Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pse po dështon shkenca ndaj koronës

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pse po dështon shkenca ndaj koronës

Nga: Klementin Mile

Filozofi realist italian, Marizio Ferraris, pavarësisht se vendi i tij është nga më të prekurit prej pandemisë së koronavirusit, e paraqet me nota optimiste situatën ku gjendet sot njerëzimi; sipas tij, të paktën tani po luftojmë kundër virusit, duke patur besim te forcat, dija dhe sistemet e ngritura nga njeriu, ç’ka as nuk konceptohej në kohën e gripit spanjoll që shkaktoi vdekjen e miliona njerëzve.

Por ky optimizëm është e vështirë të mbahet gjallë, në kushtet kur e tashmja nuk po sjell ulje domethënëse të numrit të viktimave dhe kur e ardhmja nuk jep siguri për medikamente të efektshme dhe prodhimin e shpejtë të një vaksine.

Optimizmi i Ferrarisit (dhe i shumë të tjerëve) lidhet me besimin te fuqia thuajse magjike e shkencës për të zgjidhur problemet e njerëzimit. E vërteta është se shkenca ka arritur të ofrojë mjaft mekanizma dhe mjete teknologjike për të na e bërë jetën më të thjeshtë, më komode, dhe njëkohësisht më komplekse.

Por përballë virusit, kësaj qenieje që metafizikisht nuk e dimë në është e gjallë apo jo, dija shkencore po dëshmon kufizimet e saj. Dhe kjo, duke patur parasysh pozicionin qendror të shkencës në sistemin e dijes njerëzore, ka pasoja fatale për jetët tona.

Këshilla më e vlefshme dhe më koherente e dhënë nga mjekët, shkencëtarët dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka qenë rregulli primitiv i higjenës “lani duart!” Gjithçka tjetër, që nga përdorimi i maskave, dorashkave, mënyrës së përhapjes së virusit, llojet e njerëzve që prek dhe nuk prek, shërimi dhe imunizimi, ka qenë e debatueshme, e pasigurt dhe e ndryshueshme.

Por si ka arritur në këtë gjendje pafuqie shkenca e shekullit XXI? Po të lexojmë çfarë shkruan filozofi dhe fizikani francez Bernard d’Espagnat e gjejmë përgjigjen për këtë dhe kuptojmë se krahas doktorit, pranë shtratit tonë të sëmundjes, bëjmë mirë të mbajmë edhe priftin ose hoxhën.

d’Espagnat shkruan se shkenca e sotme, e ndër to edhe mjekësia, nuk është përshkruese, por parashikuese. Përveç kësaj, edhe në rolin parashikues, shkenca nuk parashikon më çfarë do të jetë, por vetëm çfarë do të jetë e vëzhguar. Kjo do të thotë se lloji i së vërtetës shkencore që lind nga kjo nuk është ontologjik, por ndërsubjektiv. Pra parashikimet shkencore nuk janë përshkrime të një realiteti të pavarur, por pritshmëri që lidhen me vëzhgimet e të gjithë atyre që vëzhgojnë.

Me fjalë të tjera, shkencëtarët që studiojnë koronavirusin mund të arrijnë që të gjithë në të njëjtin konkluzion “objektiv”, ose më mirë “ndërsubjektiv”, për sjelljen e tij, por kjo dakordësi e tyre nuk do të thotë aspak se ata po vëzhgojnë natyrën reale të këtij virusi. Më thjesht akoma, shkencëtarët po vëzhgojnë modelin e virusit që e kanë ndërtuar po vetë. Mirëpo modeli është thjeshtëzim i realitetit dhe nuk jep asnjëherë garanci që i korrespondon atij.

Pavarësisht pafuqisë së saj, shkenca e mjekësisë sot pretendon autoritet. Ky autoritet, siç e shohim, nuk mund të vijë nga dija shkencore – ajo po ekspozohet si padije përballë virusit. Autoriteti i atyre që na japin këshillën të lajmë duart, çka në të vërtetë meriton përqeshje publike, po themelohet mbi burimet politike të qeverive, të cilat po bëjnë gjithçka munden për të treguar se e kanë situatën në kontroll: në kontrollin e mjekëve dhe ekspertëve të mjekësisë. /Gazeta Liberale

Tags: Klementin Milekoronavirusshkenca

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
A do të mblidhet Kuvendi të shtunën? Ja si përgjigjet Isa Mustafa

A do të mblidhet Kuvendi të shtunën? Ja si përgjigjet Isa Mustafa

“Jam me shumë fat”, Enkel Demi flet për bashkëshorten e tij

“Jam me shumë fat”, Enkel Demi flet për bashkëshorten e tij

Antitrupat e klonuar, metodë e re për parandalim e mjekim të COVID-19

Antitrupat e klonuar, metodë e re për parandalim e mjekim të COVID-19







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat
Aktualitet

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat

by mirseda
20:03 | 03/04/2026
0

Është rikonstruktuar sot më 3 prill, Pallati i Kulturës “Shefqet Doda” në Mat. Lajmi është bërë me...

Vladimir Putin–Recep Tayyip Erdoğan telefonatë për Lindjen e Mesme

Vladimir Putin–Recep Tayyip Erdoğan telefonatë për Lindjen e Mesme

19:54 | 03/04/2026
Zyrtarët amerikanë: Një anëtar i ekuipazhit shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së në Iran

Zyrtarët amerikanë: Një anëtar i ekuipazhit shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së në Iran

19:47 | 03/04/2026
Avokati i Veliajt: Presidenca pa dokumente për Dado, Metani në konflikt interesi

Avokati i Veliajt: Presidenca pa dokumente për Dado, Metani në konflikt interesi

19:35 | 03/04/2026
Trump sugjeron operacion ushtarak për të hapur Ngushticën e Hormuzit

Trump sugjeron operacion ushtarak për të hapur Ngushticën e Hormuzit

19:27 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com