E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i ka hyrë në hak ish-kryeministrit Berisha, teksa zbuloi se nuk kanë munguar edhe takimet e shpeshta me të. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka nënvizuar se sa të jetë ai kryetar i partisë, nuk ka për t’u mbledhur asnjë Kuvend Kombëtar, që sipas tij, merr në shqyrtim vendime të qeverisë amerikane. Basha tha se Berisha nuk ka asnjë mbifuqi që ia jep statuti i partisë, për të thirrur institucionet e partisë.

“Kur bëhet fjalë për interesin e shqiptarëve, unë jam peng vetëm i Perëndisë, i Zotit. Dhe me thënë të drejtën, Zotit mund ti kem hyrë në hak por Sali Berishës jo. Për 3 muaj kam bërë çmos për ta zgjidhur këtë çështje. Jam ulur shumë herë me Sali Berishën për të arritur një zgjidhje.

Kam pritur që siç kishte deklaruar këtë betejë ta bënte personale, pa përfshirë PD. Kur këtë vendim nuk e konkretizoi, atëherë kam marrë të vetmin vendim që ishte në favor të PD dhe Shqipërisë. Një person përpiqet për të marrë një parti të tërë peng, vetëm për interesat personale. Para dy muajsh nuk kishte asgjë me mua, tani jam unë armiku.

Katër muaj më parë ne kishim zgjedhje, çdokush mund të mbështeste çdo kandidat, rezultati dihet. Tani më thoni çfarë ka ndryshuar që atëherë. Çfarë ka ndryshuar që atëherë të një individ që përpiqet të tërheqë një parti të tërë në greminë”, tha Basha.

Lexo edhe :   Berisha: Jo parti të re. Kuvendi ka të drejtë të shkarkojë Bashën
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...