Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Nuk e ka fajin tërmeti, por ndërtimet”/ Sizmologu qetëson qytetarët

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Sizmologu Edmond Dushi shprehet se lëkundjet sizmike do të vazhdojnë, por bën thirrje për qetësim. Sipas tij, situata nuk është shqetësuese përderisa magnituda është me trend zbritës.

Në një intervistë dhënë për “Panorama.al”, Dushi nënvizoi se aktiviteti sizmik mund të zgjasë edhe disa javë, duke iu referuar eksperiencave të mëparshme.

“I kthehemi shprehjes, nuk vret tërmeti por vrasin ndërtimet. Edhe në këtë rast, të gjitha strukturat e dëmtuara por edhe ato që kanë dëmtime të dukshme, nuk duhet të frekuentohen nga njerëzit në zonën ku ato ndodhen”, tha mes të tjerash sizmologu.

Ndër të tjera, ai bëri thirrje që strukturat e dëmtuara, por edhe ato që kanë dëmtime të dukshme, nuk duhet të frekuentohen nga njerëzit.

Fjala e sizmologut Edmond Dushi:

Situata vazhdon të jetë e ngarkuar në aspektin sizmik. Deri më tani janë regjistruar rreth 550 pas goditje. Vazhdojnë të bien. Ka ndodhur edhe një pasgoditje e fortë pasditen e sotme me magnitudë 5.3 të shkallës rihter.

Kjo është krejt normale. Për sa kohë trendi i goditjeve vazhdon të jetë gjithnjë e më i ulët në raport me goditjen kryesore, është tregues i qartë i relaksimit në zonën tërmetore. Për mendimin nuk është për të bërë shqetësim në qytetin e Tiranës e cila është rreth 30 km në vijë ajrore.

Nuk është hera e parë që Shqipëria goditet nga tërmetet, por është hera e parë që në këto 40 vitet e fundit, që është goditje kaq e fortë. Në çdo rast pas një goditje të fortë do të përvijohet me një numër të madh pas goditjesh. Ky është një fenomen natyror që karakterizohet në këtë mënyrë.

Jo pa qëllim ne themi që nuk është shqetësuese përderisa magnituda është me trend zbritës, efekti është shumë herë më i vogël. Zona siç është Tirana nuk përbëjnë shqetësim momental, kjo përbën shqetësim në zonat e dëmtuara. Për më tepër, duhet që njerëzit atje ku ka dëmtime të konsultohen me ekspertë në terren për këtë qëllim që të jenë më të kujdesshme.

I kthehemi shprehjes, nuk vret tërmeti por vrasin ndërtimet. Edhe në këtë rast, të gjitha strukturat e dëmtuara por edhe ato që kanë dëmtime të dukshme, nuk duhet të frekuentohen nga njerëzit në zonën ku ato ndodhen.

Është e natyrshme që sa më larg zonës së goditjes, aq më të sigurt jemi. Sa më afër, aq më të pasigurt jemi.

Pjesa dërrmuese të tyre ne i kemi lokalizuar dhe ne e kemi përcaktuar zonën ku ato ndodhet. Numri i tyre do të vazhdojë të rritet në vazhdim, këtë mund ta them nga përvoja. Por, kjo nuk ka një ligjësi pasi varet nga nëntoka. Aktiviteti sizmik do të jetë për disa ditë apo për disa javë.

Tags: 6.4 balleEdmond DushindertimetPasojatSizmologutermet

TË LIDHURA

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Next Post

Pushohet çështja e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari

Mediat italiane për tërmetin: Në Durrës, atje ku u duk sikur botës i erdhi fundi

Shqipëria në zi. Qytetarët luten për viktimat në Sheshin "Skënderbej" (Video)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com