Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Pse ndodhin tërmetet në Shqipëri, historiku ndër vite

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pse ndodhin tërmetet në Shqipëri, historiku ndër vite

Tërmeti prej 6.4 ballë që ra mëngjesin e kësaj të marte solli viktima, të plagosur, por edhe dëme te konsiderueshme materiale. Lëkundjet janë të njëpasnjëshme, duke sjellë panik tek qytetarët.

Edhe në 21 shtator, një tërmet prej 5.8 ballë goditi Shqipërinë. Fatmirësisht, pati vetëm dëme materiale.

Sa më e thellë të jetë vatra e tërmetit, aq më e madhe është sipërfaqja e përhapjes, dhe aq më i vogël intensiteti i tyre. Shkalla e veprimit të tërmetit në çdo sektor të sipërfaqes vlerësohet sipas shkallës së intensitetit. Intensiteti rrjedhimisht nuk është parametër i vatrës së tërmetit, por vetëm reflekton veprimin e vrojtuar të tërmetit në një pikë të caktuar të sipërfaqes së Tokës. Intensiteti i tërmetit varet nga madhësia e magnitudës (që e masim me shkallën Richter) ose e energjisë së çliruar, largësia deri tek epiqendra, mekanizmi i lindjes së tërmetit etj.

Shqipëria, e 43-ta në botë për rrezikun nga tërmetet

Në shkallë botërore, Shqipëria zë vendin e 43-të për rrezikshmërinë nga tërmetet. Në hartën globale të rrezikut nga kjo dukuri natyrore, Shqipëria ndodhet në zonën e kuqe, duke e klasifikuar në mesin e vendeve me risk më të lartë nga tërmetet. Nga dëshmitë që zotërohen deri më sot, rezulton që qysh prej shekullit II para Krishtit deri në ditët tona, Shqipëria është goditur prej 55 tërmetesh të fortë me intensitet deri në 8 ballë.

Pasojat në Shqipëri

Si rezultat i tërmeteve, në vendin tonë, janë konstatuar të çara të mëdha të tokës si p.sh në tërmetin e Dibrës (1967), me një gjatësi 10 kilometra e amplitudë 30-50 centimetra; në Tepelenë më 1920, ku çarja pati një amplitudë vertikale, 0.5-1.5 metra; në tërmetin e Lezhës dhe Shkodrës, ku arriti një disnivel gati 1.5 metra (Pulaj).

Në vitin 1967, blloku juglindor, pranë malit të Zabzunit pësoi ulje kurse blloku veriperëndimor u ngrit. Si rrjedhojë e këtyre lëvizjeve janë zhdukur edhe ishuj të vegjël, dhe janë krijuar ishuj krejt të rinj. Shqipëria është një rajon disi i komplikuar për sa i përket pikëpamjes gjeologjike dhe sizmotektonike.

Bazuar në vëzhgimin sizmotektonik, dy fusha mund të ndahen në Shqipëri: pjesa e jashtme e cila përfshin pjesën bregdetare me depresionin Para-Adriatik dhe vargu i maleve jugperëndimor dhe një tjetër i brendshëm që përfshin të gjithë zonat malore të veriut, lindjes dhe juglindjes të Shqipërisë.

Rreziku nga tërmetet ndër vite

Nga vlerësimet e rrezikut sizmik, rezulton se tërmetet me magnitudë 5,0 kanë një periudhë përsëritje prej 3.6 vjetësh, ndërsa tërmetet 5.5, 6, 6.5 dhe 7 ballë kanë një periudhë përsëritje 10, 29, 94 dhe 505 vjet.

Sipas vlerësimeve, me probabilitet 75%, Shqipëria preket çdo vit, nga një tërmet me magnitudë jo më të lartë se 4.7 ballë dhe një herë në 50 vjet nga një tërmet me magnitudë jo më të madhe 6.1 ballë, dhe një herë në 100 vjet nga një tërmet me magnitudë jo më të lartë se 6.4 ballë. Ndër zonat më të ekspozuara nga tërmetet është bregdeti Lezhë–Ulqin, ku rrezikohen qytetet shqiptare të Shkodrës dhe Lezhës dhe qyteti Petrovac i Malit të Zi. Këto zona janë goditur nga tërmete 6-7 ballë në vitet 1905, Shkodra, në vitin 1985; Lezha me 6 ballë dhe në vitin 1979 Petrovaci me 7.2 ballë, që dha efektet gati në të gjithë Shqipërinë.

Zona e dytë sizmike është ajo e Ultësirës pranë Adriatikut me qytetet e Tiranës, Durrësit dhe Beratit. Pranë Tiranës, në vitet 1988 është regjistruar një tërmet 6 ballë, në Durrës në vitin 1926 është regjistruar një termet 6,6 ballë dhe në Berat në vitin 1959 në termet 6.6 ballë.

Zona e tretë sizmike është ajo e bregdetit Jon me qytetet e Vlorës, Himarës, Tepelenës dhe Sarandës. Këto dy të fundit janë goditur në vitin 1920 nga tërmeti me fuqi 6.6 ballë, Himara është goditur në vitin 1930 nga një tërmet 6.6 ballë dhe Vlora në vitin 1962 nga një tërmet 6.6 ballë. Zona e katërt është Kukës–Peshkopi, ku të dy këto qytete janë të ekspozuara.

Në vitin 1998, në Kukës, është regjistruar një tërmet 6 ballë dhe në Peshkopi, një tërmet 6 ballë në vitin 1942. Zona e pestë sizmike është ajo Dibër-Elbasan-Korçë, ku ekspozimin më të lartë e ka qyteti i Elbasanit. Në liqenin e Ohrit, është regjistruar në vitin 1911 një tërmet me fuqi 6.7 ballë dhe Leskovik në vitin 1919, një tërmet po me fuqi 6.7 ballë. Në Elbasan në vitin 1967 është regjistruar një tërmet me fuqi 6.6 ballë.

 

Tags: durreshistorikutermetthumanetirane

TË LIDHURA

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja
Aktualitet

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj
Aktualitet

Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj

20:49 | 13/12/2025
Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik
Aktualitet

Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik

19:53 | 13/12/2025
Next Post
“Ka diçka që s’mund ta kthejmë”, ministrja Xhaçka lexon emrat e viktimave

"Ka diçka që s'mund ta kthejmë", ministrja Xhaçka lexon emrat e viktimave

Rëndohet sërish bilanci, nxirren nga rrënojat dy trupa të pajetë në Durrës

Rëndohet sërish bilanci, nxirren nga rrënojat dy trupa të pajetë në Durrës

“Nuk e ka fajin tërmeti, por ndërtimet”/ Sizmologu qetëson qytetarët

“Nuk e ka fajin tërmeti, por ndërtimet”/ Sizmologu qetëson qytetarët







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com