E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Pse Armenia dhe Azerbajxhani po luftojnë ndaj njëra-tjetrës

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Nga James Palmer “Foreign Policy”

Ditët e fundit janë intensifikuar luftimet përgjatë kufirit efektiv Armeni-Azerbajxhan përreth territorit të diskutueshëm të Nagorno-Karabakut, duke sjellë me dhjetëra njerëz të vdekur, dhe pretendime të diskutueshme rreth shkatërrimit të helikopterëve dhe tankeve.

Që të dyja vendet kanë thirrur nën armë rezervat e tyre, dhe kanë shpallur ligjin ushtarak dhe gjendjen e luftës në disa rajone. Luftimet midis dy vendeve fqinje janë bërë një normë, me qindra incidente gjatë viteve të fundit. Por luftimet e ditëve të fundit, rrezikojnë të përshkallëzohen në një luftë në shkallë të plotë, siç ndodhi në vitet 1992-1994.

Ai konflikt nuk pati vëmendjen e publiku në Perëndim, pavarësisht se shkaktoi vdekjen e të paktën 20.000 njerëzve, dhe zhvendosjen e 1 milionë të tjerëve përmes një spastrimi etnik. Rreth 70 për qind prej tyre ishin azerë të larguar nga territori i kontrolluar nga armenët, dhe pjesa tjetër armenët që ikën nga territori i kontrolluar nga azerët.

Zemra e konflikti është Nagorno-Karabaku, një rajon i bukur malor. Emri i tij do të thotë “Kopsht i zi malor”, dhe luan një rol të fuqishëm në imagjinatën romantike të të dyja vendeve. Pas pushtimit të Transkaukazit në vitet 1919-1920 nga Bashkimi Sovjetik, kjo krahinë iu caktua Republikës Socialiste Sovjetike të Azerbajxhanit, pavarësisht se kishte një popullsi kryesisht armene.

Por ky nuk ishte ndonjë problem i madh, për sa kohë që Armenia dhe Azerbajxhani ishin pjesë e perandorisë sovjetike. Shumë armenë jetonin në republikën e tyre fqinje dhe anasjelltas. Edhe dallimet fetare midis Armenisë ortodokse dhe Azerbajxhanit mysliman, gjithashtu kishin më pak rëndësi në një shtet zyrtarisht ateist.

Por kur protestat etnike dhe fetare u bënë më të pranueshme në vitet 1980, banorët armenë nisën të ankoheshin me forcë për statusin e tyre. Protestat degraduan në akte dhune në vitet 1989-1990, si në Nagorno-Karabak ashtu edhe në qytetet azere të Bakusë dhe Sumkajit, ku masakrat ndaj armenëve, e detyruan ushtrinë sovjetike të zbatonte ligjin ushtarak për të ndaluar dhunën, por pa dobi.

Në vitin 1991, ndërsa Bashkimi Sovjetik u shemb, lufta midis dy kombeve të sapo shfaqura mbi territorin e diskutueshëm ishte e pashmangshme. Por vetë lufta ishte ndonjëherë tragjike dhe nganjëherë një farsë. Shpërbërja e ushtrisë sovjetike, krijoi një numër të madh mercenarësh rusë, të cilët luftuan në të dyja anët, ndonjëherë duke ndërruar krah brenda natës.

Në mesin e kaosit lulëzuan kriminelët. E vetmja ditë kur rinisën fluturimet midis Bakusë dhe Jerevanit, ishte dita kur një mafioz armen vdiq në vitin 1993, dhe shokët e tij azerë donin të bënin homazhe në funeralin e tij. Pas një tërheqjeje fillestare, Armenia nisi të ketë epërsi në luftë, gjë që solli një armëpushim të ndërmjetësuar nga Moska në vitin 1994.

Armenia kontrollon pjesës më të madhe të Nagorno-Karabakut.

Humbja e luftës shkaktoi një traumë të thellë kombëtare në Azerbajxhan. Ajo nxiti një larmi teorish konspirative, përfshirë edhe besimin e përhapur se Shtetet e Bashkuara kishin mbështetur fshehurazi palën armene. Në realitet, forcat armene u drejtuan më mirë në terren, ishin më pak të korruptuara dhe më të disiplinuara sesa rekrutët e demoralizuar të Azerbajxhanit.

Ndërkohë fakti është që Rusia favorizoi gjithnjë e më shumë Armeninë, duke e ndihmuar me armë dhe trajnime ushtarake. Që të ruajë një pozicion më të fortë në negociata dhe të shmangë akuzat për agresion, Armenia e ka mbajtur Nagorno-Karabakun si një republikë nominalisht të pavarur, në vend se ta përfshijë atë në territorin e saj.

Por këtë shtet kukull nuk e njeh askush në botë. Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Rusia kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekjet afatgjata për të arritur një paqe të qëndrueshme, por ato kryesisht kanë dështuar. Në SHBA, diaspora armene ka një grup lobimi me ndikim.

Por nga ana tjetër Azerbajxhani ka investuar shumë në lidhjet me kompanitë amerikane të naftës. Në teori, të dyja palët ranë dakord mbi Parimet e Madridit në mesin e viteve 2000: Armenia heq dorë nga periferia e territorit rreth Nagorno-Karabakut vetë, banorët e zhvendosur të rikthehen në shtëpitë e tyre, të dyja vendet dhe fuqitë e jashtme të garantojnë të drejtat e banorëve në rajonin e kontestuar, dhe në fund të zgjidhet statusi i territorit. Por Armenia nuk ka dëshirë të heqë dorë nga kontrolli i saj de facto i krahinës, dhe Azerbajxhani nuk ka asnjë stimul për të hequr dorë nga pretendimi i vet.

Pasi nacionalizmi luan një rol kritik në qëndrimin e liderëve në pushtet në të dyja vendet, ku si qytetarët armenë dhe ata azerë e kundërshtojnë me forcë çdo lloj kompromisi. Armenia ruan ende lartësitë e krahinës, duke e bërë shumë të vështirë përparimin e ushtrisë azere.

Disa raporte thonë se ushtria e Azerbajxhanit mbetet e dobët; ushtria është e pakënaqur, e korruptuar dhe joefikase, dhe shkalla e dezertimeve shkon deri në 20 për qind. Fitimet nga nafta sollën investime të shumta në pajisje të reja luftarake midis viteve 2008- 2014, por rënia e çmimeve të naftës e ka zhytur vendin në vështirësi financiare, dhe ka nxitur trazira politike dhe sociale.

Për më tepër ushtrisë azere i mungon trajnimi dhe doktrina për t’i përdorur në mënyrë efikase armët që ka blerë. Por edhe një rritje e papritur e operacioneve ushtarake nga Azerbajxhani, mund të shkaktojë një ndërhyrje më të drejtpërdrejtë nga Moska, që ka shumë mundësi të sjellë një armëpushim të shpejtë.

Ekziston edhe një mundësi shqetësuese e përhapjes së konfliktit. Për shembull, Turqia, është pozicionuar hapur në favor të Bakusë, falë lidhjeve të forta midis azerëve dhe turqve, dhe antagonizmit të vjetër të Ankarasë ndaj armenëve, të cilët vazhdojnë të kërkojnë nga Turqia të njohë gjenocidin ndaj armenëve në vitin 1915.

Burimi: https://foreignpolicy.com/2020/09/28/why-are-armenia-azerbaijan-heading-to-war-nagorno-karabakh

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...