami. Partnerja e tij po bënte banjë në atë moment. Të dy u kapën dhe u lidhën dhe shtëpia u plaçkit.

Një burim tha: “Ishte makthi më i keq i të gjithëve. Ai ishte mjaft i guximshëm, dhe bëri më të mirën, por grupi e grabitësve ishin goxha agresivë”.

Sulmuesit u larguan me orë, stoli dhe sende elektrike. Kjo grabitje ka tronditur klubin e tij.

“Lojtari jeton një jetë me profil të ulët jashtë fushës, kështu që ai u trondit kur u vu në shënjestër”.

Burimi i lajmit: The Sun. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nga bananet tek qymyri, zbulohen 53 pako me lëndë narkotike në portin e Durrësit

Gjatë viteve të fundit, porti i Durrësit është kthyer në një "strehë" për trafikantët. Lënda narkotike shpesh fshihet në kamionët me banane. Por tashmë...

Pompeo nderohet me titullin “Honoris Causa”, përfaqësuesit e Berishës: Erdhi në këmbim të lekëve

Vizita e ish-Sekretarit të Trump, ka trazuar ujërat brenda "Foltores" së drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku kanë shpërthyer në akuza ndaj tij. Një ditë...

Vlorë/ Shkrumbohet mjeti në pronësi të një 58-vjeçari

Një automjet tip “Mercedes-Benz” është shkrumbuar plotësisht nga flakët rreth orës 02:35, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije...

Mot me diell, temperatura deri në 31 gradë celsius për sot

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese. Por në orët e...

Strategjia detare 2035

NGA GJENERAL PIRO AHMETAJ Shqipëria jonë është e bekuar me mbi 450 km vijë bregdetare, ndërsa hapësira e interesave detare (det i brendshëm dhe territorial)...