E hënë, 25 Tetor, 2021
22.5 C
Tirana

SHBA/ Çështja e murit ndarës, Gjykata e Lartë vendos në favor të presidentit Trump

Me një vendim 5 me 4, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi në favor të Presidentit Donald Trump, duke i dhënë atij mundësinë të përdorë miliarda dollarë fonde të buxhetit federal për të realizuar premtimin e tij kryesor të fushatës, ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Meksikën.

Vendimi i së premtes rrëzon vendimin e një gjykate të një niveli më të ulët, që u la në fuqi nga gjykata e apelit, për ngrirjen e fondit të Departamentit të Mbrojtjes prej 2.5 miliardë dollarësh. Fondet ishin kërkuar nga administrata Trump për ndërtimin e murit në kufirin SHBA-Meksikë.

“Fitore e madhe për sigurinë kufitare dhe sundimin e ligjit”, tha Presidenti Trump në Twitter pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

​Dror Ladin, jurist për sigurinë kombëtare në Unionin Amerikan për Liritë Civile, i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se“Komunitetet kufitare, mjedisi dhe ndarja e kompetencave e përcaktuar në Kushtetutën tonë do të dëmtohen përgjithmonë nëse zoti Trump lejohet të vazhdojë me plaçkitjen e fondeve ushtarake për një mur kufitar ksenofobik, ndërtimi i të cilit është kundërshtuar nga Kongresi.”/VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reagime pas ndalimit të sportistëve të Kosovës nga Serbia

Autoritetet e Serbisë ndaluan në kufi dhe nuk lejuan ekipin përfaqësues të boksit të Kosovës që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit...

“Ata autobusë prodhojnë kancer, keni 5 ditë kohë”, arrihet dakordësia

Pas shumë ditëve të utobusëve të tejmbushur dhe vonesave të pajustifikuara, sot është arritur dakordësia me operatorët e transportit urban. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

Derbi gjithnjë përtej futbollit…

Nga: Eduard Zaloshnja Para ca kohësh, zhvillova një sondazh me tifozë e dashamirës të Tironës në lidhje me ndryshimin e emrit zyrtar të klubit (nga...

Vd*kja e turistëve ruse/Prokuroria kërkon ndihmë nga kompanitë e huaja

Lidhur me rastin e vdekjes së mistershme të katër shtetasve rusë, Prokuroria i është drejtuar me një kërkesë një kompanie të huaj, për të...

VIDEO/Semi përplaset me Fifin për shkopin që ajo mban në dorë, shpërthen në lot

Sherri i sajuar ndërmjet Fifit dhe Monikës, ka përshirë lojtarë të tjerë, duke krijuar jo pak polemika tek banorët e shtëpisë së “Big Brother...