A do të mblidhet Kuvendi të shtunën? Ja si përgjigjet Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur se nëse Gjykata Kushtetuese do të vendosë pro kërkesë së LVV, për caktimin e masës së përkohshme, atëherë vendimi do të respektohet.

Mustafa sqaroi se derisa të merret një vendim final rreth ankesës së Vetëvendosjes, nuk do të bëhet asnjë lëvizje drejt mbajtjes së seancës.

Në një konferencë për mediat, Mustafa bashkë me Avdullah Hotin bënë me dije se do të respektohet procedura dhe vendimi i Kushtetueses, nëse do të shtyhet apo jo seanca e së shtunës.