Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pse ne jemi të magjepsur pas tiranëve!

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pse ne jemi të magjepsur pas tiranëve!

Intervistoi Susanne Beyer

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u pikas se gjatë pushimeve verore po lexonte librin “Tirani” të Stefën Grinblat. A po dërgonte ajo një mesazh të fshehtë kritik ndaj Donald Trumpit, sikurse është interpretuar gjerësisht në media? Për këtë pyetëm vetë autorin e librit.

Kohët e fundit, është publikuar një foto që tregon kancelaren gjermane Angela Merkel duke lexuar librin tuaj “Tirani: Shekspiri mbi politikën”, në ballkonin e vilës ku ajo po pushonte. Keni ndonjë ide se si u njoh ajo me veprën tuaj?

Nuk e di me saktësi, por di që ajo ishte informuar mbi librin që në muajin maj, kur mori një titull nderi nga Universiteti i Harvardit, ku unë jap mësim. Ne u takuam për shumë pak momente, dhe ajo më tha: “Kam dëgjuar që keni shkruar një libër në lidhje me Shekspirin, por që përshkruan kohën tonë sot”. Dhe unë i thashë: “Po”.

Tiranët që ju përshkruani janë sociopatë, gënjeshtarë, mashtrues dhe populistë, dhe ata shkatërrojnë çdo gjë gjithçka. Në Gjermani ka një debat, nëse kancelarja është e kënaqur nga krahasimet e bëra midis tiranëve të Shekspirit dhe Donald Trumpit…

Kjo është pikërisht ajo që duhet të bëjnë librat: të krijojnë një hapësirë debati, ku ne mund të reflektojmë.

Libri juaj ka vetëm insinuata indirekte, duke pasur parasysh që nuk përmban asnjë referencë të vetme ndaj Trumpit. Pse?

Shikoni, sot të gjithë flasin për Trumpin gjatë gjithë kohës. Fakti që jemi kaq të fiksuar ndaj tij, është pjesë e problemit. Në Teatrin Glob të Shekspirit, që u hap në Londër në vitin 1599, spektatorët uleshin aq pranë skenës sa bëheshin pjesë e dramës. Shekspiri dëshironte të sugjeronte, që ne të gjithë kemi një rol në krijimin e pushtetit, edhe kur jemi vetëm audiencë.

Ne jemi të magjepsur nga tirani. Ai na argëton, neverit, ngjitja e tij në pushtet mund të duket ndonjëherë si komedi, ndonjëherë tjetër si tragjedi. Dhe që të dyja janë tërheqëse. Në një moment, del se gjithçka ishte gënjeshtër, por gënjeshtra funksionon vetëm atëherë kur njerëzit duan që të gënjehen.

Ne dëshirojmë të vazhdojmë ta shohim tiranin në krye, edhe pse e dimë që ai po vepron në mënyrë shkatërruese. Në këtë mënyrë e stabilizojmë pushtetin e tij, dhe kjo është arsyeja pse unë nuk kam dashur të flas për vetë Trumpin konkretisht.

Këtë vit shënohet 30 vjetori i rënies së Murit të Berlinit. Shekulli XX, që u identifikua aq shumë nga sundimi totalitar, përfundoi me një triumf të demokracisë që shpresohej të dominonte plotësisht në shekullin XXI. Si mbërritëm në pikën, kur jemi të detyruar të përdorim sërish simbole kur komunikojmë me njëri-tjetrin?

Sigurisht, në demokracitë perëndimore, ne s’kemi më nevojë të komunikojmë në mënyrë të tërthortë siç dikur bëri Shekspiri. Kemi mundësi të tjera. Më lejoni të përshkruaj dy mënyra për t’ua mbyllur gojën njerëzve. Kemi metodat e përdorura nga regjimet e vjetra autoritare, dhe që janë ende në përdorim në vende të caktuara: Ata masakrojnë armiqtë ashtu si në kohën e Shekspirit.

