E shtunë, 31 Tetor, 2020
12 C
Tirana

Pse demokratët duhet të nisin procedurat për shkarkimin e Donald Trump

Më të lexuarat

Shokuese/ Tërmeti në Izmir, shikoni si mbahet në “këmbë” pallati nga 3 vinça

Pa mbushur 24 orë nga momenti i lëkundjeve të forta me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter, forcat e kërkim-shpëtimit në qytetin e Izmirit, janë...

E rëndë/ Futbollisti 31-vjeçar gjendet pa jetë në një parking makinash

Futbollisti 31-vjeçar, Nam-Çun Kim është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në një parking makinash. Dyshohet se mbrojtësi që aktivizohet me klubin e Seul është...

‘Ethet’ e zgjedhjeve/”Nuk shikoj asnjë pengesë që të bashkëpunojmë me Topallin”

Teksa ‘ethet’ e afrimit të zgjedhjeve po ndihen nga protagonistët politikë, ka edhe nga ato qëndrime surprizë. Fabian Topollaj, përfaqësues i Bindjes Demokratike, deklaroi...

Erdogan sulmon Europën: Zëri i botës myslimane ngrihet kundër mëkateve tuaja

“Kundër Europës mëkatare, zëri i vetëm që po ngrihet sot është zëri i botës myslimane''. Kështu u shpreh Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan në hapjen...

Video/ Nuk është iluzion, godina 5-katëshe spostohet 60 metra

Një godinë 5-katëshe në Shangai, me peshë 7600 tonë, u ngrit nga toka dhe u spostua në një vend të ri, duke përdorur teknologjinë...

Tërmeti/ 7 godina të rrënuara, njerëzit kërkojnë nën rrënoja (VIDEO)

Turqia pak çaste më parë është goditur nga një tjetër tërmet i fortë, i cili ka lënë pas dëme të mëdha. Tërmeti me magnitudë 6.6...

Tërmeti shkakton cunami, deti vërshon në qytetin turk (FOTO)

Dhjetra ndërtesa të shembura dhe njerëz të frikësuar që kërkojnë nën rrënoja, është pasqyra e përgjithshme e asaj që po ndodh në Turqi, pas...

Rolf Buchholz, njeriu me plot 516 modifikime në trup (VIDEO)

Bërja e tatuazheve dhe vendosja e pirsing, janë sot në modë kryesisht tek të rinjtë. Por gjermani Rolf Buchholz, e ka çuar deri në...

Bilanci i pandemisë/ Humbin jetën 7 pacientë, infektohen 241 persona

Ministria e Shëndetësisë, ka konfirmuar se në 24 orët e fundit janë zbuluar 241 raste të reja me koronavirus nga 1260 testime të kryera...

“60 minus 15 bëjnë 50”/ Nuk ndalen gafat e Bashës (VIDEO)

Rama ka pikasur një tjetër gafë të kryedemokratit Basha. Siç duket, kryeministri ka qenë duke ndjekur konferencën e sotme për mediat të kryedemokratit. “Ahahaha o...

Nga Michael D’Antonio “CNN”

Nëse interpretojmë si duhet deklaratën e fundit publike të Robert Mueller, të bërë në një fjalim surprizë në Departamentin e Drejtësisë ditën e mërkurë, mbërrihet vetëm në një përfundim logjik: Kryetarja e Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të fillojë procesin e fajësimit (impeaching) dhe shkarkimit të presidentit Donald Trump.

Baza për këtë fajësim mund të gjendet në vëllimin e dytë të raportit voluminoz të prokurorit të posaçëm, që përshkruan 11 mënyrat përmes të cilave hetuesit shqyrtuan nëse Trump pengoi punën e Mueller, duke penguar qëllimisht drejtësinë. Në fjalimin e tij të shkurtër, Mueller tërhoqi vëmendjen tek këto gjetje, dhe në faktin se ai nuk mund të bënte asgjë më shumë se sa kaq, ose siç u shpreh saktësisht ai “nëse do të kishim besim se presidenti në mënyrë të qartë, ka kryer një krim, ne do ta kishim thënë këtë”.

Fakti që Trump nuk u padit, nuk ishte një çështje e mungesës së provave, por e politikës së Departamentit të Drejtësisë, që ndalon ndjekjen penale të një presidenti .

“Ngarkimi i presidentit me një krim, nuk ishte një opsion, të cilin ne mund ta merrnim në konsiderate”, shpjegoi Mueller. Duke reaguar ndaj deklaratave të Mueller, demokratja Pelosi tha “asgjë nuk mund të përjashtohet”, por përsëriti, se tani për tani Kongresi do të vazhdojë të “hetojë” dhe “përpiqet” të zbardhë të vërtetën.

Edhe kryetari i komitetit të gjyqësorit, Jerry Nadler, nuk pranoi të thoshte nëse “impeachment” ishte diçka që mund të ndodhte tani afër, por tha ”fakti që Mueller nuk ishte në gjendje të ngrinte akuza penale ndaj presidentit, i bie barra Kongresit që të reagojë ndaj krimeve, gënjeshtrave dhe keqbërjeve të tjera të presidentit Trump – dhe ne do ta bëjmë këtë”.

