Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Pse nuk hyri në teatër? Grida Duma: Ja arsyeja, ç’ndodh në SHBA

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Grida Duma: Dialogu nis me largimin e Ramës

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, ka folur për aksionet e opozitës, duke u ndalur më konkretisht te çështja e Teatrit Kombëtar.

E ftuar në “Kjo Javë” në News24, Duma pohoi se edhe ajo është bërë pjesë e protestës së artistëve para teatrit teksa u shpreh se nuk është futur brenda godinës, pasi sipas saj, ai është tempulli i artistëve dhe dera që ndan politikën me artin.

“Kam qenë aty, nuk jam futur brenda skenës, sepse mendoj se ai është tempulli i artistëve. Është nënshkruar kontrata mes opozitës dhe artistëve, që do doja të mos mbetej në kufijtë e një kontrate. Ky vend do bëjë ndryshime, nëse ne i kthejmë ato në ndryshime në sistem. Duhet të kemi senatorë të artit dhe t’i kemi patjetër në dhomën e dytë të parlamentit. I duhet shtuar diçka diskursit të teatrit. Është një lloj spekulimi i kryeministrit ajo që nuk mund të punohet në atë teatër. Për këtë situatë ne duhet të na shërbejë referenca te vendet e huaja, siç është p.sh. SHBA. Duhet të shohim si janë trajtuar raste të tilla atje, siç është teatri i Detroit. Ata kanë bërë gjithë konsultat e mundshme që teatrin ta ruajnë, pa e shembur dhe uzurpuar. Turpi i zi, që nuk është bërë një referendum këtu te ne. Edhe një teatër që kemi, duam ta zhdukim. Kemi përgjegjësi 30 vite që teatri ka mbetur i rikonstruktuar. Godinat e vjetra historike sjellin më shumë harmoni në mënyrë si i prezantohen njerëzve, turistëve”, deklaroi Duma.

E pyetur nëse opozita po e shfrytëzon si kauzë teatrin, Duma tha se do ishte gabim në qoftë se opozita nuk do përfshihej në këtë kauzë.

“Si mund t’i përkasë një grupi të caktuar një godinë publike? Nëse opozita do kishte bërë gabimin të mos përfshihej, duhet ta gjykonim për keq. Nëse opozita nuk do e kishte bërë këtë që po bën, sa i përket respektimit të vlerave, do ishte gabim. Ky presion është jashtë institucional, vjen si pasojë e qartësisë që kanë shqiptarët se pushteti i Ramës është rikthim në diktaturë”, u shpreh ish-deputetja.

Duma u pyet edhe nëse i vjen keq që tani njerëzit i drejtohen si ish-deputete, teksa ajo përgjigjet:

“Buzëqesh, sepse opozita ka një fitore të saj te kjo pjesa ‘ish’, pasi ka fituar kartën morale. Një pjesë e suksesit të saj ka qenë se i ka provuar popullit se kauza që ngriti është e fituar”.

Ish-deputetja u pyet edhe për faktin se a është e vakët opozita pas zgjedhjeve të zhvilluar më datë 30 qershor, ku nuk mungoi edhe ironia në përgjigjen e ish-deputetes.

“Tani më vjen për të qeshur më shumë, sepse disa gazetarë thanë se “na latë pa pushime”. Nuk ka pasur asnjë verë më të angazhuar se kjo, është opozita që po udhëheq trenin. Të shkuarit në territorin e gjithë Shqipërisë, ka një lëvizje të kryetarit Basha, duke takuar qytetarët për të mbajtur fort qëndresën qytetare. Opozita është e angazhuar me çështjen e teatrit”, tha ajo.

Tags: Grida DumaSHBATeatri

TË LIDHURA

Përmbytjet në Fier dëmtojnë fermerët, Kultivuesit apelojnë për ndihmë: Po shkojmë drejt falimentit
Aktualitet

Përmbytjet në Fier dëmtojnë fermerët, Kultivuesit apelojnë për ndihmë: Po shkojmë drejt falimentit

15:15 | 09/01/2026
ILD i qëndron kërkesës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj
Aktualitet

ILD i qëndron kërkesës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj

15:11 | 09/01/2026
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit
Aktualitet

“Mbytën” Italinë me kokainë, SPAK dërgon për gjykim dy persona

15:01 | 09/01/2026
Next Post
“Këtu derisa të bjerë qeveria”, flasin protestuesit pas tërheqjes së policisë nga Teatri

“Më goditën kur nuk kishte kamera”, Budina: Për çdonjërin nga ne ishin 3-4 policë

Grida Duma gjen ‘punë të re’

Zgjedhje më 13 tetor? Duma: Ramës i është çjerrë maska, do ikë

SHBA/ Çështja e murit ndarës, Gjykata e Lartë vendos në favor të presidentit Trump

SHBA/ Çështja e murit ndarës, Gjykata e Lartë vendos në favor të presidentit Trump







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Përmbytjet në Fier dëmtojnë fermerët, Kultivuesit apelojnë për ndihmë: Po shkojmë drejt falimentit
Aktualitet

Përmbytjet në Fier dëmtojnë fermerët, Kultivuesit apelojnë për ndihmë: Po shkojmë drejt falimentit

by mirseda
15:15 | 09/01/2026
0

25 ha sipërfaqe toke e kultivuar në serat me luleshtrydhe të fermerëve të Kafaraj, në njësinë administrative...

ILD i qëndron kërkesës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj

ILD i qëndron kërkesës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj

15:11 | 09/01/2026
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit

“Mbytën” Italinë me kokainë, SPAK dërgon për gjykim dy persona

15:01 | 09/01/2026
Rama dhe ministrat të mbledhur në Pallatin e Brigadave,zbulohet qëllimi takimit në formatin‘Retreat’

Rama dhe ministrat të mbledhur në Pallatin e Brigadave,zbulohet qëllimi takimit në formatin‘Retreat’

14:24 | 09/01/2026
Pamje dramatike në Durrës, lumi Erzen del nga shtrati dhe përmbyt varrezat

Pamje dramatike në Durrës, lumi Erzen del nga shtrati dhe përmbyt varrezat

14:01 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com