Në regjimet autoritare të kohës sonë, ne po shohim një ripërsëritje të frikshme të këtij modeli të vjetër. Dhe këtu më vjen ndërmend një gazetar që guxoi të fliste hapur për qeverinë e tij, dhe kur shkoi në konsullatën e vendit të tij u masakrua…

E keni fjalën për gazetarin Xhamal Kashoxhi, që u vra vitin e kaluar në konsullatën e Arabe Saudite në Stamboll, me urdhër të Princit të Kurorës Saudite, apo jo?

Por kjo nuk është më mënyra kryesore, me të cilat regjimet përballen me armiqtë e tyre. Interesant është fakti, që demokracitë perëndimore nuk kanë nevojë të përdorin forcën për t’u mbyllur gojën njerëzve. Ato mund të përdorin metoda të tjera, si prodhimi i një thashethemnaje të madhe ndaj zërave disidentë. Njerëzit përqendrohen aty ku ka më shumë zhurmë.

Dhe shekulli XXI, prodhon një kakofoni kaq të madhe, saqë është thuajse shurdhuese për dëgjuesit. Ashtu si ne, Shekspiri jetoi në një kohë trazirash dhe mediash të reja, të cilat përfshinin edhe teatrin e tij. Ai e shqyrtoi në mënyrë auto-kritike se si mund të përdorej ky medium. Dhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë me median tonë të re, mediat sociale.

Pra, nëse siç ju sugjeroni se edhe demokracia po u hap rrugë tiranëve, atëherë çfarë dobie ka ky sistem?

Do të ketë gjithmonë sociopatë. Rikardi III i Shekspirit, ishte një narcisist i sëmurë. Jeta e tij e brendshme, ishte e trazuar. Por në thelb problemi nuk janë këta lloj tiranësh, por kushtet që mundësojnë ngjitjen e tyre në pushtet. Unë kam ende shumë shpresë tek demokracia.

Ajo është mënyra më e mirë që kemi, për të shmangur makthe si ato që po përjetojmë aktualisht. Por kjo kërkon punë. Trump kishte gati 3 milionë më pak vota se Klintoni, e megjithatë ai sërish u bë president. Pra del se ka diçka të gabuar me sistemin tonë zgjedhor.

Shekspiri cilësohet si një nga krijuesit e imazhit modern të njerëzimit, pasi personazhet e tij duken të dyzuar, madje shpesh edhe të krisur. Për shembull, Hamleti, vuan nga barra e fajit të tij. Duke marrë shkas nga Shekspiri, si bëhet tiran një udhëheqës?

Pikëpamja e Shekspirit mbi karakterin e tiranit, ndryshon nga një vepër në tjetrën. Ai gjente një gjuhë ndryshe dhe shpesh më cilësore, për të përshkruar trazimet e brendshme shpirtërore. Rikardi III është një tiran më shumë njëdimensional sesa Makbethi. Por Shekspiri sugjeron që ka disa arsye psikologjike – të rrënjosura në fëmijëri, në seksualitet, dhe në një përzierje të narcizmit dhe frikës – se përse dikush zhvillon llojin e personalitetit të një tirani./TIRANA TODAY

Tags: Angela MerkelDonald Trumpmagjepsurtiranëvevladimir putin

TË LIDHURA

“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite
Bota

“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite

23:10 | 03/03/2026
Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe
Bota

Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe

23:07 | 03/03/2026
Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit
Bota

Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

22:36 | 03/03/2026
Next Post
Sot mblidhet kryesia e PS-së, 4 emrat në garë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin

Sot mblidhet kryesia e PS-së, 4 emrat në garë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin

Ka qenë pjesë e forcave ‘Shqiponja’, kjo është bashkëshortja e ish-policit të vrarë (Foto)

Ka qenë pjesë e forcave 'Shqiponja', kjo është bashkëshortja e ish-policit të vrarë (Foto)

Shkelën rregullat e Schengenit, riatdhesohen 60 shqiptarë

Shkelën rregullat e Schengenit, riatdhesohen 60 shqiptarë







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite
Bota

“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite

by mirseda
23:10 | 03/03/2026
0

Një dron iranian ka goditur një stacion të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane ( CIA ) në...

Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe

Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe

23:07 | 03/03/2026
Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

22:36 | 03/03/2026
Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

22:08 | 03/03/2026
Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

21:22 | 03/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com