Edhe pse Mueller besonte se ai ishte i ndaluar të akuzonte Trumpin, ai tha se zyra e tij ishte në dijeni se duhet të vepronte ndërsa dëshmitarët dhe dokumentet ishin ende në dispozicion, dhe sepse ishte e mundur që të tjerët të akuzoheshin. “Në fund të fundit, Kushtetuta kërkon një proces tjetër përveç sistemit të drejtësisë penale, për të akuzuar zyrtarisht një president në detyrë”- u shpreh Mueller.

Procesi – fajësia – ka të ngjarë të fillojë me komitetet e Kongresit që po hetojnë ndëhyrjen në zgjedhjet presidenciale, sulmet e Rusisë, dhe përpjekjet e dukshme të Trump për mbulimin e tyre dhe pengimin e drejtësisë. Pjesa më e madhe e këtij aktiviteti, përfshinte sjelljet anti-ligjore të Trump, ndaj drejtorit të atëhershëm të FBI-së, James Comey .

Në fillim të mandatit të tij, Trump i kërkoi Comey të mos vinte shumë nën presion këshilltarin e atëhershëm të sigurisë, Michael Flynn, që ishte duke u hetuar mbi mashtrimin për kontaktet e tij me rusët. (“Unë shpresoj që ju të pushoni hetimet ndaj tij”- i tha Trump, sipas Comey).

Më vonë, kur e shkarkoi Comey, Trump pranoi publikisht se ai e bëri këtë kërkesë, për shkak të hetimit të FBI-së mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhje. Nëse sjellja e Trump me Comey nuk është e mjaftueshëm bindëse që të bindë anëtarët e Kongresit, atëherë ata mjafton të lexojnë vetëm raportin e Robert Mueller, dhe t’i kushtojnë vëmendje vëllimit nr.2.

Aty, sikurse e thekson edhe kongresmeni Justin Amash, ata do të shohin një “përpjekje të vazhdueshme të presidentit, për ta përdorur postin e tij për të penguar apo thënë ndryshe korruptuar hetimin, mbi ndërhyrjen e rusëve në zgjedhjet presidenciale, për shkak se në rrezik ishin interesat e tij”.

Incidentet nga raporti i Amash, që ashtu si Trump, është një republikan, përfshijnë edhe  presionin e supozuar të presidentin mbi ish-këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn, për të gënjyer rreth kërkesës së Trump, që McGahn të vepronte për të pushuar Mueller nga detyra që kishte nisur.

Nëse do të konsideroheshin si ”krime dhe kundërvajtje”, të llojit që mund të çonin tek fajësimi, ato me siguri do të fyenin cilindo që ka një pikëpamje serioze mbi detyrat e presidentit, si shërbyes dhe mbrojtës i interesit publik dhe i idealeve demokratike të Amerikës.
Që Mueller është tronditur nga faktet e zbuluara nga hetimi i tij, dhe sjellja e presidentit, kjo del qartë në raportin e tij, por edhe në mimikën me të cilën u shfaq së fundmi para medias. Për vite me radhë, presidenti ka kryer një fushatë të shkallëzuar karakter-varëse kundër ekipit të Mueller, FBI-së dhe komunitetit më të madh të inteligjencës.

Një njeri fjalëpak, Mueller, ia kushtoi disa prej atyre fjalëve të mërkurën mbrojtjes së atyre njerëzve. “Unë dua të falënderoj avokatët, agjentët e FBI-së dhe analistët, stafin profesional që na ndihmoi të kryejmë këtë hetim në mënyrë të drejtë dhe të pavarur. Këta individë, që punuan thuajse 2 vjet me mua, shfaqën integritetin më të lartë”.

Asnjë fjalë qoftë edhe e përgjithshme mbi Donald Trumpin, termi “integritet” ka qenë një fjalë për të përshkruar gjithë karrierën e Mueller. Me punën e tij si prokuror special, çështja e integritetit duhet të përqendrohet tani në Kongres, institucion që mund të rivendosë dinjitetin e presidencës, duke u bazuar në punën e Mueller. Me raportin dhe fjalimin e tij, ai i thirri ata në apel, dhe u ofroi atyre orientime se si ta përmbushin atë./ Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Maqedonia e Veriut, 1 mijë raste të reja me C*vid

Maqedonia Veriut të shtunën ka arritur shifrën rekord prej 1,085 rastesh të reja me koronavirus brenda një dite. Po ashtu, në 24 orët e...

Berat, infektohen me C*vid 2 mësuese dhe një inspektor policie

Ditën e sotme janë konfirmuar 12 raste me koronavirus në qarkun e Beratit, të cilat janë kontakte të personave të cilët kanë rezultuar pozitivë...

Pandemia/ Austria mbyll baret dhe restorantet, mësimi do të zhvillohet online

Kancelari Sebastian Kurz njoftoi sot në një konferencë për shtyp se qeveria austriake ka vendosur bllokimin e lëvizjes nga ora 20:00 e mbrëmjes deri...

Britania rikthen karantinën, kryeministri Johnson: “Asnjë alternativë tjetër”

Kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar një mbyllje kombëtare njëmujore për Anglinë. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në mesnatën e së...

Kush mund të jetë fituesi i zgjedhjeve, Trump apo Biden?

Ndërsa kanë mbetur pak ditë nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë Joe Biden duket se ka një epërsi...